Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas agjencisë japoneze të lajmeve Kyodo, Grupi i Shtatë vendeve kryesore industriale po shqyrton një ndalim pothuajse total të të gjitha eksporteve në Rusi.
RUSI- Rusia ka kërcënuar të anulojë një nismë që mundëson eksportimin e sigurt të grurit nga portet ukrainase të Detit të Zi për në tregjet botërore. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton se kërcënimi vjen pasi anëtarët e Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara paralajmëruan se mund të vendosin sanksione të mëtejshme ndaj Moskës për agresionin e saj në Ukrainë.
Sipas agjencisë japoneze të lajmeve Kyodo, Grupi i Shtatë vendeve kryesore industriale po shqyrton një ndalim pothuajse total të të gjitha eksporteve në Rusi. Ish-presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev tha të dielën se nëse një ndalim i tillë ndodh, Moska do të anulojë Nismën e Drithrave të Detit të Zi.
Marrëveshja – e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia – mundëson eksportin jetik të grurit nga portet e Detit të Zi të Ukrainës në tregjet botërore përmes inspektimit të përbashkët të anijeve në një objekt në Stamboll.
Ukraina është prodhuesi i pestë më i madh i drithrave në botë. Rreth 28 milionë tonë drithë janë eksportuar sipas marrëveshjes që nga korriku. Ekspertët paralajmërojnë se anulimi i marrëveshjes mund të ketë një ndikim shkatërrues mes një krize globale ushqimore.
“Nëse marrëveshja e Detit të Zi nuk rinovohet dhe Ukraina nuk mund të eksportojë, atëherë çmimet e mallrave ushqimore do të rriteshin ndjeshëm përsëri”, thotë Ian Mitchell me Qendrën për Zhvillim Global.
Rusia kishte bërë të ditur muajin e kaluar se mund të mos e rinovonte marrëveshjen e grurit përtej afatit të skadimit të saj më 18 maj.
Moska thotë se një "memorandum mirëkuptimi" i veçantë, por paralel, për të cilin ra dakord me Kombet e Bashkuara, për të ndihmuar sektorin bujqësor të Rusisë përballë sanksioneve perëndimore, po dështon.
"Praktikisht asgjë nuk është bërë për heqjen e pengesave për eksportin e plehrave kimike dhe drithërave ruse", tha ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov.
Pavarësisht këtij pretendimi, shifrat tregojnë se eksportet ruse të grurit në fakt janë dyfishuar gjatë vitit të kaluar.
Ndër kërkesat e Kremlinit janë kthimi i Bankës Bujqësore Ruse në sistemin global të pagesave SWIFT…rifillimi i furnizimeve me makineri bujqësore në Rusi dhe heqja e kufizimeve në sigurimin dhe qasjen në porte për anijet dhe ngarkesat ruse.
“Sigurisht që këto kërkesa nuk mund të përmbushen plotësisht. Dhe rusët e dinë këtë. Ata përsëri po përpiqen të përdorin ushqimin për të marrë të gjitha lëshimet që mund të marrin. Ata po e bëjnë këtë në një kohë kur është pothuajse e sigurt se ne do të shohim një rritje të konfliktit, me ukrainasit që po përpiqen të zmbrapsin forcat ruse nga pozicionet e tyre”, thotë Stephen Flynn në Universitetin “Northeastern”.
Çfarë ndodh nëse Rusia anulon nismën e drithit?
“Nëse Rusia vendos qartë të jetë agresive dhe të minojë zonat ku lëvizin anijet, apo t’i vërë në shënjestër anijet transportuese, atëherë ato nuk do të lëvizin dhe tarifat e sigurimit do të shkonin shumë të larta. Pronarët e anijeve do të vendosnin të mos hyjnin në Detin e Zi. Dhe kjo do të bllokonte transportin e drithërave”, thotë Stephen Flynn në Universitetin “Northeastern”.
Kombet e Bashkuara dhe G-7 i kanë kërkuar Rusisë të rinovojë nismën e grurit – duke paralajmëruar se çdo ndërprerje mund të rrisë ndjeshëm çmimet e ushqimit dhe të rrezikojë jetët në vendet më të varfra të botës.
Marrë nga VOA
Lituani LITUANI- Lituania ka miratuar sot në Parlament disa ndryshime në Ligjin e saj për Kufijtë Shtetëror dhe Mbrojtjen e ...
KEK KOSOVË- Opozita kërkon shkarkimin e drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i cili ...
Foto ilustruese JAPONI- Ministria e shëndetësisë e Japonisë ka miratuar pilulën e parë të abortit në vend, du...
Evakohen njerëzit në Sudan SUDAN- Ukraina kreu një operacion të suksesshëm shpëtimi për 138 njerëz nga Sudani...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se në seancën e së martës të ...
Rusi Suedi SUEDI- Suedia ka dëbuar pesë diplomatë rusë për kryerjen e aktiviteteve që ishin të papajtueshme me sta...
Kreshnik Radoniçi KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet që janë m...
Milorad Dodik SHBA- SHBA kanë reaguar menjëherë pas deklaratës së bërë nga Milorad Dodik i cili paralajmëroi shk&eu...
Peter Stano BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se institucionet e Brukselit “janë në dijeni” se...
Ivica Daçiç SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, thotë se është shke...