LIVE UPDATES
Bota

Antisemitizmi dhe armiqësia ndaj myslimanëve, mblidhet Konferenca Gjermane e Islamit

Data e mbajtjes së konferencës ishte caktuar prej kohësh. Ndërsa tani mbahet 45 ditë pas sulmit terrorist të Hamasit në qytetet izraelite.

21 Nëntor 2023, 09:44 Nga r.ll
Antisemitizmi dhe armiqësia ndaj myslimanëve, mblidhet Konferenca
foto ilustruese

GJERMANI- Konferenca Gjermane e Islamit mblidhet nën hijen e terrorit dhe dhunës në Lindjen e Mesme, por edhe nën hijen e sulmeve të shumta ndaj hebrenjve në Gjermani.

Data e mbajtjes së konferencës ishte caktuar prej kohësh. Ndërsa tani mbahet 45 ditë pas sulmit terrorist të Hamasit në qytetet izraelite. Konferenca Islame Gjermane (DIK) mblidhet këtë të martë dhe ky është takimi i parë pas disa vitesh. Dy ditë do të bisedohet për temën "Paqja sociale dhe kohezioni demokratik: lufta kundër antisemitizmit dhe armiqësisë ndaj myslimanëve në kohë të ndarjeve shoqërore”.

Ministria federale e Brendshme, e drejtuar nga ministrja Nancy Faeser (SPD), po merr në konsideratë situatën e rënduar të javëve të fundit. Hebrenjtë në Gjermani po jetojnë përsëri në frikë. Prindërit janë të shqetësuar për fëmijët e tyre në shkolla, të moshuarit po shmangin shkuarjen në sinagoga. Pati sulme kundër objekteve fetare hebreje në disa qytete. Ishin pikërisht demonstratat me mijëra pjesëmarrës që vunë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit të Izraelit ose festuan terroristët e Hamasit si luftëtarë të lirisë, ato që përkeqësuan këto shqetësime. Nga ana tjetër, edhe komunitetet dhe shoqatat myslimane po raportojnë një numër në rritje drastike të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj institucioneve dhe besimtarëve të tyre.

Vëmendja tek gjërat elementare

17 vjet pas themelimit nga ministri i atëhershëm i Brendshëm Wolfgang Schäuble (CDU) në vitin 2006, Konferenca Islame Gjermane po përpiqet edhe një herë t'u përgjigjet pyetjeve elementare dhe njëkohësisht të kapërcejë shpejt problemet aktuale dramatike. Konferenca është konsideruar gjithmonë si një platformë qendrore e dialogut midis shtetit dhe myslimanëve, për të avancuar integrimin fetar dhe socio-politik të më shumë se pesë milionë myslimanëve, i cili është lënë pas dore prej kohësh në Gjermani. Deri tani çdo periudhë legjislative ka filluar me pritshmëri të mëdha dhe ka përfunduar me zhgënjim. Nëse pyeten njerëzit që kanë qenë në këtë Konferencë, ata do të thonë: "Po, kjo sjell diçka. Por njerëzit nuk janë të kënaqur me kaq".

Nancy Faeser është ministrja e pestë federale e Brendshme, por socialdemokratja e parë, që kujdeset për këtë Konferencë. Që nga viti 2005 e deri në vitin 2017, politikanë meshkuj të Unionit kanë drejtuar gjithmonë ministrinë, e cila është përgjegjëse për fushën e fesë. Një vit më parë, kur Faeser njoftoi vazhdimin e punës së Konferencës, ajo përmendi trajnimin më intensiv të imamëve në Gjermani dhe luftën kundër ndjenjave anti-myslimane si çështjet kryesore. Ndërsa tani tema e urrejtjes ndaj hebrenjve e lë nën hije agjendën e mëparshme.

Shoqatat myslimane kanë shkaktuar acarim masiv në javët e fundit. Përsëri dhe përsëri, del në pah kursi i shoqatës së ndikuar nga Turqia Ditib, në të cilën janë caktuar rreth 900 bashkësi në mbarë vendin. Shoqata varet nga autoriteti fetar turk Diyanet, i cili i dërgon imamët në Gjermani. Ndërsa ata janë gjithmonë besnikë ndaj presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka tërhequr vëmendjen këto javë me urrejtjen e tij të hapur ndaj hebrenjve dhe sulmet verbale ndaj Izraelit, ndësa ka lavdëruar Hamasin si një "organizatë çlirimtare".

Qëndrimet e diskutueshme të Ditib

Në landin Renania Veriore-Vestfalia, kreu i Kancelarisë së landin përgjegës për komunitetet fetare, Nathanael Liminski (CDU), këmbëngul për sqarime nga Ditib. Menjëherë pas terrorit të Hamasit, Liminski kërkoi nga shoqatat myslimane të dënojnë "mizoritë e Hamasit" në një deklaratë të përbashkët. Por kjo deklaratë, e cila mori shumë vëmendje në Gjermani, nuk u shfaq kurrë në internet në shoqatën Ditib.

Edhe Këshilli Qendror i Myslimanëve (ZRM) është kritikuar. Një ditë pas terrorit të përgjakshëm, kur numri i vdekjeve dhe pengjeve të rrëmbyera nuk ishte sqaruar ende, shoqata foli dhe dënoi "sulmet e Hamasit", por pa folur në mënyrë eksplicite për terror dhe për një brutalitet të paprecedentë. Ndërsa më pas iu bashkua kritikave ndaj veprimeve të kolonëve militantë izraelitë në fshatrat palestineze. Vetëm pak ditë më parë, Këshilli Qendror pezulloi anëtarësimin e Qendrës Islamike Shiite të Hamburgut (IZH) në ZRM, një grup i mbështetur nga Irani dhe i monitoruar nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës për një kohë të gjatë. Vendimi i ZRM-së u mor vetëm pas bastisjeve të qindra policëve në objektet e IZH-së në Hamburg dhe në qytete të ndryshme gjermane.

Tani, ndryshe nga të gjitha mbledhjet që nga viti 2006, Këshilli Qendror i Myslimanëve nuk ftohet në Konferencën Islame, siç tha për Deutsche Welle-n Sekretari i Përgjithshëm i tij Abdassamad El Yazidi. Ai shpreh keqardhje për këtë dhe në të njëjtën kohë e sheh si një gabim deklaratën e tij të 8 tetorit: "Do të kishte qenë më mirë po të dënohej barbarizmi i Hamasit. Dhe më pas të flitet për çështjet e tjera".

El Yazidi në një intervistë për Deutsche Welle thotë se shoqata e tij ka punuar për integrimin e myslimanëve dhe zhvillimin e strukturave të komunitetit fetar për dekada. Ishte "e padrejtë dhe fyese" të portretizosh përfaqësuesit e kësaj organizate si mbështetës të Hamasit. El Yazidi theksoi se në bisedat me miqtë hebrenj ai mësoi se për shumë hebrenj, jeta në Gjermani ishte "vështirë e përballueshme për momentin". Por ai mbron edhe njohjen e situatës emocionale nga ana e myslimanëve gjermanë që po përballen me sulme në rritje. "Shumë vuajnë në heshtje përtej protestave të mbuluara nga mediat."

Roli i rëndësishëm i shoqatave

Një gjë është e qartë: për momentin bëhet fjalë në thelb për rolin e shoqatave myslimane në Gjermani. Këshilli Qendror në veçanti është një partner i rregullt diskutimi për politikanët dhe komunitetet fetare në të dy nivelet federale dhe të landeve.

Sipas Eren Güvercin, qeveria federale duhet të ndryshojë strategjinë e saj kur merret me shoqatat. Dijetari i devotshëm mysliman dhe islamik ishte një nga themeluesit e Shoqërisë Alhambra në vitin 2017, një grup më liberal përtej strukturave të mëparshme të shoqatës. Güvercin tha për Deutsche Welle-n se, si strategjia ka për synim të arrihet ndryshimi nëpërmjet afërsisë mes shoqatave dhe të arrihet me të vërtetë në një "komunitet fetar gjerman". Kjo strategji ka "dështuar", veçanërisht në lidhje me Ditibin, që është duke u bërë gjithnjë e më e qartë si një grup interesi dhe jo një komunitet fetar. "Ne në Gjermani duhet ta vendosim politikën tonë fetare mbi baza krejtësisht të reja. Ne kemi nevojë për një pikë kthese në politikën fetare.”

Për Güvercin, Konferenca Islame mund të kishte trajtuar lehtësisht një temë të vetme - antisemitizmin mysliman. Güvercin thotë se do të priste që ministrja e Brendshme të mbante një takim të posaçëm të DIK-ut për ngjarjet e 7 tetorit dhe për mënyrën se si shoqatat myslimane e trajtuan këtë sulm. Në këtë mënyrë, Faeser mund të kishte sjellë në bisedë shoqatat dhe shoqërinë më të gjerë civile myslimane. "Për fat të keq, tani kjo nuk do të ndodhë. Tani do të kemi një Konferencë specialistësh që ishte planifikuar përpara 7 tetorit."

Kur Konferenca Islame të mblidhet në Berlin këtë të martë, Shoqëria Alhambra do të jetë atje, por Këshilli Qendror jo. Mbetet për t'u parë nëse përfaqësuesit e Ditibit do të bashkohen në debat. Ministria Federale e Brendshme nuk informon paraprakisht se kush është ftuar.

Por shumë shpejt do të shihet se cili është synimi i ministrisë. Pas fjalëve hyrëse të ministres fjalën do ta marrë Christian Wulff, president i Gjermanisë në periudhën 2010- 2012, i cili edhe përdori për herë të parë fjalinë se Islami i përket Gjermanisë. Ai nxiti asokohe një debat të vonuar prej kohësh, e i cili po vazhdon edhe sot e kësaj dite./DW

konferenca gjermane e islamit

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë