LIVE UPDATES
Bota

Dallimet midis Trumpit dhe Bidenit lidhur me dokumentet e klasifikuara

Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, ka emëruar dy këshilltarë të posaçëm, për të kryer hetime të pavarura lidhur me mënyrën se si ish-presidenti republikan, Donald Trump, dhe pasardhësi i tij demokrat, Joe Biden, kanë vepruar lidhur me të dhënat e klasifikuara

13 Janar 2023, 13:42 Nga k.m.
Dallimet midis Trumpit dhe Bidenit lidhur me dokumentet e klasifikuara
Donald Trump dhe Joe Biden

Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, ka emëruar dy këshilltarë të posaçëm, për të kryer hetime të pavarura lidhur me mënyrën se si ish-presidenti republikan, Donald Trump, dhe pasardhësi i tij demokrat, Joe Biden, kanë vepruar lidhur me të dhënat e klasifikuara.

Jack Smith, prokuror për krime të luftës, po heton nëse Trump dhe bashkëpunëtorët e tij mbanin në mënyrë jo të duhur dokumentet e klasifikuar në pronën private të Trumpit në Florida, pasi ai përfundoi mandatin si president më 2021. Smith po ashtu po heton nëse Trump ka tentuar që të pengojë hetimin federal. Garland ka emëruar Robert Hur nga Marilend për të hetuar posedimin e të dhënave të klasifikuara nga koha kur Biden ishte nënpresident, pasi disa prej tyre u gjetën në shtëpinë e tij dhe në zyrën e Qendrës Penn Biden.

As Trump, e as Biden nuk do të duhej të kishin në posedim materiale të klasifikuara. Gjatë periudhës së tranzicionit të mandatit presidencial, të dhënat e çdo administrate duhet të dorëzohen tek Arkivat Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Është e paligjshme që me qëllim dhe vullnet të merren në posedim materialet e klasifikuara. Dështimi për t’i ruajtur këto materiale të klasifikuara siç duhet, paraqet rrezik për sigurinë kombëtare, nëse ato bien në duar të gabuara. Biden ka deklaruar se ishte i befasuar kur mësoi se ai kishte pasur në posedim informacione të klasifikuara. Trump ka thënë në mediat sociale, pa ofruar dëshmi, se ai i kishte deklasifikuar dokumentet, edhe pse avokatët e tij kanë refuzuar që të përfshijnë këtë pohim në dosjet gjyqësore.

Dokumentet për të cilat bëhet fjalë datojnë nga koha kur Biden ishte nënpresident në administratën e Barack Obamës, përkatësisht në periudhën 2009-2017, dhe kur Trump ishte president nga viti 2017 deri më 2021.

Si dallojnë këto dy raste?

Ekspertët ligjorë kanë deklaruar se ka dallime të mëdha në këto dy raste.

Në rastin e Trumpit, Arkivat Kombëtare për më shumë se një vit pasi Trump përfundoi mandatin, tentuan të merrnin të gjitha të dhënat që ish-presidenti kishte në pronësi, por pa sukses. Kur më në fund Trump dorëzoi 15 paketa me dokumente në janar të vitit 2022, zyrtarët e Arkivave zbuluan se ato përmbanin materiale të klasifikuara.

Çështja u dërgua te Departamenti i Drejtësisë, që lëshoi një urdhër në maj, me synim që të merreshin të gjitha të dhënat e klasifikuara. Hetuesit më pas vizituan shtëpinë e Trumpit, ku avokatët e tij dorëzuan më shumë materiale dhe deklaruan se nuk ka më dokumente në këtë pronë.

Por, këto pretendime dolën të jenë të rreme. Të dhëna të reja u mblodhën nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI), përfshirë edhe pamje nga kamerat në pronën në Mar-a-Lago, duke shtyrë agjentët që të kërkonin miratim nga gjykata për të mundësuar që të kryenin kontroll më 8 gusht, pas shqetësimeve se mund të ketë pengesë të mundshme ligjore.

FBI-ja mori edhe 13.000 dokumente shtesë dhe rreth 100 prej tyre ishin të shënjuara se ishin dokumente të klasifikuara

Në rastin e Bidenit, Garland tha se avokatët e presidentit informuan Arkivat dhe Departamentin e Drejtësisë në nëntor, duke u thënë se kishin gjetur më herët gjatë atij muaji disa dokumente të klasifikuara në Qendrën Penn Biden në Uashington.

Pas këtij zbulimi, avokatët vazhduan të bënin kontrolle shtesë në shtëpinë e Bidenit në Uillmington dhe Reheboth Biç në Dellauer, ku u gjetën më shumë dokumente në dhjetor dhe gjatë këtij muaji. Të gjitha këto materiale janë dorëzuar tek autoritetet.

Me çfarë rreziqesh ligjore përballen Biden dhe Trump?

Në SHBA, konsiderohet krim vetëm nëse dokumentet e klasifikuara merren dhe mbahen me qëllim. Prokurorët zakonisht nuk ngrenë aktakuza nëse dokumentet e klasifikuara merren nën posedim aksidentalisht, por nëse ka të dhëna se ka pasur pengim të drejtësisë, gjërat mund të ndryshojnë. Për këtë arsye, ekspertët ligjorë thanë se Trump përballet me më shumë rreziqe ligjore sesa Biden.

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë sugjerim nga Departamenti amerikan i Drejtësisë se Biden me vetëdije kishte marrë nën pronësi materialet apo kishte refuzuar që t’i kthente ato te Qeveria. Po ashtu, si president, Biden ka pak të ngjarë që të ndiqet penalisht. Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk ka ndryshuar politikën e saj që thotë se presidenti në detyrë nuk mund të akuzohet.

E njëjta politikë ndihmoi që Trump të mbrohej kur ishte president dhe po hetohej nga këshilltari i posaçëm, Robert Mueller. Në atë rast, Mueller refuzoi të përcaktonte nëse Trump kishte penguar hetimin e tij për lidhjet e mundshme midis Rusisë dhe fushatës presidenciale të vitit 2016 të Trumpit, pikërisht për shkak të politikës shumëvjeçare të Departamentit të Drejtësisë./REL

donald trump joe biden

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion