31 Janar 2025, 08:02
Nga r.ll
Doug Burgum
SHBA- Senati amerikan konfirmoi të enjten të emëruarin e Presidentit Donald Trump për postin e Sekretarit të Brendshëm, ish-guvernatorin e Dakotës së Veriut Doug Burgum, me 79 vota pro dhe 18 kundër. 68 vjeçari Burgum, do të drejtojë një agjenci që menaxhon përdorimin e 202 milionë hektarëve tokë federale dhe fisnore, një e pesta e sipërfaqes së vendit.
Ai pritet të ndjekë synimin e zotit Trump për të rritur prodhimin e energjisë dhe mineraleve në tokat publike, që ka të ngjarë të shtojë liçencat e reja në shtetet prodhuese të naftës si Wyoming dhe New Mexico dhe në Gjirin e Amerikës, siç e ka riemëruar zoti Trump Gjirin e Meksikës.
Një ish-ekzekutiv i pasur programesh kompjuterike, zoti Burgum e ka portretizuar veten si një konservator tradicional, i prirur nga biznesi.
Gjatë seancës për konfirmimin e tij, zoti Burgum tha se do të zgjerojë të drejtat për shpimin e naftës dhe gazit dhe do të mbështesë reformat që mund të shpejtojnë zhvillimin e projekteve energjetike.
Komentet e tij sinjalizuan një kthesë të mprehtë në politikën federale pasi administrata e ish-presidentit Joe Biden u përpoq të kufizonte shpimet e naftës dhe gazit në tokat federale dhe të nxiste burimet e ripërtëritshme të energjisë si era dhe dielli, si pjesë e programit të saj për ndryshimet klimatike.
Zoti Burgum kandidoi kundër zotit Trump për emërimin e republikan përpara se të dilte nga gara duke shprehur mbështetjen për zotin Trump. Emri i tij po konsiderohet gjithashtu si kreu i një këshilli të ri kombëtar për të koordinuar politikat për të rritur prodhimin e energjisë në Shtetet e Bashkuara./VOA
doug burgum
Bota
31 Janar 2025, 07:43
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Janë gjetur kutitë e zeza të avionit të pasagjerëve që u përplas me një helikopter ushtarak p...
Bota
31 Janar 2025, 07:44
N.F
Përmbytjet
MALAJZI- Pesë persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e...
Bota
31 Janar 2025, 07:35
r.ll
foto ilustruese
KROACI- Të zemëruar nga rritja e vazhdueshme e çmimeve, qytetarë të disa vendeve të Ballkanit Perëndim...
Bota
31 Janar 2025, 07:34
N.F
Tulsi Gabbard
SHBA- E emëruara e Presidentit Donald Trump për të drejtuar komunitetin e zbulimit të vendit, kritikoi ashpër që...
Bota
31 Janar 2025, 07:22
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Një gjykatë amerikane Apeli arriti të enjten në përfundimin se është jokushtetuese që të...
Bota
30 Janar 2025, 22:32
Robert Fico
UKRAINË - Vendimi i Ukrainës për të ndaluar rrjedhjen e gazit rus në vendet e BE-së përmes tubacioneve t&eum...
Bota
30 Janar 2025, 22:21
E. D
Ferdinand Marcos Jr.
FILIPINË- Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos Jr. tha të enjten se vendi i tij do të heqë dorë nga sis...
Bota
30 Janar 2025, 22:21
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Presidenti Donald Trump, i cili e bëri dëbimin e emigrantëve të paligjshëm pjesë qendrore të fusha...
Bota
30 Janar 2025, 22:20
B.Z
Foto ilustruese
HAMAS - Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ka konfirmuar vrasjen...
Bota
30 Janar 2025, 21:54
M.B
Kash Patel
SHBA- Kash Patel, i emëruari i Presidentit Donald Trump për postin e drejtorit të FBI-së, tha të enjten se ai &eum...