Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas hetimit të RTS, FedPol bëri një gabim që e detyroi informatorin të strehohej në Zvicër. Burri është rreth të pesëdhjetave, ka lindur në Kosovë. Ai punoi për Shërbimet Informative Jugosllave në vitet 1990 para se të bëhej një agjent i dyfishtë, një "mi" në zhargonin kriminal.
ZVICËR- Është zbuluar se kush ishte infromatori që tregoi se ka një planë për të vrarë Dick Marty-in. Programi i RTS Mise au point ka gjetur njeriun që në fund të vitit 2020 paralajmëroi Zyrën Federale të Policisë (FedPol) se individë kishin plane për të vrarë Dick Marty. Sipas hetimit të RTS, FedPol bëri një gabim që e detyroi informatorin të strehohej në Zvicër. Burri është rreth të pesëdhjetave, ka lindur në Kosovë. Ai punoi për Shërbimet Informative Jugosllave në vitet 1990 para se të bëhej një agjent i dyfishtë, një "mi" në zhargonin kriminal.
Është e qartë se ai depërton në qarqet e krimit të organizuar dhe ia shet informacionin e tij policisë dhe shërbimeve të inteligjencës. Për 30 vjet, ai ka punuar me disa shërbime evropiane, veçanërisht ato belge, gjermane dhe zvicerane. Ai konsiderohet një burim shumë i besueshëm.
Ky njeri mësoi për ekzistencën e një komploti kundër ish-prokurorit Dick Marty, në vjeshtën e vitit 2020, ndërsa ai ishte duke hetuar për gjermanët mes Serbisë dhe Kosovës. Ai kontaktoi menjëherë FedPol.
Sipas një dokumenti të Ministrisë Publike të Konfederatës (MPC) me të cilin RTS ka mundur të konsultohet, ai informon se atentati iu besua serbëve, “të cilët kanë kryer misione të tilla për një kohë të gjatë për shërbimet sekrete serbe dhe që janë të formuar”.
Ata do të ishin “profesionistë absolutë” që do ta kryenin atentatin “pa lënë gjurmë”. Njëri prej tyre “tashmë ka sjellë armë në Zvicër”. Nacionalistë dhe kundërshtues të pavarësisë së Kosovës, këta njerëz shpresonin se vrasja e Dik Martit do t'i ngarkohet qeverisë së Kosovës, e cila në këtë mënyrë do të diskreditohej në nivel ndërkombëtar. Agjenti i dyfishtë i jep Zvicrës emrat e atyre që qëndrojnë pas vrasjes.
"Unë u dhashë atyre shumë informacione shumë të mira,"-shpjegoi informatori për Focus. Por pastaj autoritetet zvicerane më zbuluan. Ata bënë një gabim të madh, nuk e kuptoj se si mund ta bënin një gjë të tillë! FedPol i ka bashkangjitur kërkesës edhe emrat e sponsorëve të atentatit. Duke përfituar nga një rrjedhje e informacionit, këta të fundit vihen në dijeni menjëherë për kërkesën zvicerane dhe, duke kontrolluar, kuptojnë menjëherë se kush i ka tradhtuar.
"Unë isha në Prishtinë në atë kohë, gati të udhëtoja për në Serbi për të vazhduar hetimet. Më thirrën nga Zvicra për t'u thënë se duhet të bëja kujdes dhe t'i ndërpres të gjitha kontaktet me grupin serb. Unë u tërbova! Zviceranët kanë shkatërruar gjithçka,”-shtoi ai.
Agjenti i dyfishtë shkon gjithsesi në Serbi dhe përpiqet të bindë kriminelët se informacioni nuk vjen prej tij. Përpjekje e humbur. Ai është i kërcënuar. Ai e kupton që jeta e tij është në rrezik.
Duke marrë përsipër përgjegjësitë e tyre, autoritetet zvicerane më pas i ofruan informatorit të vinte dhe të strehohej në Zvicër me gruan dhe fëmijët e tij. FedPol dhe MPC i sigurojnë atij anonimitetin e plotë. Në fillim të vitit 2021, burri u zhvendos me familjen e tij në Zvicrën gjermanishtfolëse. Ai përfiton nga programi për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe iu dha një identitet i ri.
“Isha strehuar dhe më jepnin 1000 franga në javë. Nuk është shumë duke marrë parasysh faktin që humba gjithçka. Duke më grirë në skarë, ata shkatërruan 30 vjet karrierë”, thotë ai.
Së fundi marrëdhëniet janë të tensionuara me FedPol dhe MPC. Burri nuk respekton me përpikëri rregullat e sigurisë të programit për mbrojtjen e dëshmitarëve. Madje ai shkon në një shtet fqinj pa paralajmëruar zviceranët.
“Është e vërtetë që nuk i kam ndjekur të gjitha udhëzimet”,-pranon ai.
Në fillim të vitit 2022, autoritetet zvicerane nxjerrin pasojat dhe informojnë agjentin e dyfishtë se ai nuk do të ketë më të drejtë në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve nga vera.
“Në pranverë u largova nga Zvicra, s’kisha zgjidhje, pasi më vunë në skarë, zviceranët më hodhën si qen”.
Të kontaktuar nga RTS, FedPol dhe MPC nuk kanë dashur të komentojnë këtë aferë. Sot agjenti i dyfishtë fshihet në një shtet fqinj me Zvicrën./RTS.ch
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi ditën e sotme se nuk ka diskutuar me homologun, Bajram Begaj për 'Ope...
Takimi Pas më shumë se një viti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 1...
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin për deklaratat që kanë qarkulluar në Kosovë e Serbi, ku përmenden lufta dhe ...
Foto ilustruese EDINBURG- Skocia ka shënuar historinë e shëndetit publik, duke u bërë vendi i parë në botë q&e...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka kërkuar fuqive perëndimore që ta ndihmojnë atë të...
Pamje nga Kabuli KABUL- Kur mbërrini në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit, gjëja e parë që vini re janë grat&...
Ligjvënësit e SHBA presin të takohen me presidentin e Tajvanit SHBA- Një delegacion ligjvënësish amerikanë kan&eum...
Gina Lollobrigida ITALI- Legjenda e kinemasë italiane Gina Lollobrigida njoftoi të shtunën se do të kandidojë në zgjedhjet e ...
Autobusi që u përmbys në Bullgari BULLGARI- Në Bullgari një shofer autobusi i cili është me origjinë nga Serbi...
Foto ilustruese Diskutimi sapo është ndezur: A është e mundur që qytetarët rusë si turistë të bëjnë ...