LIVE UPDATES
Bota

Rritja e çmimit të gazit, Biden merr masa për të kompensuar pasojat

Të mërkurën, presidenti Biden tha se po merr masa në përpjekje për të kompensuar pasojat, diçka që ai tha se do të përqendrohej teksa takohen me udhëheqësit e G-7 dhe NATO-s javën e ardhshme në Evropë, për dy takime të rëndësishme dhe më pas udhëtimin në Lindjen e Mesme.

23 Qershor 2022, 17:32 Nga k.m.
Rritja e çmimit të gazit, Biden merr masa për të
Joe Biden

SHBA- Konflikti në Ukrainë, në muajin e tij të katërt, po shkakton ndërprerje në mbarë botën – nga ajo, që presidenti Joe Biden e quan “rritje të çmimit të naftës nga Putini” për konsumatorët amerikanë, e deri tek një krizë ushqimore e afërt globale. Të mërkurën, presidenti Biden tha se po merr masa në përpjekje për të kompensuar pasojat, diçka që ai tha se do të përqendrohej teksa takohen me udhëheqësit e G-7 dhe NATO-s javën e ardhshme në Evropë, për dy takime të rëndësishme dhe më pas udhëtimin në Lindjen e Mesme. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell njofton nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Joe Biden thotë se e kupton, që askujt nuk i pëlqen të shpenzojë më shumë për mallrat jetike, si karburanti dhe ushqimi, duke shtuar se rritjet e dhimbshme të çmimeve, janë një rezultat i pashmangshëm i një konflikti brutal në anën tjetër të botës: sulmi i presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë.

“Ne ndërpremë naftën ruse në Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë në Evropë bënë të njëjtën gjë, duke e ditur se do të shihnim çmime më të larta të karburantit. Ne mund të kishim mbyllur njërin sy ndaj vrasjeve të Putinit dhe çmimi i karburantit nuk do të ishte rritur siç është rritur. Por do të ishte gabim të kishim vepruar ashtu”.

Çmimet e karburantit janë rritur në mbarë botën, pjesërisht për shkak të sanksioneve të ashpra ndaj naftës dhe mallrave ruse dhe pjesërish nga pandemia, e cila ka ndërprerë zinxhirët e furnizimit dhe prodhimin. Presidenti Biden do të takohet me udhëheqësit e Arabisë Saudite në korrik, në një përpjekje për të bindur kartelin global të naftës që të rrisë prodhimin. Brenda vendit, ai po bën thirrje që Kongresi të heqë taksën federale të gazit dhe që shtetet të pezullojnë taksat e tyre të karburantit.

Republikanët e kundërshtojnë një gjë të tillë.

"Ajo që po sugjeron administrata, natyrisht, është një tjetër mashtrim, një tjetër ndihmë e përkohshme, diçka që ata e dinë se nuk do të miratohet në Kongres", thotë senatori republikan John Thune.

Putini gjithashtu nuk duket se po tërhiqet.

"Jemi krenarë që gjatë operacionit special ushtarak luftëtarët tanë po veprojnë me guxim, profesionalizëm, si heronj të vërtetë. Ushtarët rusë të kombësive të ndryshme luftojnë krah për krah. Në besimin tek kauza sonë, në mbështetjen e madhe popullore që ushtarët tanë gëzojnë, qëndron forca e madhe e pamposhtur e Rusisë”, tha presidenti Putin.

Analistët thonë se përqëndrimi i presidentit Biden tek pasojat ekonomike të luftës është kritik për të ruajtur mbështetjen publike.

“Është e llogjikshme që Presidenti Biden ta vërë theksin tek rritja e çmimit për shkak të Putinit. Ndërsa lufta vazhdon, shohim se ajo ndikon në mënyra të ndyshme tek ekonomitë e ndryshme të vendeve të NATO-s. Dhe rritja e çmimeve në pikat e karburantit këtu në Shtetet e Bashkuara është e ndjeshme. Si ta mbash mbështetjen për një luftë? Si ta mbash publikun aleat, ndërsa lufta vazhdon, dhe njerëzit fillojnë të ndiejnë pasojat e saj, në mënyra të ndryshme dhe ta ndiejnë atë në xhepat e tyre? Kjo është një sfidë e madhe për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara”, thotë Kathleen McInnis me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Shtëpia e Bardhë thotë se çmimet më të larta nuk janë pasoja e vetme e luftës; Rusia po bllokon gjithashtu eksportet e grurit ukrainas, duke shkaktuar tronditje në mbarë botën, deri në Afrikë. Kjo ka të ngjarë të jetë një temë kur udhëheqësit e shtatë vendeve më të pasura të botës të takohen javën e ardhshme në Gjermani.

“Presidenti Putin e përdor ushqimin si armë. Le t’i themi faktet ashtu si janë: Ai ka vendosur një bllokadë në Detin e Zi, në mënyrë që asgjë të mos mund të largohet nga deti dhe kjo është, natyrisht, mënyra se si Ukraina ka nxjerrë historikisht grurin e saj në tregjet botërore. Presidenti Biden po punon me udhëheqësit në mbarë botën për të parë nëse ka mënyra të tjera tokësore, që mund të përdoren", tha John Kirby me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Presidenti i Ukrainës thotë se kjo mbështetje ka ndikim ndërsa vendi i tij vazhdon të luftojë kundër forcave ruse.

"Jetët e mijëra njerëzve varen drejtpërdrejt nga shpejtësia e veprimeve të partnerëve tanë - nga shpejtësia se si i zbatojnë vendimet e tyre për të ndihmuar Ukrainën", tha presidenti Zelenskyy.

Por ndërsa kjo luftë po kalon në muajin e pestë, çmimin më të lartë nga të gjithë po e paguajnë njerëzit e zakonshëm./VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri