LIVE UPDATES
Bota

Rusia: 959 ushtarë ukrainas dorëzohen në Mariupol

Një zëdhënës i ministrisë ruse të mbrotjes u tha gazetarëve se 694 ushtarë ishin dorëzuar gjatë 24 orëve të fundit.

18 Maj 2022, 22:14 Nga DOSJA
Rusia: 959 ushtarë ukrainas dorëzohen në Mariupol
ushtaret

RUSI- Ministria ruse e mbrojtjes tha të mërkurën se 959 ushtarë ukrainas janë dorëzuar këtë javë në bastionin e fundit të qytetit të rrethuar të Mariupolit. Një zëdhënës i ministrisë ruse të mbrotjes u tha gazetarëve se 694 ushtarë ishin dorëzuar gjatë 24 orëve të fundit.

Zyrtarët ukrainas nuk i kanë konfirmuar shifrat. Zëvendësministrja ukrainase e mbrojtjes, Anna Malyar, tha të hënën se më shumë se 260 luftëtarë kishin lënë rrënojat e fabrikës së çelikut, “Azovstal”, dhe ishin dorëzuar tek forcat ruse, që ishte në përputhje me shifrat e dhëna nga Rusia.

Rusia e quajti këtë një dorëzim masiv. Ndërsa ukrainasit thanë se garnizoni i tyre e kishte përfunduar misionin e tij.

“Qëllimi ishte që djemtë tanë, të cilët mbrojtën me heroizëm qytetin dhe frenuan armikun në Mariupol, të mos lejonin kalimin e trupave ruse nëpër Mariupol”, i tha kryetari i bashkisë së Mariupolit Vadym Boychenko Shërbimit në gjuhën ukrainase të Zërit të Amerikës. "Ata shpëtuan kombin, ata lejuan Forcat e Armatosura të Ukrainës të përgatiteshin dhe qytetet e tjera të përgatiteshin më shumë për këtë luftë të tmerrshme që tashmë kishte përfshirë Ukrainën", shtoi ai.

Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me luftëtarët e dorëzuar ukrainas. Një zyrtar rus hodhi dyshime mbi mundësinë e një shkëmbimi në shkallë të gjërë të të burgosurve.

Pushtimi i Mariupolit, një qytet përgjatë bregut verior të Detit Azov që para luftës kishte 430,000 banorë, do të ishte suksesi më i madh i Moskës në ofensivën e saj gati tre-mujore kundër Ukrainës.

Por, Rusia po lufton për të pushtuar më shumë territor në Ukrainën lindore dhe nuk ka arritur ta rrëzojë qeverinë e presidentit Volodymyr Zelenskyy, ose të marrë kryeqytetin e vendit, Kievin.

Ukraina vlerëson se 20,000 civilë janë vrarë nga bombardimet që e kanë kthyer në gërmadhë pjesën më të madhe qytetit të Mariupolit. Ajo që ka mbetur prej tij ndodhet midis territorit rus dhe gadishullit të Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, u tha gazetarëve të martën se është "e vështirë të dihet" se çfarë nënkupton ndërprerja e operacioneve luftarake në Mariupol.

"Ne kemi folur gjatë për rëndësinë e Mariupolit si një port i madh ekonomik në Detin Azov dhe për rëndësinë e tij gjeografike për luftimet në lindje", tha zoti Kirby.

Ai shtoi se Rusia ka një qëllim të qartë "për të rrethuar dhe pushtuar Donbasin dhe pjesën lindore të vendit", por se "ata nuk e kanë arritur qëllimin e tyre".

Suedia dhe Finlanda paraqitën kërkesat e tyre për t'u anëtarësuar në NATO të mërkurën në Bruksel, ku ambasadorët e të dyja vendeve u takuan me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Kjo është një ditë e mirë në një moment kritik për sigurinë tonë”, u tha Stoltenberg gazetarëve. “Faleminderit shumë për dorëzimin e kërkesave të Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO. Çdo vend ka të drejtë të zgjedhë rrugën e tij. Ju të dy keni bërë zgjedhjen tuaj pas proceseve të plota demokratike dhe unë mirëpres ngrohtësisht kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t'u anëtarësuar në NATO”.

Ky është një reagim ndaj sulmit rus në Ukrainë dhe përbën ndryshim të madh si për Suedinë ashtu edhe për Finlandën, të cilat kanë qëndruar për një kohë të gjatë jashtë aleancave të tilla.

Kërkesat e tyre duhet të miratohen nga 30 vendet anëtare të NATO-s. Turqia, vend anëtar i NATO-s, ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj anëtarësimit të këtyre dy vendeve në aleancën ushtarake perëndimore. Presidentit Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Suedinë dhe Finlandën për strehim të "terroristëve" dhe vendosje të sanksioneve ndaj Turqisë.

Diskutimi i qëndrimit të Turqisë do të vazhdojë të mërkurën ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pret në një takim Nju Jork ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price u tha gazetarëve të martën se pas bisedimeve me aleatët e NATO-s ka "konsensus të fortë" për pranimin e Suedisë dhe Finlandës dhe se "ne jemi të sigurt se do të jemi në gjendje ta ruajmë këtë konsensus".

Marrë nga VOA  

Sondazh

Poll

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare