LIVE UPDATES
Bota

Scholz:Lufta në Ukrainë, sfida më e madhe me të cilën po përballemi

Kancelari Olaf Scholz u tha gazetarëve se pushtimi rus i Ukrainës ishte kriza më e madhe aktuale. Konferenca për shtyp tashmë tradicionale e verës vjen kur Gjermania përballet me disa probleme brenda dhe jashtë vendit.

12 Gusht 2022, 14:45 Nga d.a.
Scholz:Lufta në Ukrainë, sfida më e madhe me të cilën
Scholz

GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të enjten (11.08.) se sulmi rus ndaj Ukrainës ishte sfida më e madhe me të cilën përballet Gjermania dhe bota tani.

Olaf Scholz-i i bëri komentet në një konferencë shtypi verore që është bërë traditë e përvitshme nën paraardhësen e tij, Angela Merkel.

Çfarë tha kancelari Scholz?

Scholz-i tha se Gjermania theu traditën e mosfurnizimit me armë të zonave të konfliktit duke e furnizuar me armë Ukrainën për ta ndihmuar atë të luftojë forcat pushtuese ruse.

"Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në periudhën e ardhshme," tha kancelari gjerman.

Scholz-i tha se veprimet e Moskës datonin që nga konceptet politike të shekullit të 19-të të grabitjes agresive të tokës.

Ai tha se "presidenti rus mban përgjegjësi për këtë luftë", por nuk pranoi t'i përgjigjet një pyetjeje nëse presidenti rus Vladimir Putin duhet të përgjigjet personalisht për veprimet e tij.

Scholz-i tha se duke qenë se lufta ishte "lufta e Putinit", ai nuk ishte aspak i prirur t'i ndalonte të gjithë rusët të merrnin viza turistike të BE-së, siç kërkonin vende të tilla si Estonia dhe vetë Ukraina.

Sipas Scholz-it, fundi i luftës duhet të jetë me kushtet e Ukrainës, jo i diktuar nga Rusia.

I pyetur nëse ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder, i cili ka lidhje të ngushta me regjimin rus, mund të jetë i dobishëm si ndërmjetës, Scholz-i u përgjigj: "Jo që ta dija unë".

Schröder-i, nga partia socialdemokrate e kancelarit Scholz, shërbeu si kancelar midis viteve 1998 dhe 2005. Ai është kritikuar për angazhimin e tij për vite me radhë në kompanitë shtetërore ruse dhe konsiderohet një mik i ngushtë i Putinit.

Vladimir Putin dhe Olaf Scholz të ulur në skajet e kundërta të një tavoline të gjatë prej disa metrash.

Scholz (djathtas) u takua me Putinin në Moskë në mes të shkurtit, përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën më 24 shkurt.

Paketat e ndihmës

Duke iu kthyer problemeve të brendshme, kancelari tha se qeveria e tij synonte lehtësim për të gjithë sektorët e shoqërisë përballë rritjes së çmimeve të energjisë.

"Do të ketë një paketë tjetër”, tha ai, duke iu referuar masave që tashmë janë prezantuar.

Ai shtoi se qeveria do të "bëjë gjithçka" për të ndihmuar njerëzit me të ardhura të ulëta dhe të mesme në veçanti "të kalojnë këtë kohë të vështirë".

Ai e cilësoi paketën e masave për uljen e taksave të planifikuara nga ministri i Financave Christian Lindner si "shumë të dobishme” në këtë drejtim dhe tha se do të marrin ndihmë edhe pensionistët dhe studentët.

Scholz-i tha se nuk pret që në Gjermani të shkaktohen trazira sociale nga çmimet e larta të energjisë, duke thënë se sistemet e mbrojtjes sociale të vendit do ta parandalojnë këtë.

Kancelari shprehu gjithashtu mbështetje për kthimin e "frenës së borxhit" të Gjermanisë, e cila në bazë të kushtetutës gjermane e ndalon qeverinë federale të ketë një deficit strukturor mbi 0.35% të PBB, me përjashtim të rasteve emergjente.

Frena e borxhit është përfshirë tashmë në planin buxhetor të Ministrit të Financave Christian Lindner për vitin 2023, pas pezullimit nga viti 2020 në 2022 për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe luftës së këtij viti në Ukrainë.

Riparimi i "dështimeve" të mëparshme për energjinë

Scholz-i kritikoi atë që ai e quajti dështimin e politikave energjetike të qeverive të mëparshme gjermane, megjithëse ai vetë ishte anëtar i qeverisë së koalicionit të fundit si ministër i Financave.

"Ne po mundohemi të korrigjojmë të gjitha dështimet e viteve të fundit, të cilat kanë qenë shumë të rëndësishme në këtë sektor”, tha ai.

Ai tha se megjithëse kishte vendime të përbashkëta për braktisjen e burimeve të qymyrit dhe energjisë bërthamore, nuk kishte asnjë për një modernizim të shpejtë të industrisë gjermane.

Ai tha se qeveria e tij kishte nisur tashmë një numër paketash legjislative, për shembull, për të mundësuar zhvillimin e shpejtë të energjisë së erës në tokë dhe në det të hapur.

Scholz i premtoi industrisë gjermane një furnizim me energji të përballueshme, duke përfshirë energjinë elektrike dhe hidrogjenin nga burimet e rinovueshme.

Kancelari konfirmoi gjithashtu se dy terminale të planifikuara të gazit LNG(gazit natyror të lëngshëm) në bregun e Detit të Veriut deri në dimër do të jenë gati për të pranuar furnizime./DW/

olaf scholz lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet