LIVE UPDATES
Bota

Revolucionet shumëngjyrëshe: Mjetet më të sofistikuara të luftës

Por deri më sot ato kanë ndodhur në një sërë vendesh, si në fund të shekullit XX-të po ashtu edhe në fillim të shekullit XXI-të. Revolucionet shumëngjyrëshe shpërthyen në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, Ballkan, Lindjen e Mesme dhe së fundmi në vende të tjera si Irani dhe Kina.

8 Janar 2024, 14:57 Nga Matija Šerić

Revolucionet shumëngjyrëshe: Mjetet më të sofistikuara

Nga Matija Šerić “Eurasia Riview”

Revolucionet shumëngjyrëshe, është një term politik i përdorur për të përshkruar ngjarjet politike të turbullta: protesta të mëdha në rrugë dhe trazira, për të arritur një ndryshim të qeverisjes përmes një mënyre revolucionare. Disa përmbysje të tilla revolucionare janë të suksesshme, ndërsa disa mbeten vetëm përpjekje.

Por deri më sot ato kanë ndodhur në një sërë vendesh, si në fund të shekullit XX-të po ashtu edhe në fillim të shekullit XXI-të. Revolucionet shumëngjyrëshe shpërthyen në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, Ballkan, Lindjen e Mesme dhe së fundmi në vende të tjera si Irani dhe Kina.

Revolucionet më të njohura janë Revolucioni Rozë në Gjeorgji i vitit 2003, Revolucioni Portokalli në Ukrainë në vitin 2004, Revolucioni i Tulipanëve në Kirgistan në vitin 2005 dhe Revolucioni i Euromaidanit në Ukrainë në vitin 2014. Disa analistë i quajtën këto ngjarje si një dallgë revolucionare, fillimet e së cilës mund të gjurmohen që nga viti 1986 dhe Revolucioni i Verdhë në Filipine.Bota ku jetojmë sot po ndryshon çdo ditë e më shumë, dhe po ashtu edhe mjetet e luftës politike. Marrja e pushtetit me mjete ushtarake është deri diku një skemë e vjetëruar, pasi njerëzit nuk kanë më vullnet të vdesin nëpër llogore si dikur.

Edhe luftërat klasike janë të kushtueshme dhe të gjata, ndaj ato po zëvendësohen nga mënyra më delikate për të pushtuar një zonë të caktuar. Dhe një nga mënyrat më të rëndësishme është pikërisht revolucioni shumëngjyrësh. Në fakt, nën maskën e një kryengritjeje demokratike, ndodh largimi i një qeverie të paaftë ose kjo gjë ndodh nëpërmjet një grushti shteti.

Më shpesh, fuqitë e jashtme (ku sigurisht përfshihet edhe Perëndimi) sponsorizojnë, planifikojnë, organizojnë dhe kryejnë “revolucione”. Roli i forcave të jashtme në këto revolucione është vendimtar, pasi pa to ato aq që mund të lindin. Nga ana tjetër, janë  revolucione vetëm sa për emër.

Sepse fakti është se ajo është një formë e sofistikuar e luftës, shpesh një konflikt ndërkombëtar, megjithëse ligjërisht nuk njihet ende si e tillë. Ndryshimi i regjimit, ka qenë një tipar i rëndësishëm i politikës së jashtme amerikane për dekada, duke filluar nga përmbysja e qeverisë siriane në vitin 1949.

Që nga ajo kohë vlerësohet se CIA ka përmbysur ose ka tentuar të përmbysë mbi 50 qeveri, edhe pse ka pranuar zyrtarisht vetëm 7 raste. Revolucionet shumëngjyrëshe janë një pjesë integrale e politikës së jashtme të SHBA-së, sa herë që Uashingtoni kërkon ndryshimin e regjimit në vendet armiqësore.

Përveç CIA-s, më shpesh angazhohet Departamenti i Shtetit, Pentagoni dhe organizata të ndryshme joqeveritare amerikane dhe të vendit ku ndodh revolucioni. Gjatë dekadës së fundit, një listë e gjatë vendesh me sisteme politike relativisht të qëndrueshme përjetuan revolucione shumëngjyrëshe. Diku më shumë dhe diku tjetër më pak të suksesshëm: Egjipti, Tunizia, Siria, Libia, Rusia, Ukraina, Bjellorusia, Kina, Irani, Venezuela. Skenarët e ndryshimit të regjimit në të gjitha këto vende tregojnë një ngjashmëri të habitshme.

Të njëjtat modele përsëriten vazhdimisht, dhe kjo mund të jetë thjesht rastësi. Egjipti dhe Ukraina janë vende shumë të ndryshme, por revolucioni i 25 janarit në vitin 2011 në Egjipt dhe ai i Euromaidanit në vitin 2014 janë aq të ngjashëm, saqë e tillë ishte edhe sjellja e revolucionarëve: islamikë të moderuar në Egjipt dhe nacionalistë radikalë në Ukrainë.

Në fillim, revolucioni shumëngjyrësh u përkufizua si një përmbysje jo e dhunshme e qeverisë që përfshinte një ndryshim të regjimit politik. Me kalimin e kohës, përkufizimi u bë më i gjerë: gati të gjitha grushtet e shtetit nisën me protesta dhe demonstrata paqësore, por vetëm 1 në 5 grushte shteti u krye pa viktima.

Revolucione të tilla nuk përfaqësojnë fuqinë e butë të një shteti, siç pretendon politologu i njohur  amerikan Joseph Nye. Sepse nëse do të ishte vërtet kështu, kjo do të thoshte se revolucionet me ngjyra janë një hap progresiv përpara në luftën kundër regjimeve autoritare.

Por fakti është se ato nuk janë më pak të rrezikshme sesa luftërat civile lokale që lindin për arsye reale apo lokale. Revolucione të tilla janë shpesh shkaktarë të luftërave, si për shembull në Siri, Libi dhe Ukrainë. Pra revolucionet shumëngjyrëshe janë shumë shpesh instrumente për shkatërrimin e qeverive demokratike në tranzicion. Në një revolucion në shënjestër është qeveria, ndërsa synimi është ndryshimi politik.

Do të ishte më e drejtë të thuhet se amerikanët kanë krijuar jo vetëm një model politik për eksport, por edhe mjetet speciale për të shkatërruar sistemet (jo) demokratike nëse kjo është e nevojshme. Ata përfaqësojnë një fuqi të fortë, e cila është padyshim më e butë se luftërat klasike ndërmjet vendeve.

Që revolucionet të jenë të suksesshme, duhet më së pari të krijohen kushtet e nevojshme për shfaqjen e tyre. Dhe kushti i parë dhe më themelor është destabiliteti politike në vend, i cili shoqërohet me një krizë të pushtetit aktual. Kjo paqëndrueshmëri, mund të vijë për shkak të manipulimit të zgjedhjeve, kushteve të këqija ekonomike në vend, pakënaqësisë së grupeve të caktuara si fermerët apo artizanët, mësuesve në shkolla, personelit mjekësor, etj.

Nëse situata politike është e qëndrueshme, destabilizimi duhet krijuar në mënyrë artificiale. Tiparet kryesore të revolucioneve janë dy: shantazhi politik dhe lëvizja e disidentëve të rinj. Për shembull, vendi A dhe vendi B janë në një konflikt diplomatik midis tyre për çështje të caktuara politike si kufijtë apo kontrolli mbi disa burime natyrore.

Vendi A dëshiron të marrë disa lëshime nga vendi B, ndaj vendos të përdorë lëvizjen revolucionare shumëngjyrëshe për të ushtruar presion dhe arritur synimin e tij politik. Lëvizja e të rinjve disidentë mund të krijohet përmes studentëve dhe pakënaqësive të tyre për shkak të tarifave të larta të shkollimit, kushteve të këqija në mensa, konvikteve të mbipopulluara.

Studentët organizojnë protesta në rrugë, të cilat e destabilizojnë lehtësisht shtetin dhe mund të nxisin rebelim edhe në shtresat e tjera të shoqërisë. Ka dy shpjegime diametralisht të kundërta se përse shpërthejnë revolucionet. Sipas të parës, kryengritjet spontane lindin nga konfliktet sociale të grupeve të ndryshme, të cilat çojnë në protesta dhe rebelime.

Si arsye përmenden dallimet politike, varfëria, ndarjet fetare dhe etnike. Në fakt, në të gjitha vendet ekzistojnë dallime midis grupeve shoqërore, por ato nuk janë shkaku i një revolucioni në vetvete. Gjithsesi ato dallime vetëm sa përshpejtojnë dhe lehtësojnë procesin e një revolucioni me ngjyrë.

Për shembull, Libia ishte një vend me shumë privilegje për popullatën.  Egjipti jepte subvencionet mbi bukën që parandalonin urinë. Standardi i jetesës në Tunizi (vendi më demokratik nga të gjitha vendet autoritare afrikane) ishte afër Francës Jugore dhe më i lartë se ai i Italisë së Jugut.

Siria e Asadit kreu disa reforma liberale. Pra, këto janë fakte që tregojnë se nuk vlen teoria e spontanitetit të revolucioneve. Revolucionet reale janë spontane dhe vijnë në një moment të zhvillimit historik, ndërsa revolucionet shumëngjyrëshe janë të inskenuara dhe të planifikuara me kujdes. Skenari që fshihet pas tyre bazohet në filozofinë anglo-saksone të demokratizimit, që synon eksportimin e modelit politik demokratik dhe institucionet demokratike në mbarë botën.

Gjithmonë ka një lëvizje rinore, udhëheqësit revolucionarë janë të ngjashëm, por revolucioneve u mungon përmbajtja apo ideologjia revolucionare. Fjala është për rebelimin e papritur të popullit kundër “diktatorëve të këqij” dhe përveç thirrjeve të përgjithshme për demokraci, mungon gjithçka tjetër.

Kjo tregon se amerikanët dhe të huajt e tjerë që qëndrojnë pas këtyre revolucioneve nuk e njohin mirë mentalitetin dhe psikologjinë e popullsisë vendase. Eksperti amerikan Gene Sharp, thotë se revolucionet shumëngjyrëshe klasike përbëhen nga 3 faza.

Faza e parë përfshin krijimin e një lëvizjeje “të nëndheshme” të celulave, të cilat formojnë së bashku një rrjet me ata që janë të pakënaqur me regjimin në fuqi. Anëtarët e rinj rekrutohen me slogane të mëdha dhe thirrje për veprim. Një rrjet kryesisht të rinjsh të pakënaqur e braktis papritmas anonimitetin dhe shfaqet në rrugët e qyteteve të mëdha si përgjigje ndaj një sinjali të caktuar.

Synohet që protestat të paraqiten si diçka spontane, kur në fakt gjithçka është përgatitur më herët. Ndodh shpesh që protestat të shpërthejnë për disa arsye, siç është parregullsia e dyshimtë e zgjedhjeve (Serbia në vitin 2000, Gjeorgjia në vitin 2003, Ukraina në vitin 2004, Rusia në vitin 2012).

Nga një ngjarje tronditëse dhe e papritur, si për shembull vetë-djegia e një shitësi ambulant frutash në Tunizi në vitin 2010, ose vonesa e Ukrainës në zbatimin e Marrëveshjes së Asociimit me BE-në në vitin 2013. Anëtarët e celulave të nëndheshme bëhen nismëtarë të rebelimit. Pasojnë protestat, tubimet, marshimet dhe ngritjet e barrikadave. Formohet një lëvizje politike, dhe protestat në sheshet kryesore të qytetit zgjasin me ditë ose javë.

Në fazën e dytë, synimi është diskreditimi i organeve të mbrojtjes, sigurisë dhe rendit dhe ligjit përmes grevave, mosbindjes civile, trazirave dhe sabotimeve. Protestuesit pushtojnë sheshet dhe rrugët e qyteteve, nga të cilat nuk duan të largohen derisa të plotësohen kërkesat e tyre. Protestuesit organizohen nga një rrjet logjistik nga pas.

Në emër të masës, protestuesit i japin ultimatum qeverisë dhe kërcënojnë me kryengritje masive nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre. Në këto kushte, qeveria ka dy mundësi zgjedhje: të hakmerret duke përdorur forcën ose të pranojë kërkesat.

Kështu vjen faza e tretë dhe e fundit, e cila përfshin rrëzimin “pa dhunë” të qeverisë. Në fakt, bëhet fjalë për sulme të hapura ndaj autoriteteve dhe pushtimin e ndërtesave, institucioneve dhe përbërësve apo simboleve të tjera të qeverisë. Një lloj sulmi civil mbi “organizmin” e rendit politik ekzistues.

Nëse qeveria godet me forcë protestuesit, media do ta akuzojë për krime dhe vrasje të protestuesve paqësorë. Ndërkohë, nëse pranon lëshime, do të bjerë shumë shpejt sepse protestuesit nuk do të pranojnë kompromise. Historia ka treguar se edhe kur revolucionet kanë pasur sukses, ato rrallë kanë sjellë përparim, liri dhe demokraci.

Revolucionet shumë të lavdëruara si Revolucioni Rozë në Gjeorgji, Revolucioni Portokalli në Ukrainë dhe Revolucioni i Tulipanëve në Kirgistan, nuk e përmirësuan demokracinë dhe gjendjen e lirisë dhe të drejtave të njeriut. Pse ndodhi kjo? Përgjigja është e thjeshtë: nuk u ndërtua asnjëherë shteti i së drejtës. Qeveritë që erdhën në pushtet përmes revolucioneve të tilla, kanë treguar pak respekt për standardet demokratike, njësoj si paraardhësit e tyre jo-demokratikë.

matija Šerić

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj