31 Korrik 2022, 12:57
Nga I.A
Foto Ilustruese
RUSI- Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka ftuar Kombet e Bashkuara dhe Kryqin e Kuq Ndërkombëtar që të hetojnë burgun ku dhjetëra të burgosur ukrainas të luftës u vranë gjatë kësaj jave. Burgu ku ndodhi sulmi gjendet në territorin e kontrolluar nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.
“Rusia zyrtarisht ka ftuar ekspertët e OKB-në dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar që të përfshihen në një hetim të paanshëm lidhur me sulmin në qendrën e paraburgimit në Olenivka, ku u vranë një numër i madh i të burgosurve ukrainas të luftës”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes përmes një deklarate të publikuar më 31 korrik.
Para kësaj deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes, zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, tha se kjo organizatë do të dërgonte hetues në burgun në qytetin Olenivka, ku ndodhi sulmi, pasi Rusia dhe Ukraina ishin pajtuar për një gjë të tillë.
Rusia dhe Ukraina ia kanë hedhur fajin njëra-tjetrës për sulmin, që autoritetet ruse dhe separatistët pro-rusë në rajonin e Donjeckut tha se la të vrarë 53 të burgosur të luftës dhe la të plagosur 75 të tjerë. Më 30 korrik, Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi një listë prej 48 emrash të luftëtarëve ukrainas nga mosha 20 deri në 62 vjeç, që u vranë në sulm.
Rusia pretendon se të burgosurit e luftës u vranë nga një sulm ukrainas me raketat që Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar. Ushtria ukrainase mohon këto pretendime dhe akuzon rusët në rajonin e Donjeckut për sulmin ndaj burgut dhe siç kanë thënë nga Kievi, sulmi është kryer për të fshehur torturat dhe ekzekutimet e ukrainasve në këtë burg.
Marrë nga REL
okb lufta ukraine-rusi
Bota
31 Korrik 2022, 12:47
d.a.
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, tha se n...
Bota
31 Korrik 2022, 12:41
d.a.
Foto ilustruese
Mbulesa e vogël e dëborës dhe shkrirja e akullnajave me një ritëm alarmues në valët e të nxehtit t&...
Bota
31 Korrik 2022, 12:39
A.B
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden është infektuar sërish me Covid-19. Pas lajmit të bujshëm ka reaguar vetë ...
Bota
31 Korrik 2022, 12:24
I.A
GREQI- Një krim i ri ka tronditur Kretën mëngjesin e sotëm. Protothema shkruan se sipas informacioneve të para, një bashk&e...
Bota
31 Korrik 2022, 12:03
I.A
UKRAINË- Ushtria ukrainase thotë se ka vrarë dhjetëra ushtarë rusë në luftimet në jug, duke përfshirë rajoni...
Bota
31 Korrik 2022, 12:03
s.s
Princ William dhe Kate Middleton
BRITANI- Një video e çiftit mbretëror, Princ William dhe Kate Middleton është bër&eum...
Bota
31 Korrik 2022, 12:02
d.a.
Sanchez dhe Abazoviç
MAL I ZI- Është mbajtur sot takimi mes kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe kryeministri...
Bota
31 Korrik 2022, 11:53
d.a.
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbledhur sot në një takim Këshillin e Sigurisë së Kosovës, p&...
Bota
31 Korrik 2022, 11:46
I.A
Avioni
DROPULL- Vatra e zjarrit në bashkinë Dropull është shuar. Mësohet se pas ndërhyrjes së dy avionëve nga ...
Bota
31 Korrik 2022, 11:38
d.a.
Vucic
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ...