LIVE UPDATES
Bota

Serbia dhe Maqedonia e Veriut me një sistem të integruar elektronik për pagesën rrugore, Kovaçevski dhe Brnabiç: Open Ballkan funksionon!

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç theksoi shtimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, ndërsa bëri të ditur se në vitin 2022 Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë realizuar 1.48 miliardë euro shkëmbime tregtare; prej të cilave Serbia rreth 1 miliardë, ndërsa fqinji më i vogël pak mbi 500 milionë euro.

16 Korrik 2023, 21:29 Nga k.m.
Serbia dhe Maqedonia e Veriut me një sistem të integruar elektronik
Pamje nga eventi

Kryeministrat e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut përuruan të dielën te pikëkalimi kufitar i Preshevës sistemin e përbashkët të integruar elektronik për pagesën rrugore në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”. Projekti pritet të lehtësojë qarkullimin e makinave dhe udhëtarëve në mes dy shteteve.

Kjo mundëson që me një etiketë të njohur si TAG të bëhet pagesa elektronike në pikat rrugore duke shkurtuar kohën e pritjeve të makinave. Kjo aktualisht vlen për makinat e udhëtarëve, teksa kamionët duhet të presin deri të premten (28 korrik) për të kaluar me këtë sistem. Kësisoj, qytetarët e dy vendeve fqinje nuk do të kenë nevojë të ndalen dhe të humbin kohë për të blerë kartela apo për të bërë pagesën për shfrytëzimin e rrugëve, por do të mund të kalojnë me një “tag” të vetëm në rrugët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke u regjistruar paraprakisht në portalin e internetit për këtë shërbim.

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç theksoi shtimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, ndërsa bëri të ditur se në vitin 2022 Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë realizuar 1.48 miliardë euro shkëmbime tregtare; prej të cilave Serbia rreth 1 miliardë, ndërsa fqinji më i vogël pak mbi 500 milionë euro.

Bërnabiç tha se besonte që Shqipëria nuk do të tërhiqet nga kjo nismë, të cilën ajo e quajti të guximshme dhe të suksesshme.

Mendoj se pa marrë parasysh deklaratave... nuk besoj se Kryeministri (Edi) Rama është kundër nismës “Ballkani i Hapur” dhe mendoj se për këtë ka biseduar në konferencën e fundit për media me Presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Pra, besoj se e ardhmja (e Ballkanit të Hapur) është e ndritur dhe e sigurt”.

Ajo tha se pret që ngadalë të gjithë nga Ballkani Perëndimor të përfshihen në nismën e “Ballkanit të Hapur”, ndërsa për këtë, sipas saj nevojiten sa më shumë projekte të këtilla “dhe të tregojmë përfitime konkrete të kësaj nisme si për ekonominë edhe për qytetarët”.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski tha se numri i turistëve për dy vitet e fundit në Maqedoninë e Veriut është rritur për 500 përqind për dallim nga periudha para Ballkanit të Hapur.

Kjo është dëshmi më e mirë se “Ballkani i Hapur” është një nismë e cila jep rezultate, funksionon dhe njerëzit e duan. Nëse shikojmë sondazhet, kjo është nisma e vetme rajonale që ka mbështetjen e mbi 80% të popullatës në vendet të cilat janë pjesë e nismës. Kjo, për shkak se nisma jep rezultate. Vetëm për tre muaj, inxhenierët serbë dhe maqedonas arritën të bëjnë zgjidhjen për pagesën e njësuar elektronike të rrugëve”, u shpreh zoti Kovaevski.

Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë edhe zgjerimin e korsive në vendkalimin kufitar të Preshevës, përkatësisht të Tabanocës. Megjithatë, në këtë sezonë vere kur fluksi i udhëtarëve, sidomos i mërgimtarëve që kthehen për pushime në vendlindje, shtohet së tepërmi dhe shpesh pritjet për të hyrë nga Presheva në Maqedoninë e Veriut zgjasin mesatarisht nga 45 minuta./VOA

serbi maqedoni e veriut

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet