LIVE UPDATES
Bota

Rusia pretendon të ketë marrë nën kontroll qytetin Soledar

Prej muajsh palët ishin përfshirë në luftime të ashpra në këtë qytet, secila duke pretenduar herë pas here, se e kontrollonte atë.

13 Janar 2023, 15:37 Nga I.A
Rusia pretendon të ketë marrë nën kontroll qytetin Soledar
Soledar

RUSI- Rusia bëri të ditur sot (e premte), se prej të enjtes vonë në mbrëmje, ka nën kontroll qytetin e Soledarit në Ukrainë. Kievi, e pranon se një pjesë e qytetit është nën kontrollin rus. Prej muajsh palët ishin përfshirë në luftime të ashpra në këtë qytet, secila duke pretenduar herë pas here, se e kontrollonte atë.

Të enjten zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes Hanna Maliar, tha se në Soledar po zhvilloheshin luftime të ashpra, duke shtuar se forcat e Ukrainës po rezistonin. Komentet zonja Maliar i bëri një ditë pas pretendimeve kontradiktore se kush e kontrollonte qytetin. Ky rajon në lindje të Ukrainës është një nga më aktivët në konflikt, duke e bërë të vështirë një vlerësim të pavarur të situatës.

Ndërkohë ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov tha për rrjetin televiziv britanik BBC se Ukraina është de facto një vend anëtar i NATO-s. Ai shtoi se Kievi ka siguruar armët dhe stërvitjet e nevojshme, për t'u përballur me agresionin rus. Zoti Reznikov u shpreh i sigurt se në të ardhmen e afërt, Ukraina do të bëhet de jure një vend anëtar i NATO-s.

Sipas zbulimit britanik, Rusia ka gjasa të përdorë të burgosur për të punuar në sektorin e prodhimit të mbrojtjes, me qëllimin për të përmbushur kërkesat për mjete ushtarake në kohë lufte.

Në një raport të publikuar sot në Twitter, thuhej se "në nëntor të vitit 2022, prodhuesi më i madh i tankeve në Rusi, ‘Uralvagonzavod’ (UVZ), kishte bërë të ditur për mediat lokale se do të punësonte 250 të burgosur, pas takimit me Shërbimin Penal Federal (FSIN).

Ministria britanike e Mbrojtjes thotë se Rusia ka një histori të gjatë të përdorimit të të burgosurve për punë dhe në vitin 2017, puna e detyruar u rivendos si një dënim specifik penal.

Po sipas ministrisë, popullata e burgjeve ofron një burim unik njerëzor për udhëheqësit rusë, për ta përdorur si mbështetje për atë që Kremlini e quan, operacion special ushtarak, në kushtet e mungesës së fuqisë punëtore.

Po kështu instituti për Studime Lufte me qendër në SHBA bëri të ditur se presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet me gjasë të gjejë "koka turku” për shkak të problemeve që po has industria ruse e mbrojtjes, në pajisje e teknologji. Instituti solli në vëmendje kritikat publike në televizionin shtetëror që zoti Putin i bëri një prej anëtarëve të kabinetit të tij.

Zoti Putin i tha zëvendëskryeministrit rus Denis Manturov që të "mos luajë rolin e budallait" pasi e pyeti se pse disa agjenci ruse nuk kishin marrë urdhra shtetërorë për personel dhe prodhim, nisur nga kushtet aktuale në të cilat ndodhet Rusia.

Sipas institutit amerikan "ky incident ka të ngjarë të jetë pjesë e një fushate të vazhdueshme informacioni të Kremlinit, për të forcuar imazhin e Putinit, si një udhëheqës i përfshirë në kohë lufte".

Marrë nga VOA

soledar lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit