“Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit”/ Rama: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenët dhe as për oligarkët
“Zvicrën e vogël e keni ju këtu në duar”/ Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin...
“Zvicrën e vogël e keni ju këtu në duar”/ Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin...
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Ai e akuzoi atë se synon të kontrollojë një rrugë jetike ndërkombëtare dhe u bëri thirrje edhe vendeve të tjera që të ndajnë barrën e mbrojtjes së transportit detar global.
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Irani po përpiqet ta përdorë Ngushticën e Hormuzit si “mjet presioni ndaj botës”.
Ai e akuzoi atë se synon të kontrollojë një rrugë jetike ndërkombëtare dhe u bëri thirrje edhe vendeve të tjera që të ndajnë barrën e mbrojtjes së transportit detar global.
Duke folur para gazetarëve, para nisjes për një takim në Filipine, Rubio tha se operacionet ushtarake amerikane janë të përqendruara vetëm në ndalimin e sulmeve iraniane ndaj anijeve tregtare dhe në dobësimin e aftësisë së Teheranit për të kërcënuar trafikun detar.
“Është e qartë se Irani, ose të paktën disa njerëz në Iran, duan ta kontrollojnë Ngushticën dhe ta përdorin atë si mjet presioni ndaj botës”, tha Rubio.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bëjnë atë që është e nevojshme për të mbrojtur transportin detar global, por edhe vendet e tjera duhet të fillojnë të kontribuojnë, qoftë me pajisje, qoftë me mjete financiare, për ta ndarë këtë barrë”, shtoi ai.
Sipas tij, Uashingtoni nuk mund të mbetet i vetmi përgjegjës për sigurimin e një prej rrugëve më të ngarkuara tregtare detare në botë.
“Nuk është detyrë e Shteteve të Bashkuara që ta mbrojnë përgjithmonë transportin detar të të gjithë planetit”, tha Rubio.
Rubio tha se fushata aktuale ushtarake amerikane ka në shënjestër vetëm kapacitetet iraniane që po përdoren për të lëshuar raketa dhe dronë ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit.
Ai e përshkroi Ngushticën si një rrugë ndërkombëtare që duhet të mbetet e hapur.
“Arsyeja e vetme pse Shtetet e Bashkuara po kryejnë sulme, është goditja e kapaciteteve iraniane që po përdoren për të sulmuar transportin tregtar global”, tha ai.
Sipas tij, forcat amerikane kanë arritur ta zvogëlojnë aftësinë e Iranit për të goditur anije dhe shumë sulme janë parandaluar para se të kryheshin.
“Ju dëgjoni për anijet që janë goditur. Por, nuk dëgjoni për ato që janë mbrojtur dhe për sulmet që Irani nuk ka arritur t’i kryejë”, tha Rubio.
Duke përsëritur se Uashingtoni mbetet i hapur për negociata, Rubio tha se diplomacia do të kërkonte një ndryshim të vërtetë në sjelljen e Teheranit.
“Ne jemi gjithmonë të hapur për diplomaci. Por, ajo duhet të jetë e vërtetë. Duhet të jetë një marrëveshje që ata janë të gatshëm ta respektojnë”, tha ai.
Rubio e akuzoi Iranin se ka shkelur mirëkuptimet e mëparshme, duke vazhduar sulmet ndaj anijeve në vend se ta rihapte Ngushticën e Hormuzit.
“Sjellja e tyre duhet të ndryshojë që të ndryshojë edhe e jona”, tha ai, duke shtuar se Teherani vazhdon të dërgojë sinjale përmes kanaleve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta se është i interesuar për negociata, ndërkohë që vazhdon sulmet me raketa dhe dronë.
Rubio tha se, brenda udhëheqjes iraniane, duket se po thellohen ndarjet mes zyrtarëve që kërkojnë lehtësim ekonomik përmes diplomacisë dhe vijës së ashpër që dëshiron ta vazhdojë përballjen ushtarake.
“Ka një ndarje në rritje mes atyre që e kuptojnë se ekonomia e tyre është në gjendje të rëndë dhe të tjerëve që kanë një qasje shumë luftarake dhe vazhdojnë të lëshojnë raketa”, tha ai.
Rubio tha se Uashingtoni do t’i mirëpriste negociatat nëse zërat më pragmatikë do të fitonin më shumë ndikim në Teheran, por paralajmëroi se vazhdimi i përballjes do ta thellonte krizën ekonomike të Iranit.
“Nuk mendoj se kjo do të jetë mirë për Iranin”, tha Rubio, duke e përshkruar ekonominë e vendit si të rrënuar, me inflacion të lartë, mungesa të ushqimeve dhe karburanteve, rënie të të ardhurave dhe probleme të rënda të brendshme.
Rubio, po ashtu, e akuzoi udhëheqjen iraniane se po i përdor burimet për të mbështetur grupe si Hezbollahu, Hamasi dhe milicitë rajonale, në vend se të investojë te populli i saj.
Sipas tij, brenda Iranit, përfshirë edhe mes disa zyrtarëve qeveritarë, po rritet vetëdija se drejtimi aktual i vendit nuk është i qëndrueshëm.
“Nëse hapet dera për diplomaci, ne do ta mirëpresim”, tha Rubio./REL
IRAN- Eksportet e naftës dhe gazit nga Gjiri Persik po përballen sërish me pengesa, ndërsa konflikti mes SHBA-së dhe Iranit po a...
TIRANË– Finalja e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës është shoqëruar me një moment të paz...
TURQI- Anija mallrash "GOLDEN LEO" me pronësi turke u godit dje nga një sulm me raketa në portin e Odesës, duke shkaktuar një shp&eum...
IRAN- Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ka sulmuar Iranin për të nëntën natë radhazi, me synimin p&...
Foto ilustruese KANADA- Qeveria kanadeze ka njoftuar vendosjen e një mase të përkohshme për të parandaluar përhapjen e epidem...
Trumpip- Infantino SHBA- Presidenti Donald Trump zuri vendin e tij në finalen e Kupës së Botës në stadiumin e New York New Je...
çfarë u sekuestrua GREQI- Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal të përbërë nga dy shtetas t&...
PERU- Të paktën gjashtë persona u vranë dhe 21 u plagosën pasi dy tërmete me magnitudë 5.1 dhe 3.7 të ...
Hakeri TAJLANDË- Në shtator të vitit 2024, ekspertët holandezë të sigurisë kibernetike zbuluan se dikush kishte dep...
Foto ilustruese IZRAEL- Kolonët izraelitë kanë sulmuar gjatë natës fshatin Al-Tuwani në Bregun Perëndimor të pushtu...