LIVE UPDATES
Bota

Rusia thirrje Hagës: Pusho çështjen, nuk kemi bërë krime në Ukrainë

Këtë kërkesë Rusia e bëri në nisje të seancës dëgjimore për këtë rast në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), që njihet edhe si Gjykata Botërore.

18 Shtator 2023, 14:48 Nga h.k
Rusia thirrje Hagës: Pusho çështjen, nuk kemi bërë
Foto ilustruese

Rusia i kërkoi gjykatës më të lartë të Kombeve të Bashkuara me seli në Hagë që të hedhë poshtë atë që e cilësoi si “rast të pashpresë” që sfidon argumentin e Moskës që ka thënë se pushtimi i saj i Ukrainës u krye për të parandaluar gjenocidin, thuhet në REL

Këtë kërkesë Rusia e bëri në nisje të seancës dëgjimore për këtë rast në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), që njihet edhe si Gjykata Botërore.

Moska ka thënë se Ukraina po e përdor këtë rast për të fituar një vendim gjyqësor lidhur me ligjshmërinë e aksionit ushtarak të Rusisë. Ekspertët kanë thënë se nëse do të merret vendim në favor të Kievit, ai nuk do të ndalte luftën, por në të ardhmen mund të ketë ndikim gjatë pagesave për reparacione.

Ukraina e ka ngritur këtë rast në gjykatë disa ditë pasi Rusia nisi pushtimin më 24 shkurt të vitit 2022. Kievi argumenton se Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar duke thënë se pushtimi mund të justifikohet me ndalimin e një gjenocidi, që pretendon se po ndodh në lindje të Ukrainës. Ukraina ka thënë se nuk ka rrezik të gjenocidit në lindje të shtetit, ku trupat e Kievit kanë luftuar kundër forcave të mbështetura nga Rusia që nga viti 2019. Ukraina ka thënë se traktati për gjenocid, në asnjë rast nuk lejon që të kryhet pushtim për të ndaluar një gjenocid të pretenduar.

Zyrtarët rusë kanë vazhduar ta akuzojnë Ukrainën për kryerje të gjenocidit. Të hënën, Rusia përsëriti pretendimet se “regjimi rusofobik dhe neo-nazist në Kiev” po përdor Konventën për Gjenocid të Kombeve të Bashkuara të vitit 1948, ku thuhet se dy shtetet janë palë. Delegacioni rus tha se ky është pretekst “për të zvarritur” këtë rast para gjykatës.

Seancat dëgjimore, që do të zgjasin deri më 27 shtator, do të përqendrohet në themelet e çështjes në vend se në argumentet ligjore lidhur me juridiksionin e gjykatës. Moska kundërshton juridiksionin e kësaj gjykate.

Konventa e vitit 1948 e përkufizon gjenocidin si krime të kryera “me qëllim për të shkatërruar, të gjithin apo një pjesë, një komb, një etni, një racë apo një grup fetar”.

“Ukraina insiston se nuk ka ndodhur gjenocid”, tha përfaqësuesi i Rusisë, Gennady Kuzmin, gjatë fjalës hapëse.

“Vetëm ky pretendim do të duhej të ishte i mjaftueshëm që gjykata të hidhte poshtë këtë rast. Sepse sipas jurisprudencës së gjykatës, nëse nuk ka gjenocid nuk mund të ketë shkelje të Konventës për Gjenocid”. Kuzmin përmbylli fjalën e tij duke thënë se pozicioni ligjor i Ukrainës “është i pashpresë” lidhur me mundësinë që të shtyjë përpara këtë rast, duke u kërkuar gjykatësve që të hedhin poshtë rastin.

Ukraina veçse e ka një fitore ligjore pasi gjykata marsin e vitit të kaluar ishte në favor të saj gjatë vendimit preliminar. Bazuar në atë vendim, gjykata urdhëroi Rusinë që të ndalë menjëherë veprimet ushtarake në Ukrainë.

Përderisa Rusia ka injoruar urdhrin e gjykatës që të ndalë veprimet ushtarake dhe kjo gjykatë nuk ka mënyrë që të zbatojë vendimet e saj, ekspertët kanë thënë se një vendim eventual në favor të Ukrainës do të ishte i rëndësishëm në pretendimet në të ardhmen për dëmshpërblim.

Gjatë këtij rasti, gjykata do të dëgjojë dëshmitë edhe nga 32 shtete të tjera dhe të gjitha do të mbështesin argumentin e Ukrainës se gjykata ka juridiksion për të vazhduar me këtë rast.

 

rusia haga gjenocidi ukraina

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit