LIVE UPDATES
Bota

Kroacia: Dëbimi i diplomatit kroat nga Serbia e destabilizon situatën në rajon

Kroacia e ka kundërshtuar vendimin e Serbisë duke thënë se nuk i pranon arsyet për dëbimin e një diplomati të akredituar kroat.

21 Nëntor 2023, 13:04 Nga r.ll
Kroacia: Dëbimi i diplomatit kroat nga Serbia e destabilizon situatën
foto ilustruese

KROACI- Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë tha të martën se vendimi i Serbisë për ta shpallur sekretarin e parë të Ambasadës së Kroacisë në Beograd si persona “non grata” i përkeqëson marrëdhëniet mes dy vendeve dhe e destabilizon situatën në rajon.

Më 20 nëntor, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë e shpalli Hrvoje Shnajderin person të padëshirueshëm në Serbi sepse ai i ka tejkaluar kufijtë e normave diplomatike. Ajo nuk ka dhënë ndonjë shpjegim tjetër.

Kroacia e ka kundërshtuar vendimin e Serbisë duke thënë se nuk i pranon arsyet për dëbimin e një diplomati të akredituar kroat.

“Vendimi i lartpërmendur i Republikës së Serbisë paraqet një hap drejt përkeqësimit të marrëdhënieve të ndërsjella, si dhe destabilizimit të mëtejshëm të situatave të ndjeshme politike dhe të sigurisë rajonale në një kohë kur stabiliteti i Evropës Juglindore është i një rëndësie të jashtëzakonshme për të gjithë Evropën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë kroate.

Ajo tha se ndihet e shqetësuar se dëbimi i diplomatit kroat “paraqet presion shtesë ndaj punonjësve të ambasadës kroate në Beograd, i cili posaçërisht manifestohet në periudhën parazgjedhore në Republikën e Serbisë”.

“Shprehim keqardhjen tonë që përshkallëzimi i parashikuar i marrëdhënieve nga Republika e Serbisë në këtë kohë u realizua me një vendim drastik për dëbimin e diplomatëve”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme kroate.

Kroacia nuk ka nevojë t'i përgjigjet Serbisë "në mënyrë të fuqishme" derisa të sqarohet situata, tha presidenti i Komisionit të Politikës së Brendshme dhe Sigurisë Kombëtare të Parlamentit kroat, Sinisha Hajdash Donçiq, për Radio Televizionin Kroat (HRT), duke e komentuar vendimin e Beogradit.

Ambasada kroate në Serbi nuk e bëri të ditur këtë vendim me të cilin Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë e shpalli Shnajderin persona “non grata” më 20 nëntor për shkak se ai i ka tejkaluar kufijtë e normave diplomatike.

Vendimi, siç thuhet, është marrë në përputhje me nenin 9 të Konventës së Vjenës.

“Gjatë angazhimit të tij profesional në Republikën e Serbisë, Shnajder ka dalë jashtë kornizës së normave diplomatike dhe ka shkelur Konventën e lartpërmendur. Me këtë rast, ambasadorit kroat Hidajet Bishçeviç i është dorëzuar nota diplomatike”, thuhet në njoftim.

Njoftimi nuk specifikoi se si Shnajderi i tejkaloi normat diplomatike.

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, siç thuhet në njoftim, shpreh keqardhje për veprimet e diplomatit të lartpërmendur në periudhën e kaluar që nuk kontribuon në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kroacisë, fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit dhe ngritjes së përgjithshme të nivelit të paqes dhe stabilitetit në rajon./REL

kroaci serbi

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim