11 Nëntor 2022, 21:28
Nga k.m.
Olaf Scholz dhe Volodymyr Zelenskyy
KIEV- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, diskutoi situatën në Ukrainë me presidentin Volodymyr Zelenskyy, në një bisedë telefonike më 11 nëntor, pak para samitit të G20-ës, i cili do të mbahet javën e ardshme në Indonezi. Kështu tha Berlini zyrtar, ku sipas njoftimit, presidenti ukrainas e ka informuar kancelarin gjerman për zhvillimet e fundit në Herson.
Rusia ka njoftuar më 10 nëntor se ka filluar tërheqjen e trupave ruse nga Hersoni, qytet strategjik ukrainas. Të dy dënuan sulmet ruse ndaj infrastrukturës civile dhe diskutuan mënyrat e forcimit të sektorit energjetik të Ukrainës.
Scholz tha se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kievin me infrastrukturën energjetike dhe mbrojtjen ajrore.
Gjatë muajit të kaluar, ushtria ruse ka shënjestruar infrastrukturën e energjisë ukrainase, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në vend. Më 6 nëntor, në Kiev ka pasur reduktime të energjisë. Ata bënë po ashtu thirrje për vazhdimin e marrëveshjes së drithit, e cila lejon eksportimin e produkteve bujqësore ukrainase në mënyrë që të përmirësohet situata globale e ushqimit.
Rusia dhe Ukraina janë të dyja furnizuese kyçe të drithërave, dhe konflikti i vazhdueshëm vetëm ka vënë në pah brishtësinë e zinxhirit global të furnizimit me ushqime, kur dy shtetet kryesore janë jashtë tregut.
Së bashku, ato eksportojnë pothuajse 30 për qind të furnizimeve me grurë në botë./REL
olaf scholz volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi
Bota
11 Nëntor 2022, 20:50
A.B
MALTA- Një shqiptar është arrestuar nga policia pasi është zbuluar me kokainë. Sotir Hoxhaj, tërhoqi një pako postare ...
Bota
11 Nëntor 2022, 21:00
d.a.
Avion
SHBA- Shefi i shtabit të Forcave Ajrore amerikane paralajmëron se ushtria amerikane duhet të ndryshojë nëse dëshiron t&...
Bota
11 Nëntor 2022, 20:45
d.a.
Mal i Zi
MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, kërkoi nga Komisioni i Venecias të nxjerrë një opinion urgjent p&eum...
Bota
11 Nëntor 2022, 20:39
d.a.
Trump dhe Desantis
Nga BBC
Shtatë vjet më parë, Donald Trump 'po grindej' me perandorinë konservatore të medias, Rupert Murdoch d...
Bota
11 Nëntor 2022, 20:34
d.a.
Nord Stream
Disa ditë para rrjedhjes në tubacionet e gazit natyror Nord Stream dhe Nord Stream 2, dy anije me fenerë...
Bota
11 Nëntor 2022, 20:23
d.a.
Kherson
UKRAINË- Ndërsa forcat ukrainase konsolidojnë kontrollin e tyre në pjesën perëndimore të rajonit Kherson, zyrtar...
Bota
11 Nëntor 2022, 19:41
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- 3 orë me makinë në veri të kryeqytetit të Shqipërisë, ndodhet Malësia e Veriut, Kuk&eu...
Bota
11 Nëntor 2022, 20:10
d.a.
Ukraine
UKRAINË- Ukraina ka pranuar se forcat e saj kryen sulme ndaj flotës ruse dhe portit në Sevastopol në Krime në fund të...
Bota
11 Nëntor 2022, 20:00
d.a.
Kherson
UKRAINË- Ushtarët ukrainas zbuluan një bazë të madhe armatimi pranë një fshati në jug të qytetit Khers...
Bota
11 Nëntor 2022, 19:38
d.a.
Biden
RUSI- Ministria e Jashtme e Rusisë i ka ndaluar 200 shtetasve amerikanë të hyjnë në kufijtë e saj duke i shpallur non g...