LIVE UPDATES
Bota

"Rivaliteti me Dollarin!" The Economist: A mund të bëhet Euro një monedhë globale?

Me rënien e Dollarit, europianët kanë një mundësi, shkruan The Economist.

18 Maj 2025, 08:01 Nga M.B
"Rivaliteti me Dollarin!" The Economist: A mund të bëhet
Foto ilustruese

EUROPA- Monedha e parë rezervë e Europës ishte tetradrahmi, mbi të cilën ishte gdhendur një buf. Simboli i mençurisë kishte për qëllim të frymëzonte besimin te sundimtarët e Athinës së lashtë. Ky zog shfaqet edhe sot në versionin grek të monedhës 1 €. Tetradrahmi nuk njihet vetëm për këtë mes ekonomistëve modernë. Siç vë në dukje Barry Eichengreen nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, gjatë historisë, çdo monedhë kryesore i ka përkitur një republike ose demokracie.

Dhe Athina ishte një demokraci. Kufizimi i pushtetit të njerëzve më të fuqishëm nëpërmjet votës së popullit, premton një shkallë qëndrueshmërie, e cila, së bashku me një ekonomi të madhe dhe fuqi ushtarake, është përbërës kyç për çdo monedhë. Mungesa e një qëndrueshmërie të tillë sot në Amerikë po i shtyn investitorët dhe politikanët të vënë në dyshim rolin e Dollarit si monedha rezervë botërore.

Në këto kohë vështirësish për Dollarin, a mund të ngrejë krye Euro? Christine Lagarde, presidentja e Bankës Qendrore Europiane (BQE), dhe Paschal Donohoe, kreu i Eurogroup, kanë folur së fundmi për mënyrat si mund të rritet roli ndërkombëtar i monedhës.

Euro nuk është ende gati të zëvendësojë Dollarin. Por mund të luajë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm. Dhe nëse shfrytëzohet mirë ky rast i volitshëm, Europa mund të përfitojë nga ndryshimet në rendin financiar global. Që nga lindja në vitin 1999, Euro ka qenë një pretendent për statusin global. Në prag të krizës financiare të viteve 2007-09, zyrtarët europianë kishin shpresë se me kalimin e kohës, monedha mund të rivalizonte Dollarin.

Më pas erdhi kriza e Euros e viteve 2010. BQE-ja nuk ishte krijuar për të qenë një huadhënës i mundësisë së fundit, gjë që rriste rrezikun e shitjeve të bonove qeveritare. sistemi bankar i Europës ishte i ndarë përgjatë vijave kombëtare dhe i prirë ndaj krizave, si pasojë e lidhjes së dobët midis borxheve të lëkundura sovrane dhe institucioneve financiare edhe më të lëkundura.

Tregjet e kapitalit ishin tepër të vogla për të kompensuar një rrezik të tillë. Eurozona siguronte pak asete të sigurta për ata që kërkonin të “parkonin” paratë: emetuesit e bonove ishin ose tepër të kursyer (si në rastin e Gjermanisë) ose nuk kishin besueshmëri (si në rastin e Italisë dhe Spanjës).

Borxhi i përbashkët, i mbështetur nga gjithë blloku, ekzistonte me vështirësi. Perspektivat e zymta të rritjes ekonomike, më pas i detyruan yield-et afatshkurtra dhe afatgjata të shkonin nën zero. Asetet europiane ofronin kthime të ulëta fitimi, kështu që kishte pak kërkesë për Euron dhe nuk bëhej fjalë për një rol ndërkombëtar të monedhës.

Sot, Euro është në vend të dytë, por shumë larg Dollarit, duke përbërë një të pestën e rezervave globale të bankave qendrore, kundrejt tre të pestave që zë monedha e gjelbër. Edhe për sa i përket emetimit të bonove në valutë të huaj, ka shifra të ngjashme.

Gjatë dekadës së fundit, ndërsa bota është larguar ngadalë nga Dollari, Euro e ka pasur të vështirë të fitojë terren. Megjithatë, disa zyrtarë europianë tani besojnë se kjo mund të ndryshojë, për katër arsye.

E para është se arkitektura financiare e Eurozonës është bërë më e sigurt. BQE-ja tashmë ka marrë rolin si një huadhënës i mundësisë së fundit, edhe pse jo në teori. Kjo filloi me përgjigjen e bankës ndaj krizës së Euros. Asokohe institucioni drejtohej nga Mario Draghi.

Gjatë pandemisë Covid-19, banka krijoi një program të blerjes së bonove, me një buxhet prej më shumë se 1.8 trilionë eurosh (2.1 trilionë dollarë). Kur yield-et e bonove sovrane u zgjeruan së tepërmi gjatë inflacionit të vitit 2022, përgjegjësit monetarë krijuan një skemë të pakufizuar të blerjes së bonove, për të parandaluar që dallime të tilla të shkaktonin kriza në të ardhmen.

Investitorët kanë kuptuar gjithashtu se Bashkimi Europian do të mbështesë qeveritë në vështirësi dhe do ta bëjë këtë në një mënyrë bujare. Gjatë pandemisë, blloku krijoi një plan rimëkëmbjeje me vlerë 807 miliardë euro, të financuar nga borxhi i përbashkët i BE-së, për të ndihmuar vendet në vështirësi.

Për më tepër, BQE-ja po mbikëqyr 114 bankat më të mëdha të Europës, të cilat së bashku mbajnë 82% të totalit të aseteve bankare të kontinentit. Gjithashtu, investimi në Europë është bërë më i drejtpërdrejtë, një arsye e dytë për optimizëm. Fondi i rimëkëmbjes së pandemisë së Europës krijoi shumë borxhe të përbashkëta, dhe asete të sigurta europiane. Gjermania është gati të fillojë të shpenzojë shuma të mëdha, përmes një deficiti të financuar nga gjithë kontinenti për shpenzimet e mbrojtjes.

Arsyeja e tretë është se institucionet e Europës tani duken më tërheqëse, të paktën kur krahasohen me ato të Amerikës. Partitë e së djathtës së rreptë janë popullore dhe po fitojnë terren në vende si Gjermania dhe Franca.

Njëra është në pushtet në Itali. Megjithatë, në të njëjtën kohë, Euro është monedha e përbashkët e 20 shteteve sovrane dhe ka një bankë qendrore jashtëzakonisht të pavarur që e mbikëqyr atë. Anëtarët duhet të pajtohen njëzëri për çdo ndryshim në mënyrën e qeverisjes së monedhës.

Për më tepër, sanksionet ndaj vendeve të tjera do të kërkonin pëlqimin e 27 anëtarëve të BE-së. Sundimi i ligjit është thelbësor në BE. Baraspesha dhe kontrolli i pushtetit nuk vihen në dyshim. Në bllok mbizotëron mendimi se BE-ja duhet të jetë sa më e hapur ndaj tregtisë dhe investimeve të huaja.

BQE-ja ka krijuar një kornizë për ofrimin e likuiditetit në Euro për vendet jashtë Eurozonës, gjë që mund të jetë më tërheqëse për vendet e goditura nga kriza, sesa rregullat e Rezervës Federale Amerikane, në rast se Trump vazhdon me politikën e tanishme. Askush nuk dëshiron t’i japë presidentit amerikan më shumë ndikim.

Kontinent i vjetër, truke të reja

Ka dhe një arsye të fundit për optimizëm: gjendja e tregtisë ndërkombëtare. Ndërsa Amerika po tërhiqet nga tregtia globale, Europa do të luajë një rol më të rëndësishëm. Mallrat dhe shërbimet e faturuara në Euro, do të krijojnë tregje dytësore në këtë monedhë, si për financimin e tregtisë, sigurimet dhe derivativët mbrojtës për normat e interesit dhe valutat.

Edhe pse derivativët e monedhës jashtë bursës vazhdojnë të mbizotërohen nga Dollari, derivativët e normës së interesit në Euro ua kanë kaluar së fundmi atyre në monedhën e gjelbër. Lidhjet e reja tregtare do të çojnë gjithashtu në krijimin e llogarive kreditore dhe depozitave në Euro, në të gjithë botën.

Këto, nga ana tjetër, do të rrisin kërkesën për Euro dhe më pas për rezerva të bankave qendrore në Euro, pasi çdo huadhënës i mundësisë së fundit, duhet të ruajë rezervë monedhat e mbajtura nga institucionet financiare vendase.

Europa ka shansin për të marrë drejtimin në një rend të ri tregtar liberal, i cili do të krijonte mundësi për të ndryshuar sistemin financiar. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, vëren se “shumë vende në mbarë botën, dëshirojnë të punojnë me ne”.

Sipas hulumtimit të BQE-së, në vitet 2000, fqinjët lindorë të Eurozonës filluan të faturojnë tregtinë në Euro për shkak të lidhjeve më të ngushta tregtare me bllokun; tani e njëjta dukuri mund të përhapet gjetiu. Kapitali zakonisht ndjek shtrirjen gjeopolitike.

Hulumtimet nga Elisabeth Kempf dhe bashkautorët në Universitetin e Çikagos, zbulojnë se menaxherët e aseteve dhe bankat investojnë më pak në shtete të udhëhequra nga qeveri me prirje politike të ndryshme nga të tyret. Megjithatë, këto mundësi nuk do t’u bien në prehër europianëve. Do të nevojiten reforma të vështira.

Së pari, vendet me borxhe të larta, në veçanti Franca dhe Italia, duhet të nxisin rritjen ekonomike në mënyrë që të kenë qëndrueshmëri fiskale, në vend që të shtojnë grumbullin e bonove të investueshme thjesht për të mbajtur në funksion buxhetet e tyre.

Gjermania, Holanda dhe vendet skandinave, përballen me detyrën e kundërt: ato duhet të përdorin hapësirën fiskale për investime, në mënyrë për të krijuar asete të sigurta. Rritja ekonomike në të gjithë BE-në do të ndihmonte në rritjen e aseteve në Euro, duke përfshirë bonot qeveritare dhe duke i bërë ato ende më tërheqëse.

Europa gjithashtu ka nevojë për tregje më të mëdha dhe më të thella të kapitalit, për t’u dhënë investitorëve më shumë asete. Politikëbërësit deri tani janë përqendruar në përfitime të lehta teksa po përpiqen të lidhin së bashku tregjet e përçara kombëtare.

Ata po merren më tepër me çështje si procesi i sigurimit të aseteve, në vend të temave më polemike, si harmonizimi i ligjeve të falimentimit dhe rregullimi i biznesit. Planet e BQE-së për të lidhur vendet e treta me sistemin e saj të brendshëm të pagesave duhet të përparojnë më shpejt. Këtu do të ndihmonte edhe krijimi i euros dixhitale.

Zyrtarët europianë dëshirojnë ta bëjnë kontinentin më pak të varur nga Amerika dhe Kina. Një Euro më ndërkombëtare do të ulte kostot e huamarrjes për qeveritë kombëtare, gjë që do të ishte jashtëzakonisht e dobishme në këtë kohë të rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes.

Tani për tani, pak politikanë europianë i kanë shprehur publikisht ambicie të tilla, sepse e dinë se kjo do të provokonte zemërimin e administratës Trump. Por kjo nuk ka rëndësi.

Financat ndërkombëtare funksionojnë sipas rregullave të caktuara dhe nuk kanë nevojë për fjalime madhështore. Mjafton të pyesni athinasit./ Monitor

euro

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet