LIVE UPDATES
Bota

Jo viza turistike për rusët sa kohë ka luftë në Ukrainë

Vendet e BE edhe në debatin mbi vizat turistike për rusët po bëjnë atë që dinë më mirë, të mos veprojnë në unitet, kritikon Miodrag Soric. Ai kërkon një qëndrim i njësuar, edhe pse duhet të ketë përjashtime për vizat.

15 Gusht 2022, 08:52 Nga k.m.
Jo viza turistike për rusët sa kohë ka luftë në
Foto ilustruese

Diskutimi sapo është ndezur: A është e mundur që qytetarët rusë si turistë të bëjnë pushime në Spanjë apo Francë, në një kohë që ushtria ruse në Ukrainë vret mijëra gra dhe fëmijë? Në asnjë mënyrë mendojnë gjithnjë e më shumë vetë në BE.

Vërtet, vendet e hapësirës Shengen duhet t'ua mohojnë rusëve vizat turistike deri në një moment tjetër. Të paktën për sa kohë që Moska mban të pushtuara pjesë të Ukrainës. Pasi deri më tani miliona rusë e mbështesin luftën, ose bëjnë sikur ata nuk kanë asnjë lidhje me këtë pushtim me armë. Atyre u duhet bërë e qartë, se kështu ata nuk janë të mirëpritur në Europë. Për shumë moskovitë ndoshta është normale të shijojnë jetën në kafene e restorante në një kohë që bashkëvendasit e tyre i lyejnë duart me gjak, po në botën e civilizuar kjo nuk është normale.

Padrejtësi që duhet pranuar

Sigurisht: T'ua mohosh në mënyrë të përgjithshme vizën turistike rusëve është të paktën pjesërisht e padrejtë. Sepse kjo prek edhe të pafajshmit, njerëz që nuk e mbështesin luftën në Ukrainë, por nuk kanë guximin të protestojnë kundër saj. Por "dëme të tilla kolaterale" është vështirë t'i pengosh.

Edhe argumenti që përdoret, se në një rast të tillë rusët do të kërkojnë më shumë mbështetje tek Kremlini. Le ta kërkojnë. Po pushime në Cote'd Azur apo blerje në bulevardin Champs Elysee nuk duhet të ketë për momentin. Ajo që mbetet është shija e keqe e të qenurit "ulur në bankën e të akzuarit". Por pikërisht kjo duhet arritur si efekt. Sepse rusët në një kohë të tillë lufte nuk duhet të trajtohen më si një popull normal, ashtu si u trajtuan gjermanët në vitet 1930 deri në 1945 dhe në vitet që pasuan.

Nga ana tjetër për fundin e vizave turistike flasin edhe aspekte të sigurisë. Me një vizë të tillë udhëtoi rusi Vadim Kraskov në Berlin për të vrarë pa iu dridhur syri një azilkërkues nga Gjeorgjia, me gjasë me porosi të shërbimit sekret FSB. Kjo e bën Rusinë, si e kanë përcaktuar edhe politikanë gjermanë për çështjet e jashtme, "shtet të terrorit". Europa duhet mbrojtur nga një shtet i tillë.

Rregulla të njësuara për të gjitha shtetet e zonës Shengen

E megjithatë persona të veçantë nga Rusia duhet të kenë mundësinë të vijnë sërish në tokën europiane. Gjermania dhe Europa kanë një problem demografik dhe shumë sipërmarrje kërkojnë prej vitesh fuqi të kualifikuar punëtore. Në vitet e kaluara miliona rusë, të rinj të kualifikuar mirë janë larguar nga vendi. Kjo duhet mbështetur. Edhe studentë rusë apo studiues që duan të vazhdojnë punën të lirë në perëndim mund të vjnë. Opozitarë rusë po ashtu. Në një kuadër të caktuar duhet të jenë të mundura edhe vizitat për arsye familjare.

Rëndësi ka që qeveritë e vendeve të BE të aplikojnë të njëjtat rregulla, ashtu si edhe kur të vijë dita tek heqja e sanksioneve, nëse arrihet një paqe e përhershme. Prej muajsh shumica e gjermanëve e mbështet furnizimin me armë të rënda në Ukrainë. Një pakicë është kundër, të paktën duke iu referuar historisë gjermane. Pikërisht këta do ta përshëndesnin mohimin e vizave turistike për rusët. Një formë e tillë sanksionimi tregon shpejt efekt, e nuk kushton jetë njeriu.

Ndalimin e vizave turistike nuk mund ta injorojnë as mediat që flasin njësoj në Rusi. Në fillim ato do të tallen me këtë, pastaj do t'u rendisin rusëve favoret që ke, kur je në vendlindje. Si atëherë në Bashkimin Sovjetik. Dhe do të thonë në fund, se kafenetë dhe restorantet e Moskës pikërisht për këtë do të vezullojnë më shumë.../DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion