LIVE UPDATES
Bota

Super-armët amerikane në Ukrainë, flet për “VOA” ish-zëdhënësi i Pentagonit: SHBA e angazhuar të mbështesë Ukrainën

24 Qershor 2022, 16:32 Nga k.m.
Super-armët amerikane në Ukrainë, flet për “VOA”
John Kirby

Shtetet e Bashkuara janë të përqëndruara që të sigurohen se Ukraina mund të vazhdojë të mbrojë veten dhe sovranitetin e saj, tha ish-zëdhënësi i Pentagonit dhe koordinatori për komunikim i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby në një intevistë për Zërin e Amerikës. Ai përmendi faktin se Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh i Ukrainës dhe se dërgesat në armëve e ndihma financiare po pengojnë përparimin e forcave ruse në terren. Zoti Kirby tha se SHBA-të duan që Ukraina të fitojë luftën, por ai shtoi se autoritetet ukrainase janë ato që përcaktojnë se si duhet të përkthet ajo për vendin, në një kohë kur rajoni i Donbasit rrezikon të përballet me luftime për një kohë të gjatë.

Ish-zëdhënësi i Pentagonit, tashmë koordinator për komunikimin strategjik në Këshillin e Sigurisë Kombëtare John Kirby, thotë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë Ukrainën në luftën kundër Rusisë, me aq sa kanë mundësi dhe sa më shpejt të munden. Në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Kirby thotë se qëllimi i dërgesave në armë e ndihmave financiare është që Kievi të sigurojë aftësi mbrojtëse nga agresioni rus.

“Jemi të përqëndruar që të sigurohemi se Ukraina mund të vazhdojë të mbrojë veten, sovranitetin, popullin dhe integritetin territorial të saj”, tha ai.

Në përgjigje të kritikave se Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera perëndimore nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta ndihmuar Kievin, zoti Kirby theksoi se Uashingtoni është dhuruesi më i madh i ndihmave për ushtrinë ukrainase dhe se sistemet e dhuruara, sikurse sistemi i lëvizshëm i artilerisë raketore “HIMARS”, armët e vogla dhe municionet po pengojnë me sukses përparimin e forcave ruse në terren.

“Ne jemi padyshim dhuruesi më i madh i ndihmave për sigurinë e Ukrainës sesa çdo komb tjetër në botë, me pothuajse 6 miliardë dollarë të dhuruara që nga fillimi i sulmit. Pra, shumë dërgesa po futen atje dhe presidenti e ka bërë të qartë se ne jemi të përkushtuar që ndihmat të vazhdojnë”, tha zoti Kirby.

Pas dështimit për marrjen nën kontroll të Kievit, Kremlini njoftoi se do ta përqëndrojë sulmin e saj në lindje të Ukrainës.

Zoti Kirby tha se ekziston mundësia që rajoni i Donbasit të përballet me luftime për një kohë të gjatë.

“Duhet të kujtojmë se kjo është një pjesë e Ukrainës për të cilën rusët dhe ukrainasit kanë luftuar nga viti 2014. Ne e shohin 24 shkurtin si një pikë kthese, dhe ishte, por ushtarët ukrainas po vriteshin dhe po luftonin për vendin e tyre prej vitesh. Pra, kjo është një pjesë e vendit që të dyja ushtritë e njohin mirë. Rusët po përparojnë, por jo në mënyrë të qëndrueshme. Ukrainasit po rezistojnë. Sigurisht se mund të përfundojë në një konflikt të zgjatur”.

Marrja e plotë e kontrollit nga Rusia në rajonin e Donbasit, do të shënonte një fitore strategjike për Moskën, e cila do të krijonte një lidhje mes Rusisë dhe Krimesë, ishullin që Rusia e aneksoi më 2014. Por çfarë mund të konsiderohej fitore për Ukrainën, në një situatë kur luftimet në rajonet lindore mund të vazhdojnë? Zoti Kirby thotë se përgjigjja u takon autoriteteve në Kiev.

“Duam që Ukraina të ketë sukses në fushën e betejës dhe në tryezën e negociatave, nëse do të vijë momenti. Natyrisht, tani nuk jemi në atë fazë. Por ne besojmë se është Presidenti Zelenskyy është ai që mund ta përcaktojë se si do të duhet të duket fitorja. Është vendi i tij. Ai është komandanti i përgjithshëm i forcave ukrainase dhe ne e respektojmë këtë. Ndryshe nga rusët, ne respektojmë vendimin e votuesve ukrainas për ta zgjedhur atë”, tha zoti Kirby.

I pyetur nëse agjencitë amerikane të zbulimit kanë informacione të mjaftueshme rreth operacioneve ukrainase, zoti Kirby tha se marrëdhëniet me ushtrinë ukrainase janë të forta dhe se autoritetet amerikane janë në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ai tha se qëllimi është që të kuptohen më mirë nevojat e Ukrainës në luftë. Zoti Kirby shtoi se Ukraina ka qenë e hapur dhe e sinqertë me Shtetet e Bashkuara dhe mbarë botën rreth situatës në vend. Lufta në Ukrainë do të jetë një nga temat kryesore të takimit të nivelit të lartë të NATO-s që mbahet më 29 dhe 30 qershor në Madrid./VOA

john kirby shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj