LIVE UPDATES
Bota

Rusia lufton për të plotësuar trupat e saj në Ukrainë

Administratat rajonale po formojnë “batalione vullnetare” të cilat i promovojnë në televizionin shtetëror. E përditshmja Kommersant numëroi të paktën 40 subjekte të tilla në 20 rajone, me zyrtarë që u premtonin vullnetarëve paga mujore që sillen nga 2,150 dollarë në gati 5,500 dollarë, plus bonuset.

11 Gusht 2022, 14:37 Nga k.m.
Rusia lufton për të plotësuar trupat e saj në Ukrainë
Foto ilustruese

Të burgosurit në Shën Peterburg prisnin një vizitë nga zyrtarët, duke menduar se do të ishte një lloj inspektimi. Në vend të tyre, erdhën burra me uniformë dhe u ofruan amnisti – nëse pranonin të luftonin përkrah ushtrisë ruse në Ukrainë.

Gjatë ditëve në vijim, rreth një duzinë u larguan nga burgu, sipas një gruaje, i dashuri i së cilës po vuan dënimin atje. Duke folur me kushtin që të mos identifikohej, për shkak të frikës nga hakmarrja, ajo tha se i dashuri i saj nuk ishte në mesin e vullnetarëve, megjithëse me vite të tëra të mbetura nga dënimi i tij, ai "nuk mund të mos mendonte për këtë".

Ndërsa Rusia vazhdon të pësojë humbje në agresionin e saj në Ukrainë, që tanimë po mbush gjashtë muaj, Kremlini ka refuzuar të shpallë një mobilizim të plotë, një lëvizje që mund të jetë shumë jopopullore për presidentin Vladimir Putin. Kjo ka bërë që në vend të mobilizimit të bëhen përpjekje të fshehta rekrutimi që përfshin përdorimin e të burgosurve për të kompensuar mungesën e trupave.

Kjo gjithashtu po ndodh mes raporteve se qindra ushtarë rusë po refuzojnë të luftojnë dhe po përpiqen të braktisin ushtrinë.

"Ne po shohim një valë njerëzish që duan të largohen nga zona e luftës, qoftë ata që kanë shërbyer për një kohë të gjatë apo ata që kanë nënshkruar së fundi një kontratë”, tha Alexei Tabalov, një avokat që drejton një grup të ndihmës ligjore të Shkollës së Rekrutëve.

Grupi ka parë një valë kërkesash nga burra që duan të ndërpresin kontratat e tyre, "dhe unë personalisht kam përshtypjen se kushdo që mundet është i gatshëm të ikë", tha zoti Tabalov në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press. " Ministria e Mbrojtjes po gërmon thellë për të gjetur ata që mund t'i bindë të shërbejnë", theksoi ai.

Edhe pse ministria e Mbrojtjes mohon se po ndodh ndonjë "veprimtari mobilizimi", autoritetet duket se po bëjnë gjithçka për të nxitur rekrutimin. Reklamat në transportin publik në rajone të ndryshme shpallin, "Kjo është puna", duke i nxitur burrat të bashkohen me ushtrinë profesionale. Autoritetet kanë ngritur qendra të lëvizshme rekrutimi në disa qytete, duke përfshirë një në vendin e një gjysmë maratonë në Siberi në muajin maj.

Administratat rajonale po formojnë “batalione vullnetare” të cilat i promovojnë në televizionin shtetëror. E përditshmja Kommersant numëroi të paktën 40 subjekte të tilla në 20 rajone, me zyrtarë që u premtonin vullnetarëve paga mujore që sillen nga 2,150 dollarë në gati 5,500 dollarë, plus bonuset.

AP pa mijëra kërkime në faqet e internetit për specialistë të ndryshëm ushtarakë.

Ushtria britanike tha këtë javë se Rusia ka formuar një forcë të re të madhe tokësore të quajtur Korpusi i 3-të i Armatës nga "batalione vullnetare", duke kërkuar burra deri në moshën 50 vjeç, që nuk ka nevojë të kenë të kryer më shumë se shkollën e mesme, ndërsa ofron "shpërblime në para" pasi të jenë vendosur në Ukrainë.

Por ankesat po shfaqen gjithashtu në media se disa nuk po marrin pagat e premtuara, megjithëse raportet e tilla nuk mund të vërtetohen në mënyrë të pavarur.

Në fillim të muajit gusht, avokati Tabalov tha se filloi të merrte kërkesa të shumta për ndihmë ligjore nga rezervistët, të cilët janë urdhëruar të marrin pjesë në një stërvitje dymujore në zonat afër kufirit me Ukrainën.

Rekrutimi i të burgosurve ka vazhduar javët e fundit në rreth shtatë rajone, tha Vladimir Osechkin, themelues i grupit të të drejtave të të burgosurve Gulagu.net, duke cituar të burgosurit dhe të afërmit e tyre, që grupi i tij kishte kontaktuar.

Nuk është hera e parë që autoritetet përdorin një taktikë të tillë. Bashkimi Sovjetik kishte përdorur "batalione të burgosurish" gjatë Luftës së Dytë Botërore.

As Rusia nuk është e vermja. Në fillim të luftës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy premtoi amnisti për veteranët ushtarakë pas grilave nëse ata dolin vullnetarë për të luftuar, megjithëse mbetet e paqartë nëse diçka doli prej kësaj.

Në rrethanat aktuale, tha zoti Osechkin, nuk është ministria e Mbrojtjes ajo që po rekruton të burgosur, por forca ushtarake private në hije e Rusisë, grupi Wagner.

Yevgeny Prigozhin, një sipërmarrës i njohur si "kuzhinieri i Putinit" për shkak të kontratave të tij të hotelerisë me Kremlinin dhe i cili thuhet se është menaxheri dhe financuesi i Wagner-it, hodhi poshtë raportimet se ai personalisht vizitoi burgjet për të rekrutuar të dënuarit. Prigozhin, në fakt, mohon se ka ndonjë lidhje me grupin Wagner, i cili thuhet se ka dërguar kontraktorë ushtarakë në vende si Siria dhe Afrika nën-Sahariane.

Sipas Osechkin, fillimisht të burgosurve me përvojë ushtarake ose në zbatimin e ligjit iu ofrua të shkonin në Ukrainë, por kjo më vonë u shtri edhe tek të burgosurit e tjerë. Ai vlerëson se deri në fund të korrikut, rreth 1,500 mund të ishin paraqitur, të joshur nga premtimet për paga të mëdha dhe faljen e mundshme të dënimit.

Tani, shtoi ai, shumë nga ata vullnetarë, ose familjet e tyre, po e kontaktojnë atë dhe po kërkojnë të lirohen nga angazhimet e tyre, duke i thënë: "unë me të vërtetë nuk dua të shkoj".

Sipas gruas, i dashuri i së cilës po vuan dënimin në burgun e Shën Peterburgut, ofertat janë "një fije shprese" për lirinë. Por, ajo citoi të dashurin të ketë thënë se nga 11 vullnetarë, tetë vdiqën në Ukrainë. Ajo shtoi se një nga vullnetarët shprehu keqardhje për vendimin e tij dhe nuk beson se do të kthehet i gjallë.

Pohimet e saj nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur, por janë në përputhje me raportet e shumta të mediave të pavarura ruse dhe grupeve të të drejtave të njeriut.

Sipas këtyre grupeve dhe avokatëve, disa ushtarë dhe oficerë kanë refuzuar vendosjen në Ukrainë ose po përpiqen të kthehen në shtëpi pas disa javësh ose muajsh të pjesëmarrjes në luftime.

Raportet e mediave për disa trupa që refuzonin të luftonin në Ukrainë filluan të shfaqen në pranverë, por grupet e të drejtave të njeriut dhe avokatët filluan të flasin vetëm kur numri i refuzimeve arriti në qindra muajin e kaluar.

Në mes të korrikut, Fondacioni Free Buryatia raportoi se rreth 150 burra arritën të shkëpusnin kontratat e tyre me ministrinë e Mbrojtjes dhe u kthyen nga Ukraina në Buryatia, një rajon në Siberinë lindore që kufizohet me Mongolinë.

Disa nga ushtarakët po përballen me pasoja. Avokati Tabalov tha se rreth 80 ushtarë të tjerë që kërkuan të anulonin kontratat e tyre, sipas familjarëve, u arrestuan në qytetin Bryanka të kontrolluar nga Rusia në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore. Javën e kaluar, ai tha se qendra e paraburgimit Bryanka u mbyll për shkak të vëmendjes së medias.

Por, prindi i një oficeri që u ndalua pasi u përpoq të anulonte kontratën e tij, i tha agjencisë Associated Press se disa janë ende të ndaluar diku tjetër në rajon. Prindi kërkoi të mos identifikohej për shkaqe sigurie.

Avokati Tabalov tha se një ushtarak mund të ndërpresë kontratën e tij për një arsye bindëse, gjë që nuk është e vështirë, megjithëse vendimi zakonisht varet nga komandanti i tij. Por ai shtoi se "në kushtet e armiqësive, asnjë komandant i vetëm nuk do të pranonte diçka të tillë, sepse ku do të gjenin njerëz për të luftuar"?

Alexandra Garmazhapova, shefe e Fondacionit Free Buryatia, i tha AP-së se ushtarët dhe të afërmit e tyre ankohen për komandantët që u grisnin njoftimet e anulimit dhe kërcënonin "refuzuesit" me ndjekje penale. Që nga fundi i korrikut, fondacioni tha se kishte marrë qindra kërkesa nga ushtarë që kërkonin t'u jepnin fund kontratave të tyre.

"Po marr mesazhe çdo ditë," tha zonja Garmazhapova.

Avokati Tabalov tha se disa ushtarë ankohen se ishin mashtruar dhe nuk prisnin të përfundonin në një zonë lufte, ndërsa të tjerët janë të rraskapitur nga luftimet dhe nuk mund të vazhdojnë më tej.

Rrallë, nëse fare, ata u shfaqën të motivuar nga bindjet kundër luftës, tha avokati./REL

të burgosurit në shën peterburg lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty