LIVE UPDATES
Bota

Protestat në Serbi/ “Vuçiç i tronditur”, analiza e DW: Politika radikale ka rritur dhunën në vend

Qeveria në Serbi padyshim që nuk ka ndërmend të përmbushë asnjë nga kërkesat e protestuesve. Liderët e opozitës theksojnë se me ndihmën e protestës do të ndalet dhuna – ose do të ndalet Serbia.

17 Qershor 2023, 08:49 Nga A.B

Protestat në Serbi/ “Vuçiç i tronditur”, analiza

Pushteti në Serbi duket se nuk po shqetësohet shumë për shfaqjen e pakënaqësisë së qytetarëve në rrugë. Po përsëritet gjendja që shihej edhe pas cikleve të mëparshme të protestave, kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se lirisht mund të mblidhen dhe të ecin sa të duan, përderisa nuk shkatërrojnë asgjë rreth tyre. Kjo shihet edhe nga deklarata e fundit e pronarit të Televizionit Pink, Zheljko Mitroviq se do të vazhdojë transmetimin e reality shou: Kooperativa”, sepse nuk ka asnjë pengesë ligjore për këtë. Më parë ai kishte premtuar se do ta anulojë këtë serial, që është një kërkesë e qytetarëve në protesta. Qëndrimi sfidues i autoriteteve është një sinjal i qartë për opozitën që mbështet protestat dhe paralajmëron radikalizimin dhe zgjerimin e protestave në më shumë vende në Serbi.

Qeveria në Serbi padyshim që nuk ka ndërmend të përmbushë asnjë nga kërkesat e protestuesve. Liderët e opozitës theksojnë se me ndihmën e protestës do të ndalet dhuna – ose do të ndalet Serbia. Prandaj këtë të shtunë, më 17 qershor, përveç Beogradit do të protestohen edhe në Novi Sad, Nish dhe Kragujevc. Siç vë në dukje për DW Dragan Popoviç, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike, "protestat në Serbi janë ende në vazhdim dhe është e vështirë të flitet për efektet e tyre”. Por, thotë ai, "suksesi më i madh deri më tani është vendosmëria e popullit për të qëndruar pas kërkesave të tyre”. Radikalizimi është thikë me dy tehe, thotë Popoviç.

"Një numër i madh njerëzish dalin në rrugë duke respektuar faktin se këto janë protesta paqësore. Prandaj duhet t'i shmangemi fjalës radikalizim. Por është e sigurt që duhet të mendohet diçka e re që thjesht do t'i përgjigjet zhvillimit të situatës”, sipas bashkëbiseduesit tonë.

Vuçiçi i tronditur

Protestat kanë potencial të fuqishëm, vëren gazetari Gjorgje Vlajiq, "por unë mendoj se këto protesta janë mjaft të ndjeshme". Nuk e di, nëse opozita i merr përsipër protestat, sa do të duan qytetarët të rreshtohen me politikanë të caktuar, me mesazhet dhe synimet e tyre”.

"Kur është fjala për përhapjen e protestave, Gjorgje Vlajiq thotë për DW, se "protestat tashmë janë përhapur edhe në vende të tjera në Serbi. Kjo tregon se rezistenca e qytetarëve po përhapet. Por, disa qytetarë vërtet shprehin pakënaqësi se është shumë paqësore dhe se ky presion nuk është më radikal. Nga ana tjetër, ka nga ata që nuk janë pro konflikteve të ashpra me pushtetin. Vuçiç, nga ana tjetër, po përpiqet t'i vërë qytetarët kundër njëri-tjetrit dhe të demonizojë opozitën. Si rezultat përfundimtar kemi faktin se Vuçiq është tronditur shumë nga këto protesta dhe disi do të duhet t'i përgjigjet asaj që kërkojnë qytetarët”, thekson Vlajiç.

Megjithatë, Dragan Popoviç beson se "qeveria e fsheh frikën e saj me vendosmëri të shtirur. Prandaj është rritur niveli i dhunës, sepse ka qenë gjithmonë pjesë e politikës radikale. Ata po përballen me diçka të re dhe nuk dinë çfarë të bëjnë. Një pakënaqësi dhe këmbëngulje kaq e madhe dhe evidente e njerëzve i shtyn ata të përdorin mjete antidemokratike”, paralajmëron Popoviç.

Nuk mendoj se autoritetet do të bëjnë lëshime, thotë Gjorgje Vlajiq. Por shton se sa më gjatë të zgjasin këto protesta, qeveria do të jetë gjithnjë e më e dobët dhe presioni do të rritet. Prandaj ata synojnë tani të dekurajojnë qytetarët, t'u tregojnë se është e kotë dhe t'i detyrojnë të heqin dorë nga protesta. Tani është një konflikt i dy vullneteve: vullneti i qytetarëve për të treguar pakënaqësinë e tyre dhe për të kërkuar që diçka të ndryshojë, dhe qeveria që dëshiron të ruajë situatën aktuale”, thekson Vlajiç.

Aleksandar Vuçiç po tenton t'i zbeh protestat duke shpallur zgjedhje të parakohshme, duke ofruar në të njëjtën kohë një lloj dialogu me opozitën. Mirëpo, të dyja këto janë bërë publike si informacion krejtësisht jozyrtar, sepse as opozita nuk merr ndonjë ftesë zyrtare për dialog dhe as zgjedhjet nuk konsiderohen seriozisht, të paktën tani për tani. Gjithçka mbeti në disa oferta të paqarta nga daljet publike të Vuçiqit dhe, siç thotë Dragan Popović, "thirrja për dialog nuk është e sinqertë".

"Vjen nga njerëz që kanë tentuar të shkatërrojnë vetë mundësinë e dialogut në vend për dhjetë vjet. Edhe sikur të kishte një dialog, do të prisja që të ishin me ndonjë ndërmjetës ndërkombëtar, sepse është e vështirë të presësh ndonjë rezultat nga dialogu i organizuar nga vetë qeveria. Për sa i përket zgjedhjeve, mendoj se njerëzit e kanë kuptuar qëllimin e tij dhe se askush përveç Vuçiqit nuk do të marrë pjesë në ato zgjedhje, nëse nuk plotësohen të paktën disa nga kërkesat e protestës”, tha Popoviç për DW.

Shpallja e zgjedhjeve është më shumë kërcënim për opozitën sesa realiste, thotë Gjorgje Vlajiq. "Aleksandar Vuçiq tani është nën presion për të përfunduar disa gjëra në lidhje me Kosovën dhe zgjedhjet janë vetëm një shtyrje e mëtejshme e kësaj historie”. Është një dozë e re presioni. Paralajmërimet e presidentit për rritjen e rrogave e pensioneve kuptohet si një lloj ryshfeti ndaj qytetarëve dhe përpjekje e tij për të dobësuar disi presionin e brendshëm kundër tij. Ndërsa oferta për dialog është ajo që në shah quhet figura helmuese në tabelë dhe një përpjekje për të përçarë opozitën, me qëllim të zbehjes së protestave dhe shmangies së përmbushjes së kërkesave të protestave”, përfundon Gjorgje Vlajiç./DW

serbi

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët