LIVE UPDATES
Bota

Takimi Kurti - Vuçiç/ BE: Kosova dhe Serbia të ndalin retorikën nxitëse

BE kërkon nga liderët politikë në Kosovë e Serbi që menjëherë t’i japin fund retorikës nxitëse dhe të veprojnë me përgjegjësi. Kurti e Vuçiq takohen më 18 gusht në Bruksel për të diskutuar “të gjitha çështjet e hapura”.

15 Gusht 2022, 11:43 Nga A.B

Takimi Kurti - Vuçiç/ BE: Kosova dhe Serbia të ndalin

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin për deklaratat që kanë qarkulluar në Kosovë e Serbi, ku përmenden lufta dhe konflikti. BE ka bërë të qartë, se "do t'i cilësojë përgjegjës liderët politikë për çfarëdo përshkallëzimi të situatës në rajon”.

Tre  ditë para takimit të nivelit të lartë Kosovë-Serbi që zhvillohet në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Bashkimi Evropian kërkon nga palët përmbajtje nga retorika nxitëse. Kurti e Vuçiq takohen më 18 gusht në Bruksel të ftuar nga kreu i diplomacisë evropiane Josep Borrell për të diskutuar "të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve”, siç thuhet në një komunikatë të BE-së. 

"Rritja e retorikës nxitëse kohëve të fundit nga ana e zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, në veçanti deklaratat rreth luftës dhe konfliktit në Ballkanin Perëndimor paraqesin shqetësim të madh. Politikanët e lartë nga të dyja palët do të cilësohen përgjegjës për çfarëdo përshkallëzimi që mund të çojë deri tek ndonjë rritje e tensioneve dhe potencialisht në dhunë në rajon”, thuhet në një deklaratë për mediat të zëdhënësit të BE, Peter Stano.  BE kërkon të dyja palët duhet "menjëherë t'i japin fund armiqësive mes tyre dhe deklaratave nxitëse, si dhe të veprojnë me përgBorrell: Zgjidhja e raporteve Kosovë-Serbi vetëm me dialogjegjësi”.

Kurti: Pati rrezik për përshkallëzim të situatës në konflikt të armatosur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, disa ditë më parë tha se "më datën 31 korrik, kur serbët lokal vendosën barrikada në rrugë "pati rrezik për përshkallëzim të situatës në konflikt të armatosur në veri të Kosovës. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nga ana tjetër tha se ai "ka informacione për plane se në veri të Kosovës po përgatitet "likuidimi i popullit tonë”, duke iu referuar serbëve që jetojnë në Kosovë. Këto deklarime dhe zhvillimet që ndodhën në veri të Kosovës me 31 korrik, nxitën Bashkimin Evropian të reagojë duke thënë se BE-ja pret që dy liderët të diskutojnë të gjitha temat sfiduese në takimin e radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, të ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell.

"Bashkimi Evropian rikujton se arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese për normalizimin e plotë të raporteve kërkon një klimë, e cila do t'i kontribuonte kthimit të besimit, pajtimit dhe raporteve të mira, ku marrëveshjet e së kaluarës respektohen dhe implementohen në tërësi, dhe ku veprimet e deklaratat të cilat nuk janë në përputhje me interesat e përgjithshme dhe qëllimet strategjike të rajonit nuk kanë vend”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Stoltenberg në takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiç

Një ditë para takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg më 17 gusht do të takojë ndarasi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Më pas do të ketë konferenca për media. Pas zhvillimeve të 31 korrikut në veri të Kosovës, Stoltenberg tha se "NATO-ja me misionin e saj në Kosovë, KFOR, është e përgatitur të ndërhyjë nëse do të rrezikohej stabiliteti në vend”. "Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zgjidhin mospajtimet përmes demokracisë. Misioni i NATO-s, KFOR, bazuar në mandatin e Kombeve të Bashkuara, qëndron i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti”, shkroi në Twitter Stoltenberg, pas një bisede telefonike që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe ku tha se ka biseduar lidhur me "tensionet e fundit në veriun e Kosovës”.

Më 31 korrik serbët lokalë vendosën barrikada në veri të Kosovës duke  kundërshtuar kështu një vendim të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë në dokumente udhëtimi dhe targa të makinave. Pas ndërhyrjes ndërkombëtare, qeveria e Kosovës vendosi që  vendimin e reciprocitetit ta shtyjë për një muaj deri më 1. shtator, ndërkohë që serbët lokal hoqën barrikadat nga rrugët./DW

takimi kosove-serbi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet