Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministri i Brendshëm ukrainas, Ihor Klymenko, fillimisht tha se gjashtë njerëz u vranë, përfshirë një zyrtar policor.

UKRAINË- Rusia i kreu dy sulme të shtunën kundër një spitali në rajonin kufitar të Ukrainës, Sumi, duke i vrarë së paku nëntë njerëz dhe duke i plagosur 12 të tjerë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i dënoi sulmet, duke thënë se Rusia “po kryen luftë kundër spitaleve”.
Ai shkroi në X se ekipet ukrainase të shpëtimit “janë duke bërë gjithçka për t’u ofruar ndihmën e nevojshme qytetarëve tanë”.
Ministri i Brendshëm ukrainas, Ihor Klymenko, fillimisht tha se gjashtë njerëz u vranë, përfshirë një zyrtar policor.
“Si pasojë e sulmit të parë, një person u vra dhe disa kate të spitalit u shkatërruan”, tha Klymenko në Telegram, duke shtuar se ekipet e shpëtimit po i evakuonin pacientët nga spitali, Rusia kreu edhe një sulm tjetër.
Më herët, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se mbrojtja e tyre ajrore rrëzoi 69 nga 73 dronët e lëshuar nga Rusia në rajonet ukrainase në mëngjesin e 28 shtatorit.
Rusia gjithashtu lëshoi dy raketa balistike dhe dy raketa lundruese në Ukrainë, thanë Forca Ajrore, duke shtuar se dy raketat e lundrimit u rrëzuan.
Administrata ushtarake e Kievi tha se 15 dronë rusë u rrëzuan në periferi të kryeqytetit ukrainas.
Vala e re e sulmeve ruse ndodhi një ditë pasi presidenti Zelensky u takua me kandidatin republikan për president dhe ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në mes të tensioneve mbi atë që kritikët e quajnë qëndrimin prorus të ish-presidentit.
"Një takim shumë domethënës me Donald Trump", shkroi Zelensky në Telegram pas bisedimeve më 27 shtator në Trump Tower në Nju Jork.
"I paraqita atij Planin e Fitores. Ai shpjegon në detaje situatën në Ukrainë dhe pasojat e luftës për popullin tonë. Diskutuam shumë detaje", shtoi ai.
Duke qëndruar pranë Zelenskyt para bisedimeve, Trump tha se nëse zgjidhet në nëntor "do të punojmë me të dyja palët" për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
"[Kam] marrëdhënie shumë të mira [me Zelensiny], dhe gjithashtu kam marrëdhënie shumë të mira, siç e dini, me presidentin Putin", tha Trump./REL
hassan nasrallah LIBAN- Izraeli tha të shtunën se ka vrarë udhëheqësin e Hezbollahut Hassan Nasrallah, duke i dhënë godi...
hassan nasrallah LIBAN- Hassan Nasrallah, të cilin Izraeli pretendon se e vrau në një sulm në Bejrutin jugor, e ktheu Hezboll...
lideri i hezbollahut LIBAN- Ushtria izraelite ka deklaruar sot se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah është vrarë nga sulmet e djeshme iz...
droga KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë dhe Prokurorin...
rruga e afrim bunjakut KOSOVË- Fshati Basnjkë në veri të Kosovës mori rrugën e tij të parë: Rruga tani quhet Afrim ...
sulmet LIBAN- Për disa orë gjatë natës, ushtria izraelite kreu një valë sulmesh ajrore në Dahieh, bastion i Hezbollahut ...
boris johnson BRITANI- Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson ka rrëfyer në librin e tij të ardhshëm se ka konsideruar një ...
david kostelancik SHBA- I nominuari nga presidenti amerikan Joe Biden për ambasador në Shqipëri, David J. Kostelancik duhet të pres&eum...
bombardimet LIBAN- Izraeli ka vijuar gjatë gjithë natës me bombardimet në Bejrut. Sulmet kanë përfshirë periferin&e...
lloyd austin SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, paralajmëroi të premten për pasoja shkatërruese nëse Izraeli anga...