26 Shtator 2022, 12:00
Nga d.a.
Rusi
RUSI- Edhe mbi 840 persona janë arrestuar në Rusi në protestat kundër mobilizimit të pjesshëm. Protesta janë mbajtur në 35 qytete, teksa kritikët kanë dyshime për mënyrën se si po zhvillohet mobilizimi për luftën në Ukrainë.
Deri më 26 shtator, të paktën 842 persona janë arrestua, gjysma e tyre në kryeqytetin rus, Moskë, tha organizata OVD-Info. Ky grup për të drejtat e njeriut që monitoron arrestimet dhe ndalimet politike në Rusi, tha se mund të ketë më shumë të arrestuar sesa shifrat e paraqitura nga Policia, por kjo organizatë do të publikojë vetëm shifrat që mund t’i verifikojë.
OVD-Info më 25 shtator nuk përfshiu në listat e saj protestuesit që mund të ishin ndaluar në kryeqytetin e republikës jugore ruse të Dagestanit.
Protestat mbarëkombëtare nisën disa orë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, më 21 shtator njoftoi për mobilizimin e pjesshëm ushtarak, që ka për qëllim të rrisë fuqinë e ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë.
Policia ruse është mobilizuar në qytete, pasi protestat janë thirrur nga grupi opozitar Vesna, dhe nga mbështetësit e politikanit opozitar, Aleksei Navalny.
Pamjet e publikuara nga mediat ruse tregojnë Policinë duke përdorur forcë ndaj protestuesve.
Mobilizimi i Rusisë vjen pas humbjeve të mëdha të Moskës në territoret e pushtuara në lindje të Ukrainës, pas nisjes së kundërofensivës nga Kievi.
Ndërkaq, më 24 shtator, Putin po ashtu njoftoi për dënime më të ashpra ndaj rusëve që dezertojnë ose refuzojnë urdhrin për mobilizim.
Zyrtarët rusë kanë thënë se do të mobilizohen deri në 300.000 forca rezervë, që kanë përvojë ushtarake për të luftuar në pushtimin e Ukrainës që Rusia nisi më 24 shkurt./REL/
mobilizimi i ushtrise ruse
Bota
26 Shtator 2022, 11:25
d.a.
Andrea Giambruno dhe Giorgia Meloni
ITALI- "Dua të falënderoj familjen time, Andrean, vajzën time, motrën time, nënën time. T...
Bota
26 Shtator 2022, 11:25
d.a.
Meloni
ITALI- Dy politikanët e së djathtës franceze Eric Zemmour dhe Marine Le Pen kanë uruar Giorgia Melonin në&nb...
Bota
26 Shtator 2022, 11:13
d.a.
Meloni
ITALI- Fitorja natën e zgjedhjeve është vetëm hapi i parë për të formuar një qeveri funksionale nga ana e ko...
Bota
26 Shtator 2022, 10:57
d.a.
policia ruse
RUSI- Një person i armatosur ka vrarë 13 persona mëngjesin e sotëm në Rusinë Qëndrore. Mes viktimave jan&eu...
Bota
26 Shtator 2022, 10:51
d.a.
Avionet
GJERMANI- Dy pilotë u vranë si pasojë e një përplasjeje mes dy avionëve mbrëmjen e 24 shtatorit në periferi...
Bota
26 Shtator 2022, 10:43
d.a.
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se ka luftime të ashpra në frontet e luftës, por Kievi po sheh “...
Bota
26 Shtator 2022, 10:27
d.a.
Hruzdzilovich
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur lirimin e korrespondentit të Radios Evropa e Lirë, Aleh Hruzdzilovich, i cili i...
Bota
26 Shtator 2022, 10:10
d.a.
Shinzo Abe
JAPONI- Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris, kryeministri indian, Narendra Modi dhe sekretari i jashtëm britanik, James Cle...
Bota
26 Shtator 2022, 10:00
d.a.
Protesta ne Iran
IRAN- Iranianët kanë dalë në rrugë për natën e dhjetë radhazi për të protestuar kund&eum...
Bota
26 Shtator 2022, 09:47
d.a.
Berlusconi
ITALI- Presidenti i Forza Italia, Silvio Berlusconi, kthehet në Senat pasi ish-kryeministri në fakt fitoi në zonën njëd...