LIVE UPDATES
Bota

Roli i kënetave në thithjen e karbonit

Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin thotë se, “tokat me torfë thithin dy herë më shumë karbon se të gjitha pyjet e botës”.

5 Shkurt 2023, 22:35 Nga I.A
Roli i kënetave në thithjen e karbonit
Kneta

ANGLI- Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe prej mbi 250 hektarësh, është një prej zonave të pakta moçalore të vendit. Shtresat e bimësisë së kalbur dhe lëndët organike në ujë krijojnë atë që quhet torfë. Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin thotë se, “tokat me torfë thithin dy herë më shumë karbon se të gjitha pyjet e botës”.

Këneta Wicken është një nga zonat moçalore më të rëndësishme në Evropë. Por ligatinat janë nën kërcënim. Kombet e Bashkuara po shtojnë ndërgjegjësimin për ekosistemin më të rrezikuar në botë. Kjo është një nga ultërisat e pakta ligatinore, një ekosistem dikur mjaft i madh që u krijua me rritjen e nivelit të detit gjatë Epokës së Akullnajave, rreth 12 mijë vite më parë. Duke filluar në shekullin e 17, pjesa më e madhe e asaj zone të gjerë moçalore në Anglinë Lindore u tha dhe u tjetërsua në tokë bujqësore. Toka e pasur është ideale për bujqësinë dhe kërkohet shumë. Për fat të mirë, banorët e fshatit Wicken e ruajtën zonën e tyre të vogël moçalore.

Botanistët nga Universiteti i Kembrixhit, aty pranë, filluan të studiojnë habitatin e larmishëm natyror dhe ndihmuan në përpjekjet për të ruajtur kënetën. Moçali Fen është në pronësi të Trustit Kombëtar që e ka menaxhuar atë që nga viti 1899. Rojtari Ajay Tegala punon për Trustin Kombëtar në moçalin Fen. Detyra e tij është që të kujdeset për moçalin por edhe që të ndërtojë një trashëgimi të re për kënetën me krijimin e ligatinave përreth. Rojtari Tegala thotë se kuaj polakë të llojit Konik janë sjellë këtu për të menaxhuar ripërtëritjen e bimëve.

“Moçalet janë shumë të rëndësishme për natyrën dhe janë strehë e shumë specieve. Ky park tërheq shumë vizitorë për natyrën që ofron. Përfitimet nga ligatinat janë të shumta”.

Gjatë 25 viteve të fundit këneta Fen është dyfishuar për nga përmasat. Ka plane ambicioze për të zgjeruar kufijtë aktualë deri në periferi të Kembrixhit. Shtresat e bimësisë së kalbur dhe lëndët organike në ujë krijojnë atë që quhet torfë, e cila rritet në një masë prej 1 milimetër në vit. 1.4 milionë kilometra katrorë sipërfaqe moçalore me torfë në mbarë botën konsiderohen si thithësit më të rëndësishëm të karbonit në planet. Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin thotë se, “tokat me torfë thithin dy herë më shumë karbon se të gjitha pyjet e botës”.

Dr. Jenny Williamson është biogjeokimiste për ligatinat në Qendrën e Mbretërisë së Bashkuar për Ekologjinë dhe Hidrologjinë.

“Në të gjithë botën kemi toka me torfë që ruajnë tonelata të tëra karboni. Karboni i thithur nga kjo torfë mbetet i depozituar në tokë dhe nuk kontribuon në ngrohjen globale”.

Bonifikimi i tokës po shton rreziqet për ligatinat.

“Nëse thahen kënetat, toka mund të dekompozohet shumë shpejt. Por toka me torfë në gjendje të mirë mund të ruajë karbonin për mijëra vite. Nëse prishet toka me torfë atëherë çlirohet karboni i depozituar”, thotë Dr. Jenny Williamson.
Kombet e Bashkuara shpresojnë të rrisin ndërgjegjësimin për rolin e rëndësishëm që luajnë ligatinat. Pavarësisht se mbulojnë vetëm gjashtë për qind të sipërfaqes së tokës, 40% e të gjitha llojeve të bimëve dhe kafshëve jetojnë ose shumohen në ligatina.

Marrë nga VOA

wicken fen

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron