Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vizita e Shaheen dhe Welch në Prishtinë vjen rreth tri javë pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit, më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në përleshjet që pasuan pastaj në manastirin e fshatit u vranë tre sulmues serbë.
SHBA- Senatorja e Shteteve të Bashkuara, Jeanne Shaheen, tha të premten se shpreson se Serbia do të bashkëpunojë për hetimin e sulmit të shtatorit ndaj Policisë së Kosovës dhe se përgjegjësit do të sillen para drejtësisë.
Shaheen tha se “ne jemi këtu për ta mbështetur Kosovën”, duke iu referuar vizitës së saj dhe senatorit Peter Welch në Prishtinë të premten, ku u takuan me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Vizita e Shaheen dhe Welch në Prishtinë vjen rreth tri javë pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit, më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në përleshjet që pasuan pastaj në manastirin e fshatit u vranë tre sulmues serbë.
Duke folur rreth kësaj ngjarjeje, Shaheen, e cila është senatore e Nju Hampshir që nga viti 2009, tha: “Kjo na tregon, po ashtu, se për paqe dhe stabilitet afatgjatë këtu në Kosovë, është një mundësi për të vazhduar me mbështetjen e Evropës dhe Shteteve të Bashkuar për gjetjen e një bashkëjetese paqësore dhe afatgjate me Serbinë.”
Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si “tentim për ta aneksuar veriun e Kosovës”, megjithëse përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, nënkryetari i deriatëhershëm i partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, Lista Serbe, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar.
Më 3 tetor, Radoiçiqi u arrestua, u mor në pyetje dhe u urdhërua të mbahej në paraburgim policor deri në 48 orë, para se të lirohej një ditë më vonë, por pa pasaportë dhe me ndalesë për të shkuar në Kosovë.
Presidentja Osmani tha pas takimit se me senatorët bisedoi për ngjarjet e 24 shtatorit kryesisht, duke e akuzuar Serbinë se po “synon ta destabilizojë tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor duke vepruar si satelit i Rusisë”.
Ajo tha se gjëja më e rëndësishme tani për ta “parandaluar Serbinë nga kryerja e akteve të tilla të agresionit në të ardhmen, është që Serbia të mbahet përgjegjëse për aktin e agresionit dhe t’i dorëzojë terroristët në Republikën e Kosovës që ata të përballen me sistemin tonë të drejtësisë”.
Google SHBA- 'Google' është paditur në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për mospërfshirjen e gjuhës shqip...
Aksident në Gjermani GJERMANI- Një aksident tragjik është raportuar gjatë natës në Gjermani. Sipas mediave të huaj...
Foto ilustruese IZRAEL- Qeveria izraelite njoftoi qytetarët e saj të evakuohen nga Gaza, ndërsa Hamasi ka kërkuar të kund&eum...
Operacion i Gaza IZRAEL- Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, e njohur me inicialet e saj UNRWA, po zhvendos qendr&...
Roberto Saviano dhe Giorgia Meloni ITALI-Roberto Saviano shkrimtari i njohur që shkruan kundra mafias u dënua me një mijë euro gjo...
Lufta GREQI- Këshilli i qeverisë greke për Sigurinë Shtetërore është mbledhur nën kryesimin e kryeminist...
Antony Blinken JORDANI- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Jordani ku do të takohet me mbretin Abdullah dh...
John Kirby SHBA- Shtetet e Bashkuara thanë të enjten se Irani nuk do të ketë qasje së shpejti tek 6 miliardë dollarë n&...
Foto nga arrestimi KROACI-Pas një raporti të policisë, Zyra Kroate për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organiz...
foto ilustruese IZRAEL- Zyra humanitare e OKB-së (OCHA) njofton se më shumë se 400,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë ...