LIVE UPDATES
Bota

Rikthimi i pro-rusëve dhe pro-serbëve në Malin e Zi/ VOA: Rrezik për shtetësinë e vendit dhe raportet me fqinjët

Veprimet e fundit të qeverisë malazeze kanë rritur shqetësimin në opinion për të ardhmen e Malit të Zi dhe integrimin e tij në Bashkimin Evropian.

3 Gusht 2024, 22:03 Nga E. D
Rikthimi i pro-rusëve dhe pro-serbëve në Malin e Zi/ VOA: Rrezik
fotot ilustruese

RUSI- Analistët dhe njohësit e mirë të situatës politike në Malin e Zi, mendojnë se zhvillimet e fundit politike mund ta rrezikonjë shtetësinë dhe pavarësinë e vendit, por edhe të shkaktojë raporte jo të mira me shtetet fqinje. Në këtë kuadër ata vlerësojnë se Mali i Zi po rrezikon procesin e integrimit dhe politikën e përbashkët të sigurisë së Bashkimit Evropian.

Veprimet e fundit të qeverisë malazeze kanë rritur shqetësimin në opinion për të ardhmen e Malit të Zi dhe integrimin e tij në Bashkimin Evropian.

Edhe pse në qershor të këtij viti Mali i Zi mori vlerësimin pozitiv për zbatimin e ligjit, analistët e shohin me dyshim riorganizimin e qeverisë me përfaqësuesë pro-rusë dhe pro-serb.

Analisti dhe njohësi i mirë i zhvillimeve politike në Malin e Zi, Ismet Kallaba mendon se qeveria e riorganizuar do ta rrezikojë shtetësinë dhe pavarësinë e Malit të Zi.

“Ajo që paraqet problemin kryesor ka të bëjë me shtetësinë dhe pavarësinë e Malit të Zi. Unë mendoj se kjo qeveri do të thellojë edhe më tej rrezikun ndaj shtetësisë së Malit të Zi duke pasur parasysh se tani zyrtarisht kemi partitë pro-serbe, të cilat janë përfshirë në qeverinë e Malit të Zi. Këto parti dihet që janë jo vetëm afër Serbisë, por janë të ndikuara edhe nga Rusia dhe në të ardhmen mendoj që do të përbëjnë rrezik”, tha zoti Kallaba.

Analisti dhe ish-kryeredaktori i disa mediaeve të pavarura malazeze, Xhevdet Pepiq, riorganizimin e qeverisë e sheh si një kompromis mes forcave politike për ta forcuar dhe mbrojtur pushtetin e tyre.

"Riorganizimi i qeverisë nuk është asgjë tjetër vetëm përpjekja për forcimin dhe mbrojtjen e pushtetit përmes kompromiseve të forcave politike në Mal të Zi, të cilët në këtë mënyrë rrezikojnë rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian", tha zoti Pepiq.

Zoti Kallaba, vë në dukje se qasja e qeverisë nuk është serioze dhe e përgjegjshme për proceset e integrimeve evroatlantike, pasi, sipas tij, nuk mund të jeshë në të njëjtën kohë edhe me Rusinë edhe me integrimet evroatlantike.

“Unë mendoj se paraqet problem në rrugën drejt integrimeve evropiane sepse nuk mund të thuash gojarisht se jemi për Bashkimin Evropian dhe për integrime evroatlantike, por nuk mund të jeshë në të njëjtën kohë edhe me Rusinë edhe me integrimet evroatlantike”, tha analisti Kallaba.

Zoti Pepiq mendon se Mali i Zi po largohet nga politika e përbashkët e sigurisë së Bashkimit Evropian dhe se po nxitë raporte jo të mira me shtetet fqinje.

"Kroacia e sotme nuk ka asgjë të përbashkët me pushtetet e kaluara, prandaj edhe reagimi i tyre ndaj Podgoricës ishte i ashpër duke shpallur persona të “padëshirueshëm” disa zyrtarë të lartë malazezë. Mali i Zi me veprime jo diplomatike po i rrezikon marrëdhëniet edhe me fqinjët tjerë në rajon, gjë që e largon nga politika e përbashkët e sigurisë së Bashkimit Evropian", tha analisti Pepiq./VOA

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit