LIVE UPDATES
Bota

Samiti i NATO-s në Washington, DW: Premtime të reja për Ukrainën dhe një Biden luftarak

Në samitin e NATO-s, SHBA-ja dhe partnerët e saj i premtuan Ukrainës ndihmë të mëtejshme, megjithëse nuk i përmbushi disa pritshmëri. Si u paraqit Biden?

10 Korrik 2024, 21:39 Nga M.B
Samiti i NATO-s në Washington, DW: Premtime të reja për
Udhëheqësit e NATO-s

WASHINGTON- Në fillim të takimit të presidentëve të shteteve dhe qeverive anëtare tëNATO-s në Uashington, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se së bashku me partnerët e tij do t'i vërë në dispozicion Ukrainës armë shtesë për mbrojtje. Së bashku me Gjermaninë, Rumaninë, Holandën dhe Italinë, "do të dorëzohen sisteme shtesë strategjike për mbrojtje ajrore, duke përfshirë sisteme shtesë Patriot, të cilat do të dhurohen nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Rumania".

Në fjalimin e tij në ceremoninë e shënimit të 75-vjetorit të themelimit të NATO-s, Biden tha se gjatë vitit të ardhshëm, Ukraina do të marrë edhe qindra raketa shtesë mbrojtëse të nevojshme për të mbrojtur qytetet ukrainase nga sulmet raketore ruse. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski ka përsëritur muajt e fundit se sistemet shtesë Patriot janë absolutisht të nevojshme për të mbrojtur qytetet e Ukrainës dhe zonat me popullsi të dendur. "Mesazhi ynë për Moskën dhe botën është i qartë: mbështetja jonë për Ukrainën është e fortë dhe e qëndrueshme”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të presidentit amerikan Biden, kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe krerëve të shteteve apo qeverive të Rumanisë, Holandës dhe Italisë.

Sistemet Patriot për Ukrainën

Megjithëse Biden e quajti ndihmën e premtuar historike, shumica e saj nuk është e re dhe nga pikëpamja ukrainase nuk është ajo që dëshironte presidenti Zelenski. Sipas burimeve qeveritare, kontributi gjerman është një nga tre sistemet antiraketë Patriot që tashmë janë dorëzuar. Rumania dhe Holanda gjithashtu kanë njoftuar më parë ndihmën e tyre.

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë një sistem shtesë Patriot, pasi e kanë dorëzuar tashmë një më parë. Sistemi i mbrojtjes kundër raketave Patriot është ndër më modernët në botë. Ai shërben për mbrjtje nga avionët, raketat balistike dhe raketat me rreze të gjata. Nga qarqet e NATO-s u dëgjua se shumëkush është i zhgënjyer për faktin se nuk ishte e mundur të arrihej një marrëveshje për dërgimin e më shumë sistemeve Patriot deri në këtë samit të NATO-s.

Zelenski falënderoi aleatët

Lufta në Ukrainë është një nga temat kryesore në samitin e NATO-s në Uashington. Presidentët e shteteve dhe krerët e qeverive të 32 shteteve anëtare të Aleancës po festojnë 75 vjetorin e themelimit të NATO-s. Zelenski falënderoi SHBA-në, Gjermaninë dhe anëtarët e tjerë të Aleancës për forcimin e planifikuar të mbrojtjes kundërajrore të vendit të tij. Ai është mirënjohës ndaj partnerëve që pranuan deklaratën e mbështetjes për mbrojtjen ajrore të Ukrainës, shkroi Zelenski në platformën X. Sistemet shtesë të mbrojtjes ajrore do të ndihmojnë në shkatërrimin e dronëve dhe raketave ruse dhe do të mbrojnë më mirë ukrainasit nga terrori ajror rus, shkroi Zelenski.

Ky është një hap i rëndësishëm pas vendimit të SHBA-së për t'i dhënë Ukrainës përparësi në dërgimin e raketave kundërajrore, shkroi më tej Zelenski, duke shtuar se ai është mirënjohës ndaj Presidentit Biden për rolin e tij udhëheqës dhe të gjitha vendeve partnere për angazhimin e tyre.

Performancë e mirë nga Biden

Vëmendja e vëzhguesve u përqendrua në performancën e presidentit amerikan Biden, ndoshta më shumë sesa në njoftimin për ndihmë shtesë për Ukrainën. Pas performancës katastrofike të Bidenit në përballjen televizive me sfiduesin republikan Donald Trump, në SHBA është zhvilluar një diskutim i madh, nëse Biden mund të mbetet kandidati presidencial demokrat. Tani për tani, çdo lëvizje e Biden po vëzhgohet nga afër.

Prandaj, në fjalimin e tij, ai u përpoq dukshëm të largonte çdo dyshim në lidhje me aftësinë e tij për të kryer detyrat presidenciale: ai nuk bëri asnjë gabim në tekst, nuk e humbi mendjen dhe përqendrimin. Biden e prezantoi veten si një luftëtar - dhe para audiencës së tij si lider i gjithë botës së lirë.

Por ai kishte edhe një asistencë teknike me teleprompter, që përdoret zakonisht në televizion, por që është e zakonshme edhe për ngjarje të tilla.

Çfarë mund të bëjë sistemi Patriot?

Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot përbëhet nga raketa me drejtim automatik dhe funksionon me ndihmën e radarit. Si rregull, instalimi i radarit dhe kontejneri i lëshimit janë montuar në një kamion në mënyrë që të jenë të lëvizshëm. Sistemi aktualisht konsiderohet si një nga sistemet më moderne të mbrojtjes ajrore. Ky sistem u zhvillua në vitet 1960 në SHBA dhe disa kompani gjermane morën pjesë në zhvillimin e saj. Mund të përdoret për mbrojtje kundër avionëve, raketave me rreze të gjata dhe raketave balistike, por nuk është i përshtatshëm për mbrojtje kundër predhave më të vogla.

Sistemi Patriot mund të shkatërrojë në të njëjtën kohë deri në pesë objektiva të ndryshëm. Gjermania e ka këtë sistem që nga viti 1989. Sipas prodhuesit, sistemin Patriot e kanë 12 vende, gjashtë prej të cilave janë pjesë e NATO-s./ DW

nato

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet