20 Qershor 2023, 14:40
Nga DOSJA
Richard Grenell
SHBA- Ish-i dërguari i posaçëm amerikan, Richard Grenell, tha se administrata e Donald Trump ka ndërmarrë hapa të paprecedentë për të afruar Kosovën dhe Serbinë. Grenell tha se Kosova e Serbia u pajtuan për zhvillim ekonomik, për hapje të kufijve dhe se pati marrëveshje edhe për fluturime mes Prishtinës dhe Beogradit. Ai tha se administrata e Joe Biden vendosi që të ndryshojë politikat ndaj Ballkanit Perëndimor dhe se tani BE-ja është në krye.
“Për shkak se ne ishim duke bërë aq shumë progres, ne diskutuam idenë potenciale për heqjen e NATO-s nga Kosova në vitin 2020”, tha ai në Real America’s Voice.
Situata në komunat në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar prej datës 26 maj, ku serbët prej ditësh vazhdojnë të kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të hyjnë në ndërtesat komunale. Tensionet u përshkallëzuan në datën 29 maj, kur trupat e KFOR u përplasën fizikisht me protestuesit serbë. Situata u përkeqësua edhe më tej më 14 qershor pas arrestimit të tre policëve të Kosovës në veri të vendit nga Serbia. Efektivët kanë dalë para gjykatës serbe dhe janë lënë në paraburgim për 30 ditë. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, pas arrestimit të tre policëve të njoftoi për një takim urgjent në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç, për zgjidhjen e krizës. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka refuzuar të marrë pjesë në takimin e caktuar nga Borrell, ndërsa kryeministri i Kosovës është akoma i pavendosur. BE ka bërë thirrje që të dyja palët të marrin pjesë në takimin në Brukse ose do të përballen me pasoja.
Bota
20 Qershor 2023, 14:35
Mimoza Kusari Lila
KOSOVË- Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila i është përgjigjur k...
Bota
20 Qershor 2023, 14:29
Foto Ilustruese
TAIWAN- Hetimet për drogimin e fëmijëve parashkollorë në Tajvan kanë ndezur alarmin e gjerë në ishu...
Bota
20 Qershor 2023, 14:00
f.i
Donald Trump dhe Vladimir Putin
SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump pretendon se një bisedë që ai kishte me presidentin rus...
Bota
20 Qershor 2023, 13:52
f.i
parlamenti evropian
KOSOVË- Parlamenti Evropian u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet në koh&e...
Bota
20 Qershor 2023, 13:45
f.i
Dora Bakoyanni
KOSOVË- Komiteti për çështje politike dhe demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit ...
Bota
20 Qershor 2023, 13:29
f.i
opozitarët serb
KOSOVË- Përfaqësues opozitarë të Serbisë, Aleksandar Jovanoviç, lider i Lëvizjes Ekolog...
Bota
20 Qershor 2023, 13:35
k.m.
Foto ilustruese
Një hulumtim i kryer nga një ekip gazetarësh, i udhëhequr nga iStories dhe Projekti i Raportimit të Krimit të...
Bota
20 Qershor 2023, 13:34
k.m.
Roberta Metsola
Parlamenti Evropian u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet në kohën kur i gjith...
Bota
20 Qershor 2023, 13:13
f.i
pamje nga ngjarja
SHBA- Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e aksidentit fatal në Minneapolis të SHBA- së të pre...
Bota
20 Qershor 2023, 11:50
f.i
personat në bord
SHBA- Midis pesë personave në bordin e Titanit, deri më tani janë konfirmuar tre persona. Dailymail raporton...