5 Shtator 2022, 21:42
Nga e.k
Foto ilustruese
BRUKSEL- Rritja e çmimeve në Eurozonë arriti një rekord të ri në gusht. Mallrat dhe shërbimet u rritën mesatarisht me më shumë se nëntë për qind.
Inflacioni në eurozonë e kaloi kufirin nëntë për qind në gusht. Çmimet e konsumit në 19 vendet me monedhën Euro u rritën 9.1 për qind në një vit. Këtë e ka bëro të ditur zyra e statistikave Eurostat në bazë të një vlerësimi të shpejtë. Që nga futja e Euros si monedhë këmbimi në vitin 1999, rritja e çmimeve nuk ka qenë kurrë aq e lartë sa në gusht. Ekspertët e anketuar nga agjencia e lajmeve Reuters kishin pritur një rritje në 9.0 për qind. Në korrik, norma e inflacionit ishte ende 8.9 për qind.
Inflacioni bazë në 4.3 për qind
Energjia u shtrenjtua me 38.3 për qind brenda një viti. Megjithatë, rritja ishte pak më e ulët se një muaj më parë. Në të kundërt, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve u përshpejtua. Gjithashtu u rritën më fort edhe çmimet e mallrave dhe shërbimeve industriale. Për ushqimin, alkoolin dhe duhanin, konsumatorët u përballën me një rritje të kostos prej 10.6%. Mallrat industriale joenergjetike u rritën me 5.0%. Për shërbimet, rritja e çmimit ishte 3.8%. Inflacioni bazë, i cili nuk merr parasysh çmimet veçanërisht të paqëndrueshme të energjisë, ushqimeve dhe pijeve, u rrit nga 4.0 në 4.3%.
Normat më të larta të inflacionit në Eurozonë u regjistruan sërish në tre Shtetet Baltike, mbi 20 për qind. Në Estoni, për shembull, norma vjetore e inflacionit arriti në 25.2%. Në Gjermani, norma e inflacionit e llogaritur sipas standardeve evropiane ishte 8.8%.
Banka Qendrore Evropiane nën presion
Me këtë rritje të re të inflacionit, bëhet gjithnjë e më e mundshme një tjetër rritje e ndjeshme e normave të interesit nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) në mbledhjen e saj javën e ardhshme. Sepse, ajo vazhdon të mbetet dukshëm larg objektivit të saj të inflacionit.
Në korrik, pas viteve të politikës së normës zero të interesit, Banka Qendrore Evropiane e rriti me gjysmë pikë përqindje normën e interesit në 0.50 për qind. Një hap tjetër i rëndësishëm pritet në mbledhjen e Këshillit të Bankës Qendrore Evropiane më 8 shtator. Ndërkohë, disa bankierë të bankave qendrore të eurozonës janë shprehur në favor të diskutimit të një rritjeje edhe më të madhe me 0.75 pikë përqindjeje.
Marrë nga DW
bashkimi europian
Bota
5 Shtator 2022, 21:38
I.A
Zaporizhzhia
UKRAINË- Reaktori i fundit i aktivizuar në termocentralin e madh bërthamor të Zaporizhzhias u shkyç nga rrjeti i Uk...
Bota
5 Shtator 2022, 21:33
I.A
Foto ilustruese
RUSI- Rusia ka paralajmëruar se nuk do të rifillojë furnizimet me gaz përgjatë një tubacioni kyç n&eum...
Bota
5 Shtator 2022, 21:28
I.A
Shireen Abu Aqla
IZRAEL- Ushtria izraelite ka thënë se ka “shumë mundësi” që një ushtar i saj ka vrarë gazet...
Bota
5 Shtator 2022, 21:24
I.A
Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron
GJERMANI- Franca do të dërgojë gaz në Gjermani nëse do te jetë e nevojshme, ndërkohë...
Bota
5 Shtator 2022, 21:18
e.k
Klyuchevskaya Sopka
SIBERI- Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë të mbijetuarit e një ekspedite ngjitëse n&eu...
Bota
5 Shtator 2022, 20:57
I.A
Foto ilustruese
MESDHE- Dhjetra emigrantë libanezë dhe sirianë të bllokuar prej ditësh në një anije pesh...
Bota
5 Shtator 2022, 20:37
I.A
Rusi
RUSI- Autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin ukrainas Herson, kanë shtyrë mbajtjen e të ashtuquajturit referendum për ...
Bota
5 Shtator 2022, 20:02
I.A
Foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian shprehu shqetësimin të hënën për ato që i quajti “deklarata armiqësore&...
Bota
5 Shtator 2022, 19:53
s.s
Liz Truss
BRITANI- Çfarë ka ndodhur ditën e sotme në Britani? Më poshtë mund të lexoni një përmbledhje ...
Bota
5 Shtator 2022, 19:53
I.A
Donald Trump
SHBA- Një gjyqtare federale është pajtuar për të emëruar një zyrtar të posaçëm pë...