25 Prill 2023, 14:26
Nga I.A
Peter Stano
BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se institucionet e Brukselit “janë në dijeni” se Serbia votoi kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Megjithatë, Stano nuk deshi t’i përgjigjet pyetjes nëse BE-ja e konsideron këtë veprim shkelje të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë këtij viti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 27 shkurt në Bruksel u pajtuan për Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve. Ndërkaq, më 18 mars në Ohër ata u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.
Neni 4 i kësaj marrëveshjeje thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.
Pavarësisht se Kurti dhe Vuçiq nuk e nënshkruan marrëveshjen, BE-ja e konsideron atë marrëveshje dhe ka deklaruar se dokumenti është ligjërisht i detyrueshëm për të dyja palët.
“Diskutimet për nënshkrimin [e marrëveshjeve] janë krejtësisht të kota dhe të parëndësishme. Ekziston një angazhim në nivelin më të lartë politik dhe ai angazhim tani është bërë i detyrueshëm në procesin e anëtarësimit për të dyja palët. Përparimi në dialog dhe zbatimi [i marrëveshjeve] do të reflektohet në rrugëtimin e tyre [të Kosovës dhe Serbisë] evropian”, tha Stano.
Zëdhënësi i BE-së konfirmoi se marrëveshja e arritur në Ohër është ende e vlefshme dhe se fokusi i të gjithëve duhet të jetë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga blloku evropian.
Më 24 prill, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës votoi që t’i përcjellë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.
Për këtë vendim, 33 vota ishin për, shtatë kundër dhe pesë abstenime. Para se të mbahej votimi në Këshillin e Evropës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tregoi se shteti i tij do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022. Këshilli i Evropës është organizata më e vjetër evropiane që merret me zhvillimin e demokracisë dhe të drejtat e njeriut. Kjo organizatë ka procedura të caktuara për pranimin e anëtarëve të rinj. Këto procedura kalojnë përmes Këshillit të Ministrave dhe Asamblesë Parlamentare, ku marrin pjesë deputetët nga parlamentet e shteteve anëtare.
Marrë nga REL
peter stano albin kurti kosova ne keshillin e evropes
Bota
25 Prill 2023, 14:17
I.A
Ivica Daçiç
SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, thotë se është shke...
Bota
25 Prill 2023, 14:05
I.A
Spoti
TURQI- Pas një periudhe relativisht "qetësie" mes Greqisë dhe Turqisë dhe pasi ka kaluar periudha e "armëpushimit" pas t&eum...
Bota
25 Prill 2023, 13:52
I.A
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka komentuar deklaratën e Ivica Daçiç se...
Bota
25 Prill 2023, 13:06
I.A
PE
SERBI- Mediat serbe kanë bërë një shkrim se si votuan vendet për nisjen e procedurave për anëtarësimin e Kosov&e...
Bota
25 Prill 2023, 12:10
I.A
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi zyrtarisht vendimin e tij për rikandidim për të qëndruar në Shtëpi...
Bota
25 Prill 2023, 11:55
I.A
ndotje ajri
GJERMANI- Ndotja e lartë e ajrit si psh. me grimcat e ngurta çon sipas një studimi të Agjencisë së BE për ...
Bota
25 Prill 2023, 11:37
f.i
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili shpesh ësht&eum...
Bota
25 Prill 2023, 11:39
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Është publikuar në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian, rregullorja e cila mundëson liberalizi...
Bota
25 Prill 2023, 11:26
f.i
Dmitry Medvedev
RUSI- Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka paralajmëruar në një konferencë se bota është në p...
Bota
25 Prill 2023, 10:48
f.i
Dmitry Peskov
UKRAINË- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një deklaratë të fundit është shprehu...