LIVE UPDATES
Bota

Rruga e vetme për zgjidhjen e krizës në Gaza

Historia e rajonit është e mbushur me plane të dështuara paqeje, konferenca diplomatike të rrënuara dhe ndërmjetës që në fund kanë mbetur tërësisht të zhgënjyer. Duket se është provuar gjithçka, dhe asgjë nuk ka funksionuar. Të gjithë ia ngarkojnë përherë fajin kujtdo përveç vetes së tyre.

21 Nëntor 2023, 14:41 Nga a.g
Rruga e vetme për zgjidhjen e krizës në Gaza
foto ilustruese

Nga Carl Bildt “Project Syndicate”

A ka ndonjë mundësi paqeje midis Izraelit dhe palestinezëve, apo thjesht duhet të mësohemi me luftërat periodike, që u mohojnë të dyja palëve qetësinë dhe stabilitetin që kërkojnë? Takimi midis presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit kinez Xi Jinping në San Francisko, ishte dukshëm më cilësor krahasuar me takimin e vitit të kaluar në Bali të Indonezisë.
Të dy udhëheqësit shënuan përparime në objektivat e arritshme, përfshirë rifillimin e komunikimeve në nivel zyrtarësh ushtarakë si dhe përpjekjet e përbashkëta për të adresuar krizën e shkaktuar nga droga e rrezikshme fentanil. Është e lehtë të jesh pesimist.

Historia e rajonit është e mbushur me plane të dështuara paqeje, konferenca diplomatike të rrënuara dhe ndërmjetës që në fund kanë mbetur tërësisht të zhgënjyer. Duket se është provuar gjithçka, dhe asgjë nuk ka funksionuar. Të gjithë ia ngarkojnë përherë fajin kujtdo përveç vetes së tyre.

Megjithatë, të heqësh dorë nga diplomacia, do të thotë të pranosh të papranueshmen: luftën e pafundme. Kjo është arsyeja se pse, edhe në mes të tmerreve të luftës së fundit të Gazës, mbetet i gjallë diskutimi mbi një zgjidhje me dy shtete, madje është bërë edhe më i zëshëm.

Në konferencën e tij për mediat më 3 nëntorit në Tel Aviv, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shkoi më tej në përshkrimin e një zgjidhjeje të qëndrueshme më shumë se ç'ka bërë çdo zyrtar tjetër amerikan prej një kohe shumë të gjatë. Një zgjidhje me dy shtete, tha ai, është “garanti i vetëm i një Izraeli të sigurt, hebre dhe demokratik; garantuesi i vetëm i palestinezëve që të realizojnë të drejtën e tyre legjitime për të jetuar në një shtet të tyrin, duke jetuar nën masa të barabarta sigurie, lirie, mundësish dhe dinjiteti; mënyra e vetme për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë një cikli dhune”.
Blinken ka të drejtë. Sigurimi i një “mase të barabartë sigurie, lirie, mundësie dhe dinjiteti” për të gjithë ndërmjet lumit Jordan dhe Mesdheut, është zgjidhja e vetme përfundimtare. Liderët evropianë e pranuan këtë realitet në vitin 1980 me Deklaratën e Venecias.

Nëntë anëtarët e Komunitetit Evropian (në atë kohë) shpallën se “populli palestinez, i cili është i vetëdijshëm për ekzistencën si i tillë, duhet të vendoset në një pozicion, nëpërmjet një procesi të përshtatshëm të përcaktuar në kuadrin e zgjidhjes gjithëpërfshirëse të paqes, që të ushtrojë plotësisht të drejtën e tij për vetëvendosje”.Në atë kohë, qeveritë arabe kishin hequr dorë nga përpjekjet për të zhdukur shtetin e Izraelit. Pas dështimit të tyre në Luftën e Yom Kipur të vitit 1973, ato ranë dakord të bënin paqe me të. Por siç e pranoi Deklarata e Venecias, paqja e vërtetë rajonale nuk do të ishte e mundur derisa të zgjidhej çështja palestineze.

Në fillim të viteve 1990, Marrëveshja e Oslos tregoi se çfarë ishte e mundur. Kryetari i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Yasser Arafat (një ish-terrorist) dhe kryeministri izraelit Yitzhak Rabin (ish-gjeneral) shtrënguan duart në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë. Rruga drejt një zgjidhjeje me dy shtete ishte vendosur, edhe pse detajet vendimtare mbeten për t’u përcaktuar. Por në fund Procesi i Oslos dështoi, për shkak të kundërshtimit që po ziente në mesin e izraelitëve dhe palestinezëve. Optimizmi i mëparshëm, i la vendin terrorizmit palestinez dhe vendbanimeve të paligjshme izraelite, dhe që atëherë ka qenë në rënie të vazhdueshme. Ndërsa administratat e njëpasnjëshme amerikane, kanë bërë përpjekje të përsëritura për ta ringjallur procesin e paqes, asnjëra nuk e ka bërë atë një prioritet kryesor. Deri më 7 tetor, administrata Biden e kishte lënë çështjen pas dore, duke shpresuar se rajoni do të qëndronte i qetë ndërsa SHBA do të përqendrohej mbi çështje të tjera.
Nga ana e tij, Bashkimi Evropian pati për një kohë të gjatë një angazhim largpamës ndaj procesit të paqes në Lindjen e Mesme. Madje në dhjetor 2009 lëshoi një deklaratë të detajuar, duke bërë thirrje për “një zgjidhje me 2 shtete, me shtetin e Izraelit dhe shtetin e pavarur demokratik dhe të qëndrueshëm të Palestinës, duke jetuar krah për krah në paqe
dhe siguri”.

Por edhe interesi i Evropës mbi këtë çështje u zbeh me kalimin e kohës. Edhe pse për këtë kishte arsye të ndryshme, përpjekjet e vazhdueshme të kryeministrit izraelit Binyamin Netanyahu për t’i bërë të pamundura bisedimet serioze të paqes, luajtën me siguri një rol të rëndësishëm.

Për më tepër, politikanët në Amerikë, Evropë dhe Izrael, nisën ta bindin veten se çështja palestineze mund të harrohej, pasi më shumë vende arabe kishin filluar të vendosnin marrëdhënie zyrtare diplomatike me Izraelin. “Nëse bota arabe nuk shqetësohet më për palestinezët, atëherë pse duhet ta bëjmë ne?”- menduan ata.

Tani që ‘moçalishtja’ politike dhe katastrofa humanitare në Gaza, e kanë rikthyer në plan të parë këtë çështje, është e qartë se s’mund të ketë fund të krizës pa disa hapa vendimtarë drejt një zgjidhjeje me dy shtete. Por ne nuk duhet të kemi asnjë iluzion. Pengesat përpara janë shumë të mëdha. Ndër ato që janë më shqetësuese, është rritja e dukshme e mbështetjes për dhunën në radhët e palestinezëve, të cilët janë frustruar deri në pikën e dëshpërimit. Por Hamasi nuk është e vetmja organizatë që e sheh terrorin si rrugën më të mirë që duhet ndjekur.

Autoriteti Palestinez e ka humbur kontrollin e disa zonave edhe në Bregun Perëndimor, zonë ku supozohet të garantojë siguri dhe rend. Një pengesë tjetër madhore është përfshirja e kolonëve fundamentalistë hebrenj brenda qeverisë izraelite aktuale.
Aktualisht rreth 700.000 hebrenj po jetojnë në vendbanime të paligjshme, të cilat janë të shpërndara në të gjithë territorin, që supozohet se i përket një shteti të ardhshëm palestinez. Shumë prej këtyre kolonëve janë të armatosur, dhe që nga 7 tetori ata kanë detyruar përmes dhunës qindra palestinezë që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Madje disa prej tyre thonë hapur se ëndërrojnë të rrënojnë Kupolën e Shkëmbit dhe Xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, në mënyrë që të mund të rindërtojnë atje tempullin biblik (i cili u shkatërrua nga babilonasit në 587 para Krishtit, dhe përsëri nga Romakët në 70 Pas Krishtit).

Ekstremistët nga të dyja palët duan të kontrollojnë të gjithë territoret midis lumit dhe detit, dhe synojnë ta arrijnë këtë me çdo mjet të nevojshëm. Nëse secili prej tyre lejohet të fitojë akoma më shumë terren, kjo luftë do të bëhet edhe më vdekjeprurëse se sa është tashmë.

Pra çelësi qëndron tek përdorimi i perspektivës së ripërtërirë të një zgjidhjeje të konfliktit përmes krijimit të 2 shteteve, për të nxitur forcat e moderuara nga të dyja anët - dhe për ta bërë këtë shpejt, përpara se edhe më shumë njerëz t'i nënshtrohen fatalizmit ose dëshpërimit.

Por rifillimi i negociatave nuk do të ndodhë pa një angazhim të fortë dhe të qëndrueshëm ndërkombëtar nga ana e SHBA-së, BE-së dhe shteteve të tjera arabe. Me Rusinë të zënë me luftën e saj kundër Ukrainës, komunitetit ndërkombëtar do t’i duhet një format i ri për të zëvendësuar Kuartetin e mëparshëm të Lindjes së Mesme (BE, SHBA, Kombet e Bashkuara dhe Rusia).
Megjithëse zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA dhe gjetkë, mund ta largojnë vëmendjen vitin e ardhshëm, çështja duhet të bëhet një prioritet kryesor. Ne s’duhet të heqim asnjëherë dorë nga diplomacia. Tani sapo na është kujtuar se si duket alternativa.

Shënim:Carl Bildt, kryeministër i Suedisë në vitet 1991-1994 dhe Ministër i Jashtëm në
vitet 2006- 2014. Ai ka shërbyer gjithashtu si i dërguar i posaçëm i BE-së në ish-Jugosllavi, Përfaqësues i Lartë për Bosnje Hercegovinën, i dërguar i posaçëm i OKB-së në Ballkan dhe bashkë-kryetar i Konferencës së Paqes së Dejtonit.

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë