LIVE UPDATES
Bota

Rrezikon deri në 15 vite burg- ngrihen akuza ndaj 21-vjeçarit që dyshohte se nxorri dokumentet sekrete të Pentagonit

Jack Teixeira doli para një gjykatësi federal të premten në Boston. Pjestari i Gardës Kombëtare Ajrore, i akuzuar për rrjedhje në internet të të dhënave tepër sekrete të zbulimit ushtarak, u padit për marrje të paligjshme dhe publikim të dokumenteve të klasifikuara.

15 Prill 2023, 16:02 Nga k.m.
Rrezikon deri në 15 vite burg- ngrihen akuza ndaj 21-vjeçarit
Jack Teixeira

21-vjeçari Jack Teixeira, pjestar i Gardës Kombëtare Ajrore në shtetin e Masaçusets, doli të premten para gjykatësit për t’u përballur me akuzat për mbajtje dhe shpërndarje të paautorizuar në internet të të dhënave për mbrojtjen kombëtare dhe zhvendosje të paautorizuar të dokumenteve të klasifikuara.

Jack Teixeira doli para një gjykatësi federal të premten në Boston. Pjestari i Gardës Kombëtare Ajrore, i akuzuar për rrjedhje në internet të të dhënave tepër sekrete të zbulimit ushtarak, u padit për marrje të paligjshme dhe publikim të dokumenteve të klasifikuara.

Byroja Federale e Hetimeve e arrestoi atë të enjten në Masaçusets ndërsa Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Gerland theksoi rëndësinë e ruajtjes së sigurisë kombëtare.

“Nuk ka të bëjë vetëm me marrjen e dokumenteve në shtëpi, që është e paligjshme. Por ka të bëjë me mbajtjen e paligjshme dhe publikimin e dokumenteve. Individët që nënshkruajnë para se të kenë qasje tek dokumente të tilla, e pranojnë rëndësinë që ka ruajtja e sekreteve për sigurinë kombëtare. Synojmë të dërgojmë mesazhin se sa e rëndësishme është kjo për ruajtjen e sigurisë kombëtare”.

Ekspertë të zbulimit thonë se rrjedhja e sekreteve mund të ketë shkaktuar dëme në shkallë të gjerë për Ukrainën, duke zbuluar elementë të planeve luftarake të vendit të sulmuar nga Rusia. Ekspertët thonë se dalja e sekreteve mund të vërë në rrezik burimet dhe metodat e mbledhjes së të dhënave të zbulimit dhe dëmton marrëdhëniet me aleatët.

Zëri i Amerikës bisedoi me Doug Patteson, një ish-oficer i CIA-s dhe profesor i studimeve të sigurisë në Universitetin “New Hampshire”.

“Ukrainasit janë të shqetësuar lidhur me analizat që përmbajnë dokumentet e rrjedhura në internet mbi kapcitetet në fushëbetjë. Ata do të tregohen shumë më të kujdesshëm lidhur me të dhënat që ndajnë me ne dhe planet e tyre”.

Analistët thonë se duket se Teixeira ishte në gjendje të hiqte fizikisht dokumentet nga pajisjet tejet të sofistikuara të komunikimit dhe ti fotografonte ato. Analistët e zbulimit thonë se qeveria duhet të marrë masa më të rrepta që kjo të mos ndodhë përsëri.

“Fakti që ai mundi t'i nxirrte këto dokumente nga pajisjet e sofisitikuara dhe t’i merrete në shtëpi, mund të kërkojë që individët të kontrollohen kur dalin nga zyra të tilla”, thotë Kenneth Gray i cili më parë ka punuar për Byronë Federale të Hetimeve.

Doug Patterson ka qënë punonjës i Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA.

“Si dhe pse i printoi; si i nxori nga objekti? Duket se i kishte në xhep. Çfarë mekanizmash mund të futen në punë për t’u siguruar që kjo të mos ndodh në të ardhmen?”

Detyra e të dyshuarit Teixeira ishte të ndihmonte në grumbullimin e të dhënave të zbulimit për raporte të ndryshme. Nëse gjendet fajtor, ai mund të dënohet deri me 15 vjet burg./VOA

jack teixeira shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet