6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Duke folur në një konferencë për media në Beograd, ai tha se Serbia është mirënjohëse ndaj vendeve që kanë votuar të hënën kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se në seancën e së martës të Qeverisë së Serbisë, ku është diskutuar për Kosovën, janë ndarë detyrat në sferën e politikës së jashtme.
“Kemi vendosur t’i respektojmë më shumë vendet mike ndaj Serbisë. Të kujdesemi për politikën dypalëshe dhe të mos kalojmë kufijtë e reciprocitetit. Nëse dikush nuk e respekton integritetin tonë territorial, pse ta respektojmë ne të tijin”, tha Vuçiç, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Duke folur në një konferencë për media në Beograd, ai tha se Serbia është mirënjohëse ndaj vendeve që kanë votuar të hënën kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Ne i jemi mirënjohës sidomos Hungarisë. Ata [hungarezët] kanë dëshmuar se janë miqtë më të mëdhenj të Serbisë”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se Beogradi e ka ditur që Kosova e ka shumicën e mbështetjes në Këshillin e Evropës.
“Faleminderit Spanjës, Qipros, Rumanisë, Azerbajxhanit, Gjeorgjisë, që kanë votuar për të mbështetur Kartën e Kombeve të Bashkuara”, tha Vuçiq, duke iu referuar vendeve që kanë votuar kundër vendimit për ta dërguar kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës tek Asambleja e tij Parlamentare.
Këshilli i Ministrave i Këshillit të Evropës vendosi më 24 prill që aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ta dorëzojë në Asamblenë Parlamentare.
Kështu nisën edhe zyrtarisht procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, e cila u dorëzua nga Kosova qysh në maj të vitit 2022.
Sipas informacioneve nga Brukseli, 33 përfaqësues të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës votuan pro vendimit, shtatë ishin kundër dhe pesë abstenuan.
Vuçiq tha se vendimi i Këshillit të Evropës për Kosovën është mbivotuar dhe se abstenimi praktikisht nënkupton votë “pro”.
Ai tha se abstenimi i Greqisë - vend i BE-së që s'e njeh pavarësinë e Kosovës - ishte i pritshëm dhe komentoi abstenimin e Ukrainës.
“Ka pasur zhgënjim. Serbia kurrë nuk ka qenë e përmbajtur ndaj integritetit territorial të Ukrainës”, tha Vuçiç.
Serbia ka votuar, po ashtu, kundër Kosovës në Këshill të Evropës, edhe pse me një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, dy vendet janë zotuar se nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese. Seanca e Qeverisë së Serbisë, ku temë e parë e rendit të ditës ishte Kosova, u mbajt pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës, të cilat u zhvilluan më 23 prill.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, nuk mori pjesë në zgjedhjet që u zhvilluan në komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte më pak se 4 për qind. Beogradi zyrtar e cilësoi këtë proces si “muzg të demokracisë” dhe “fitore të serbëve të pakënaqur me situatën atje”.
Marrë nga REL
Rusi Suedi SUEDI- Suedia ka dëbuar pesë diplomatë rusë për kryerjen e aktiviteteve që ishin të papajtueshme me sta...
Kreshnik Radoniçi KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet që janë m...
Milorad Dodik SHBA- SHBA kanë reaguar menjëherë pas deklaratës së bërë nga Milorad Dodik i cili paralajmëroi shk&eu...
Peter Stano BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se institucionet e Brukselit “janë në dijeni” se...
Ivica Daçiç SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, thotë se është shke...
Spoti TURQI- Pas një periudhe relativisht "qetësie" mes Greqisë dhe Turqisë dhe pasi ka kaluar periudha e "armëpushimit" pas t&eum...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka komentuar deklaratën e Ivica Daçiç se...
PE SERBI- Mediat serbe kanë bërë një shkrim se si votuan vendet për nisjen e procedurave për anëtarësimin e Kosov&e...
Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi zyrtarisht vendimin e tij për rikandidim për të qëndruar në Shtëpi...
ndotje ajri GJERMANI- Ndotja e lartë e ajrit si psh. me grimcat e ngurta çon sipas një studimi të Agjencisë së BE për ...