LIVE UPDATES
Bota

Rusia vijon sulmet në Ukrainë, NATO nis stëvitjen e përvitshme me armë bërthamore

Mes tensioneve masive me Moskën, NATO ka filluar stërvitjen e saj të përvitshme me armë bërthamore për parandalimin bërthamor në Evropën Perëndimore.

17 Tetor 2022, 16:24 Nga d.a.
Rusia vijon sulmet në Ukrainë, NATO nis stëvitjen e
Foto ilustruese

SHBA- Sipas Aleancës, në stërvitjen "Steadfast Noon” gjatë dy javëve të ardhshme do tw marrin pjesë deri në 60 avionë. Manovrat zhvillohen veçanërisht në hapësirën ajrore mbi Belgjikë, Britaninë e Madhe dhe Detin e Veriut. Forcat e armatosura gjermane gjithashtu marrin pjesë.

Sipas NATO-s, stërvitja nuk është një reagim ndaj agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Kemi të bëjmë me një ushtrim të rregullt stërvitor.

Është një "stërvitje rutinë dhe e përsëritur që nuk ka asnjë lidhje me ngjarjet aktuale botërore", u bë e ditur nga selia e NATO-s në Bruksel. Zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu u mjaftua me një deklaratë të përgjithshme: "Kjo stërvitje kontribuon për të siguruar që parandalimi bërthamor i Aleancës të mbetet i sigurt dhe efektiv".

"Steadfast Noon" është një stërvitje që përfshin shtetet që nuk kanë vetë armë bërthamore, si Gjermania, në veprimet parandaluese të NATO-s. Sipas raporteve të pakonfirmuara, armët bërthamore amerikane ruhen në Italinë veriore, Belgjikë, Turqi, Holandë dhe Büchel, landi federal gjerman i Rheinland-Pfalz-it.

Pjesëmarrja bërthamore parashikon që në rast emergjence, armët bërthamore të hidhen edhe nga avionët e shteteve partnere për të neutralizuar, për shembull, forcat e armatosura kundërshtare. Për këtë qëllim Gjermania ka aeroplanë luftarakë Tornado PA-200. 

Sipas ekspertëve ushtarakë, forcat ajrore pjesëmarrëse trajnohen, ndër të tjera, për të transportuar në mënyrë të sigurtë armët bërthamore të SHBA nga strehimet nëntokësore në avionë dhe për t'i montuar ato nën avionë luftarakë. Megjithatë, gjatë fluturimeve stërvitore, aeroplanët fluturojnë pa bomba.

Këtë vit NATO jep njoftim të qartë për fillimin e stërvitjes

Ndryshe nga vitet e kaluara, NATO këtë vit informon për fillimin e manovrave Steadfast-Noon. Në qarqet e Aleancës, ky vendim justifikohet me faktin se këtë herë bëhet fjalë për të treguar më shumë se zakonisht se NATO-ja është e përgatitur mirë edhe për një skenar të tmerrshëm siç është lufta bërthamore.

Aneksimi i katër territoreve të okupuara të Ukrainës, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, ka ngritur së fundmi shqetësime të reja për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia. Presidenti rus Vladimir Putin më pas njoftoi se territoret do të mbroheshin me të gjitha mjetet në dispozicion. Putini nxiti kështu spekulimet se ushtria ruse mund të përdorë armë bërthamore të vogla, me rreze të kufizuar për të fituar luftën./DW/

oana lungescu stervitja e pervitshme e nato-s

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj