LIVE UPDATES
Bota

Rusia dhe NATO: Manovra të flotave njëkohësisht në Baltik

Paralelisht me stërvitjen e marinës së NATO-s në Detin Baltik edhe Rusia teston anijet dhe avionët luftarakë. Rusia pretendon se e ka neutralizuar ofensivën e madhe ukrainase në jug të rajonit Donjeck.

6 Qershor 2023, 08:08 Nga I.A
Rusia dhe NATO: Manovra të flotave njëkohësisht në Baltik
Ushtare

RUSI- NATO dhe Rusia gjatë dy javëve të ardhshme do të testojnë paralelisht flotat e tyre në Detin Baltik. Në manovrën e drejtuar nga SHBA-ja "Baltops" marrin pjesë 50 anije dhe barka dhe 45 avionë me gjithsej 6500 ushtarë nga vendet e NATOS dhe Suedia.

Flota ruse e Detit Baltik të hënën (05.06) vuri në dukje, se njëkohësisht do të stërvisë 40 anije, 50 avionë luftarake dhe 3500 ushtarë. NATO nuk ishte informuar më parë zyrtarisht për këtë. Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, nuk pret, që të ketë acarim të situatës mes dy palëve prej këtyre manovrave.

"Nuk druaj për një gjë të tillë", tha ai gjatë një vizite në fregatën "Mecklenburg-Vorpommern" para brigjeve të Detit Baltik në Rostock. "Do të veprohet me shumë përgjegjësi nga ana e forcave tona." Kancelari e konsideron këtë stërvitje të NATO-s si sinjal të forcës ndaj Rusisë: "Eshtë natyrisht edhe një shenjë, se me këtë manovër, po bëjmë një stërvitje, që tregon se e kemi forcën, për të organizaur mbrojtjen e aleancës dhe të vendit. E kjo do të kuptohet me të."

Rusia me gjasë e ka neutralizuar ofensivën e madhe ukrainase

Forcat e armatosura ruse, sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë e kanë neutralizuar një ofensivë të madhe ukrainase në jug të rajonit Donjeck. "Në mëngjesin e 4 qershorit armiku nisi një ofensivë në shkallë të gjerë në pesë sektorë të frontit në jug të Donjeckut", njoftoi ministria në kanalin e lajmeve Telegram. "Armiku nuk i arriti qëllimet, nuk pati sukses." Rreth 250 ushtarë ukrainas janë vrarë.

16 tanke ukrainase, tre tanke mbrojtëse dhe 21 automjete të blinduara luftarake janë shkatërruar. Ministria publikoi një video, që tregon se si disa automjete të blinduara ukrainase pas të shtënave shpërthejnë në një fushë. Nga një palë e pavarur këto të dhëna nuk janë verifikuar.

Nëse kemi të bëjmë me luftime në fillim të ofensivës së madhe, që po e planifikon prej muajsh Ukraina, kjo ende nuk është e qartë. Në raportimin ditor të shtabit të përgjithshëm ukrainas bëhet fjalë vetëm, se ka pasur 29 shkëmbime luftarake në rajonet lindore Donjecks dhe Luhansk. Qendra për komunikim strategjik nuk është shprehur lidhur me dekalrimet ruse, por e akuzoi Rusinë për gënjeshtra: Për të irrituar ukrainasit dhe popullsinë ruse, jepen informacione të rreme lidhur me ofensivë, e madhe dhe humbjet në ushtrinë ukrainase, thuhet nga pala e Ukrainës.

Marrë nga DW

nato  olaf scholz

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet