LIVE UPDATES
Bota

Bota nën ethet e garës së re të armëve bërthamore, si mund të shmanget më e keqja

Përpjekjet e Kinës “po kopjojnë përpjekjet e mëparshme si në shkallë ashtu edhe në kompleksitet”, tha Pentagoni në analizën e fundit vjetore mbi fuqinë ushtarake të Kinës.

21 Nëntor 2023, 13:43 Nga Dosja.al

Bota nën ethet e garës së re të armëve bërthamore,

“The Washington Post”

Bota po hyn aktualisht në një garë të re dhe të rrezikshme të armëve bërthamore, por e cila është ndryshe nga çdo gjë që është parë deri më tani që nga ndërtimi i bombës së parë bërthamore. Megjithatë nuk duhet kurrsesi të lejohet që ajo të përfundojë në një katastrofë.

Traktatet që kontrollojnë armët bërthamore - të verifikueshme dhe të detyrueshme për

t'u zbatuar, dhe me synim kufizimin dhe reduktimin e rezervave dhe për të parandaluar llogaritjet e gabuara apo incidentet - mund të sjellin më shumë stabilitet.

Sepse ato kërkojnë një vullnet politik nga udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës, i cili sot për sot nuk ekziston. Faktori i ri në këtë garë është Kina, e cila aspiron që të ketë afërsisht të njëjtin arsenal bërthamore që do të kenë Shteteve të Bashkuara dhe Rusia gjatë dekadës së ardhshme apo edhe më tej.

Nëse gara e parë e armatimeve çoi në arritjen e disa pakteve me përfitime të dyanshme - shpesh me manovrime strategjike të ngjashme me lojën e shahut - e reja do të jetë me tre drejtime dhe shumë me e vështirë. Koncepti i frenimit - pra mbajtja e një kërcënimi të besueshëm bërthamor për të frenuar sulmin nga të tjerët - do të jetë edhe më i paparashikueshëm dhe i frikshëm sesa gjatë Luftës së Ftohtë.

Pse ka rëndësi kjo çështje? Sepse armët bërthamore mund të shkatërrojnë shoqëritë. Siç e kemi theksuar edhe më parë, zjarri bërthamor është 10 milionë deri në 100 milionë herë më i madh sesa zjarri kimik i shkaktuar nga eksplozivët tradicionalë. Ndërsa arma bërthamore

nuk është përdorur në luftime që nga Lufta e Dytë Botërore, ajo ka sjellë rreziqe të konsiderueshme.

Të paktën 8 vende të armatosura me armë bërthamore kanë kryer 2056 teste nën tokë dhe në ajër, dhe po ashtu kanë shkaktuar dhjetëra alarme të rreme apo edhe izolime totale të zonave të ndryshme për njëfarë kohe. Rreziku i keqkuptimit apo i llogaritjeve të gabuara rritet ndjeshëm kur armët bërthamore mbahen në gatishmëri për t'u lëshuar, siç i kanë sot arsenalet e tyre Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

Për më tepër, kjo e fundit ka kërcënuar vazhdimisht se do të përdorë armët e saj bërthamore në luftën e saj kundër Ukrainës, duke treguar se si edhe kur nuk përdoren armët bërthamore mund të luajnë një rol të madh në ushtrimin e presionit ndaj kundërshtarit, apo edhe më trajektoren e një konflikti.

Tashmë ka nisur gara e re e armatimeve bërthamore. Komisioni për Qasjen Strategjike

i Shteteve të Bashkuara në Kongresin Amerikan arriti kohët e fundit në këtë përfundim në një raport të tijin: “Kina po synon zgjerimin e arsenalit bërthamore në një shkallë dhe ritëm të paparë që nga gara e armëve bërthamore SHBA-Bashkimi Sovjetik që përfundoi në fund të viteve 1980”.

Kina, që disa vite më parë kishte rreth 200 bomba bërthamore, tani besohet se ka më shumë se 500, dhe do të synojë të ketë më shumë se 1000 të tilla deri në vitin 2030, krahasuar me 1550 bomba që janë në gjendje gatishmërie të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Po ashtu, Kina ka ndërtuar një treshe mjetesh strategjike tokë-det-ajër për lëshimin e armëve bërthamore, siç kanë bërë më herët Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. Ajo pritet t’i mbajë në një gjendje më të lartë gatishmërie raketat tokësore; dhe po investon shumë tek armët anti-satelitore, automjete hipersonike me rrëshqitje si dhe bombarduesit orbitalë.

Përpjekjet e Kinës “po kopjojnë përpjekjet e mëparshme si në shkallë ashtu edhe në kompleksitet”, tha Pentagoni në analizën e fundit vjetore mbi fuqinë ushtarake të Kinës.

Ndërsa po sforcohet nga lufta e saj në Ukrainë, Rusia po eksperimenton me një raketë lundruese me energji bërthamore që mund të fluturojë për mijëra kilometra para se të godasë objektivin.

Edhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur një cikël modernizimi të armëve strategjike, me avionë bombardues, raketa dhe nëndetëse të reja. Komisioni i Qasjes Strategjike, vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara po zgjerojnë tani “ombrellën” e tyre të parandalimit bërthamor me më shumë se 30 aleatë zyrtarë, të cilët përfaqësojnë 1/3 e ekonomisë botërore.

Ruajtja e këtyre aleancave dhe parandalimi i besueshëm, do të jetë kyç në një epokë konfrontimi me vende autoritare si  Rusia dhe Kina. Aktualisht nuk ka shumë mjete në dispozicion për ta ngadalësuar një garë të re armatimesh. Traktatet e mëparshme të kontrollit të armëve bërthamore kanë skaduar ose janë dobësuar, përveç New START.

Po ashtu është e diskutueshme nëse mund të negociohet një traktat i ri, kur të skadojë ai aktual në vitin 2026. Siç e theksoi kohët e fundit Bordi Këshillëdhënës i Sigurisë Ndërkombëtare i Departamentit të Shtetit, pasiguria e madhe mbi synimet e vërteta të Kinës dhe afati kohor, po dëmton çdo përpjekje për të arritur marrëveshje numerike me Rusinë.

Pas refuzimit për një kohë të gjatë për të diskutuar mbi kufizimet mbi armët bërthamore, Kina dërgoi më 6 nëntor në Uashington një zyrtar të kontrollit të armëve për të zhvilluar bisedime. Kjo është një e ‘çarë në derë’, dhe Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë një përpjekje të përbashkët për ta zgjeruar atë.

Rruga drejt progresit mund të jetë me hapa të vegjël, dhe fillimisht duke theksuar uljen e rrezikut dhe transparencën. Rose Gottemoeller, krye-negociatorja e SHBA-së me Rusinë mbi traktatin New START, thotë se Shtetet e Bashkuara mund të kërkojnë negociata të reja me Kinën dhe Rusinë për kufizimin e raketave me rreze të mesme veprimi, pasi kinezët kanë aftësi të barabarta si me Shtetet e Bashkuara po ashtu edhe me Rusinë, ndaj mund të jenë të interesuar në kufizimin e ndërsjelltë.

Diplomacia e ndaloi në vitet 1980 një garë armësh bërthamore, kryesisht sepse 2 udhëheqës politikë, Ronald Reagan dhe Mikhail Gorbachev, kishin vizionin për ta bërë këtë. Tani për tani, mungon një vullnet i tillë. Por do të ishte një qasje inteligjente kërkimi i mundësive, qofshin ato edhe modeste, për t’u përgatitur për traktatet që do të nënshkruhen më vonë. Një garë e shfrenuar armatimi do të jetë e kushtueshme dhe e rrezikshme, madje edhe më çoroditëse sesa negociatat trepalëshe për ta ndaluar atë.

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet