All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Mediat serbe të kontrolluara nga qeveria bllokojnë reformat në vend

Brukseli negocion prej vitesh me Serbinë për anëtarësimin në BE. Por mediat e komanduara në vend e damkosin BE dhe pengojnë kështu reformat e kërkuara nga perëndimi.

23 Tetor 2022, 13:00 Nga d.a.
Mediat serbe të kontrolluara nga qeveria bllokojnë reformat në
Vucic
All - Paragraf - 1

SERBI- Nëse do t'u besosh mediave të kontrolluara në Serbi, atëherë gjendja në vendin ballkanik është e tillë: perëndimi dëshiroka të përulë e thyejë këtë vend. Mjeti i vetëm me efekt kundër kësaj është miqësia vëllazërore me Rusinë dhe kontaktet e ngushta me Kinën. Më shumë se kaq madje: Brukseli dhe Uashingtoni me shërbimet e tyre sekrete na dashkan të vrasin politikaninn kryesor serb, Vuçiç. Më tej: Vendet perëndimore që kanë humbur vlerat e krishtera, e ku në vend të të cilave ka hyrë komuniteti LGBTQ, na qenkan të destinuara të shkatërrohen. Kundrejt kësaj, lidhjet ekonomike, sociale dhe shoqërore me Rusinë janë shembullore. Kjo vlen sidomos për presidetin Putin që kujdeset si një baba i kombit rus. Presidenti Vuçiç krenohet me lidhjet e tij me Putinin. Së fundmi ai u përpoq sipas modelit të partisë së bashkuar ruse të krijojë "bllokun serb".

Monologje për kombin në çdo stacion

Janë këto informacione që derdhen si breshër mbi qytetarët serbë përditë. Të pesë televizionet kryesore me liçencë kombëtare, burimi më i rëndësishëm i informacionit për qytetarët qëndrojnë nën ndikimin e elitës politike. Ata, përveç RTS, janë në dorën e oligarkëve që bëjnë pjesë në rrethin e ngushtë të partisë qeverisëse, SNS dhe Vuçiçit. Presidenti serb mund të drejtojë ku të dojë nga aty monologjet drejt kombit. Madje edhe serialet e preferuara ndërpriten për këtë.

Po kështu është gjendja edhe në sektorin e medias së shkruar. Gazeta si Politika dhe Novosti, nga të cilat shteti duhej të tërhiqej me presion të BE janë në duar të pronarëve, që janë të afërt me Vuçiçin. Informer, një gazetë me tirazh të lartë drejtohet nga Dragan Vuçiveviç, të cilin Vuçiçi disa herë e lëvdon si gazetarin më të mirë. Vuçiceviç e shikon gazetën e tij si zëdhënëse të qeverisë dhe del përditë me tituj bombastikë si "Ukraina ka sulmuar Rusinë". "Lufta e pistë e BE kundër Serbisë". "Vuçiçi shkatërron fashistët (kroatë)."

BE nuk reagon

BE i injoron të gjitha zhvillimet negative në peizazhin mediatik serb, sepse ende shikon tek Vuçiçi partnerin e saj të përshtatshëm për negociata. Në raportin e fundit të progresit për Serbinë (12.10.2022) tema si media dhe liria e shtypit trajtohen në fund tij. Madje as këtu nuk përmendet instrumentalizimi i gati të gjitha mediave për sigurimin e pushtetit dhe fyerjet kundër çdo zëri ndryshe. Vetëm konstatime të përgjithshme që nuk i dhembin kujt. Në një kohë që Vuçiq në mënyrë të përsëritur ka thënë, se reformat duhet të presin, derisa të jenë mënjanuar gjoja kërcënimet ndaj vendit të tij, si psh Kosova, Kroacia apo boshnjakët myslimanë. Mediat e kontrolluara i shpjegojnë popullit rregullisht këtë "argumentim" për shtyrjen e reformave.

Edhe pronari i gazetës së njohur Kurir, Aleksandar Rodic duhet ta shiste gazetën tek një i besuar i Vuçiçit, Igor Zezelj pas disa vitesh lufte me autoritetet. Paratë ky i fundit i mori nga transaksione të dyshimta, në masë të madhe nga Telekomi shtetëror. Rodic në dy letra të hapura që zgjuan shumë vëmendje ishte shprehur se të gjitha mediat e rëndësishme kontrollohet direkt nga SNS dhe Vuçiqi.

Reklama shtetërore për media besnike ndaj shtetit

Politika i mban ekonomikisht gjallë mediat që vuajnë prej kohësh nga problemet financiare. Sipas të dhënave të Universitetit të Beogradit në këtë vend të vogël ka 2.500 media. Xhiroja e të gjithë degës u llogarit para pandemisë së Coronës në 210 milionë euro. Praktikisht të gjitha mediat janë të varura nga të ardhurat e reklamave. Porositë më të mëdha vijnë nga shteti dhe sipërmarrjet shtetërore. Nuk është për t'u çuditur që merren në konsideratë vetëm ato media që janë politikisht të gatshme të binden. Autoritetet ua shtyjnë televizioneve të bindura tatimet që kapin shuma të mëdha, si psh TV Pink.

Keqfinancimin e medias e përdor agjencia shtetërore ruse Sputnik që prej 8 vjetësh ka një redaksi të madhe në Beograd. Ajo i ushqen mediat me materiale pa kosto, që merren me mirënjohje nga mjaft media dhe rijepen pa ndryshime. E sigurisht që ato shpërndajnë këndvështrimin rus ndaj botës - atë të një perëndimi të shkatërruar dhe një Rusie që lulëzon. Në të gjitha drejtimet "konfirmohet" kështu se partneriteti me Moskën është me më shumë avantazhe se Brukseli apo Uashingtoni.

Largim i vëmendjes nga aferat

Janë këto media që ndihmojnë që të largohet vëmendja nga skandalet dhe aferat e korrupsionit gjatë sundimit 10 vjeçar të Vuçiçit. Ato tematizohen vetëm nga pak media të pavarura. Këtu bëjnë pjesë pazaret e armëve, droga, disertacione të falsifikuara të politikanëve të rëndësishëm, vrasje, larje parash, blerje votash, mashtrime. Sondazhet jashtë dy qyteteve të rëndësishme Beograd dhe Novi Sad arrijnë në përfundimin se njerëzit në provincë nuk e kanë idenë për parregullsitë ulëritëse të klasës politike, megjithëse e quajnë veten të informuar.

Këto media të kontrolluara u shërbejnë përdoruesve të tyre me kryetituj me "Sex and Crime" apo hedhin baltë mbi opozitën pa fuqi dhe lëvdojnë Vuçiçin si politikanin kryesor që ka të drejtën të vendosë në të gjitha çështjet e kontestuara. Opozitës i ngarkohen akuza tërësisht pa bazë, si pretendimi se ato duan të shkatërrojnë Serbinë apo se duan të arrijnë që NATO të bombardojë Serbinë si në vitin 1999.

Realiteti i falsifikuar

Mediat pasqyrojnë një realitet të trilluar. Vuçiçi flet për ardhjen e një "kohe të artë", por shtresa gjithnjë e më të mëdha po varfërohen. Si rezultat i një propagande mediatike, shumica e popullsisë shikon sot Rusinë dhe Kinën si kreditorët më të mëdhenj dhe partnerë të rëndësishëm tregtarë dhe është kundër anëtarësimit në BE. Në të vërtetë Serbia prej dekadash zhvillon dy të tretat apo më shumë të tregtisë së jashtme me perëndimin. Nga perëndimi vijnë investimet më të mëdha dhe dhuratat financiare. Sipas një sondazhi nga qershori 2022, shumica e mbështet Vuçiçin si lider kombëtar dhe është kundër perëndimit e për një lidhje më të fortë me Moskën: por rreth 50% duan të largohen për shkak të pakënaqësisë në vendin e tyre. Praktikisht askush nuk do të shkojë në Rusi. Qëllimi gati i të gjithëve: Gjermania./DW/

aleksander vucic mediat serbe

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën