LIVE UPDATES
Bota

Samiti i OSBE-së/ Nuk do të ketë takim Blinken-Lavrov

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken në kuadër të samitit takoi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani. Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe forcimin e Institucioneve demokratike.

30 Nëntor 2023, 08:47 Nga a.l
Samiti i OSBE-së/ Nuk do të ketë takim Blinken-Lavrov
Foto ilustruese

RUSI- Agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës dhe nevoja për një organizatë funksionale në kohë konflikti dhe rritje të tensioneve kanë qenë tema kryesore, për të cilat është diskutuar në darkën joformale në kuadrin e hapjes së samitit të OSBE-së. Të pranishëm ishin sekretari i shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell, ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së, Britanisë së Madhe dhe vendeve partnere nga Mesdheu, Lindja e Afërt dhe Azia. Në darkë mungoi ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, pasi delegacioni i Rusisënë Shkup mbërriti të mërkurën (29.11.2023) vonë në mbrëmje.

Blinken: Mbështesim forcimin e demokracisë

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken në kuadër të samitit takoi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani. Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe forcimin e Institucioneve demokratike.

“Ne fuqishëm mbështesim integrimin tuaj euroatlantik, mbështesim punën për forcimin e institucioneve tuaja demokratike, mbështesim punën që bëni për diversifikimin e energjisë së rajonit dhe më gjerë që do të ketë ndikim të madh. Në gjithë këtë ju mund të llogarisni në mbështetjen e SHBA-së si partner i fuqishëm. Kjo është një ndër arsyet përse jam këtu sonte, jo vetëm për OSBE-në, por edhe për Maqedoninë e Veriut dhe të tregoj se sa e vlerësojmë partneritetin që e kemi”, theksoi Blinken.

Osmani: Qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës

Kryesuesi i OSBE-sëdhe Ministri i Punëve të Jashtme Osmani në takimin me Sekretarin Amerikan të Shtetit Blinken, kanë dënuar fuqishëm agresionin ushtarak rus dhe shprehën mbështetje të fuqishme për popullin ukrainas.

“Si partnerë strategjikë dhe aleatë të NATO-s, qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen për Ukrainën dhe mbrojtjen e vlerave dhe parimeve demokratike. Dënojmë fuqishëm agresionin ushtarak rus, i cili paraqet sulm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin në botë”, u shpreh Osmani.

Borrell: Lavrovi në Shkup duhet të dëgjojë se pse Rusia është izoluar dhe sanksionuar

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov duhet të dëgjojë nga pjesëmarrësit në Samitin e Shkupit se pse Rusia është e izoluar dhe e sanksionuar .Nga Shkupi duhet t’ia përcjellim mesazhet Kremlinit, tha diplomati europian Josep Borell.

“Ky është një rast i mirë që Lavrov të dëgjojë se pse Rusia është dënuar dhe izoluar, dhe më pas ai do të mundë të kthehet në Kremlin dhe t’i thotë kreut të Kremlinit se BE-ja dhe OSBE-ja mbeten të bashkuara në dënimin e sjelljes agresive dhe të paligjshme të Rusisë”, deklaroi Borrell.

Borrell tha, se i kupton vendet si Ukraina, Estonia, Letonia , Lituania dhe Polonia, të cilat vendosën ta bojkotojnë Samitin për shkak të pjesëmarrjes së Lavrovit, por ai e kupton edhe Shkupin për vendimin për ta mundësuar pjesëmarrjen e tij.

“Unë e kuptoj që disa vende pjesëmarrëse nuk ishin të kënaqura me vendimin tuaj për të marrë pjesë ministri Lavrov, e kuptoj, sepse me luftën e paligjshme të Rusisë kundër Ukrainës, ajo po minon të njëjtat parime të OSBE-së dhe po i shkel ligjet, dhe për këtë arsye po përballet me sanksione ndërkombëtare dhe izolim. Megjithatë, vendimi i Shkupit për të lejuar pjesëmarrjen e Lavrovit është në përputhje me qëllimin tonë të përbashkët për të mbajtur gjallë multilateralizmin”, theksoi Borrell.

Burime diplomatike në Shkup bëjnë me dije se delegacioni rus në Samitin e OSBE-së do të ketë deri 85 persona, përfshirë mjekun personal të ministrit të Jashtëm, zëvendësin e tij Aleksandr Grushko, zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, personelin e sigurisë dhe 24 gazetarë rusë.

Ministrat pjesëmarrës në Samitin e Shkupit njëzëri dënojnë Rusinë

Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Berbok, deklaroi, se po udhëton për në Shkup që t’i kundërvihet “çmendurisë imperialiste ruse”, duke shtuar se Evropës i duhet më shumë bashkëpunim dhe siguri. Ajo theksoi, se i kupton vendet baltike dhe Ukrainën për problemin që e kanë të ulen në të njëjtën tavolinë me Lavrovin, por edhe shtoi se ka për qëllim që të bëjë gjithçka që është e nevojshme që ta pengojë Rusinë që ta shkatërrojë OSBE-në.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës Elina Valtonen vlerëson se Këshilli Ministror i OSBE-së në Shkup do të jetë mundësi që vendet ta tregojnë mbështetjen për Ukrainën dhe ta dënojnë agresionin ushtarak të Rusisë. Ajo theksoi se Rusia me këtë luftë i ka shkelur parimet themelore të përbashkëta, në bazë të së cilës bazohet OSBE-ja.

Nuk do të ketë takim Blinken-Lavrov

Sekretari i departamentit amerikan Blinken pas darkës u largua nga Shkupi për të udhëtuar për në Izrael. Nga Shkupi u largua edhe kreu i diplomacisë europiane Josep Borrell. Kjo nënkupton se në Samitin e OSBE-së në Shkup nuk do të ketë takime të drejtpërdrejta midis Blinken, Borrell dhe ministrit të jashtëm të Rusisë Sergej Lavrov./ DW 

osbe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj