LIVE UPDATES
Bota

Serbia hesht ndaj kritikave të FBI-së/ Si u arratis shtetasi kinez që kërkohet nga SHBA-ja?

Ai ishte ndaluar me kërkesë të autoriteteve amerikane për shkak të akuzave për përndjekjen e një artisti kinez që jeton në SHBA. Më vonë, në SHBA ai u akuzua edhe për tentativë kontrabandimi të pajisjeve ushtarake drejt Kinës.

16 Maj 2026, 09:27 Nga E. D

Serbia hesht ndaj kritikave të FBI-së/ Si u arratis shtetasi kinez

Xu Zewei, shtetas kinez që Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar për hakimin e hulumtimeve amerikane për COVID-19, u ekstradua në SHBA në fund të prillit nga Italia. Një skenar të tillë e shmangu shtetasi kinez Cui Guanghai, pasi iku nga arresti shtëpiak në Beograd. Ai ishte ndaluar me kërkesë të autoriteteve amerikane për shkak të akuzave për përndjekjen e një artisti kinez që jeton në SHBA. Më vonë, në SHBA ai u akuzua edhe për tentativë kontrabandimi të pajisjeve ushtarake drejt Kinës.

Drejtori i Byrosë Federale amerikane të Hetimit (FBI), Kash Patel, e përmendi pikërisht Serbinë si një nga vendet që shtetasit kinezë, në vend se t’i ekstradojë në SHBA, i kthen në Kinë. Gjatë një seance dëgjimore në Senatin amerikan më 12 maj, Patel, duke shpjeguar vizitën në Milano, tha se atje në paraburgim ndodhej një kriminel i nivelit të lartë kibernetik i lidhur me Partinë Komuniste të Kinës.

“Arritëm të siguronim një marrëveshje që ai person të dëbohej nga Italia në vend që të kthehej në Kinë, siç ka ndodhur shpesh në vende si Serbia”, tha ai.

Institucionet e Serbisë nuk iu përgjigjën pyetjes së Radios Evropa e Lirë lidhur me pretendimin e shefit të FBI-së, Patel, të bërë në Kongresin amerikan. Ndërkaq, Sërxhan Cvijiq nga organizata joqeveritare Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë, i tha Radios Evropa e Lirë se ky është një sinjal shumë i keq për Serbinë. Ai theksoi se, kur drejtori i FBI-së përmend një vend para Kongresit në kontekstin e Kinës, ekstradimeve dhe kërcënimeve të sigurisë, kjo “nuk është një shqetësim diplomatik kalimtar”.

“Kjo do të thotë se ai vend ka hyrë në diskursin amerikan të sigurisë si një aktor problematik”, vlerësoi ai.

Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, mban raporte të ngushta dhe ka bashkëpunim politik, ekonomik dhe ushtarak me Kinën, pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli dhe Uashingtoni. Kina është e angazhuar në projekte infrastrukturore në Serbi, merren kredi nga bankat kineze, ndërsa vitet e fundit Serbia ka intensifikuar blerjen e armëve kineze.

Kë kanë kërkuar SHBA-ja nga Serbia?

Drejtori i FBI-së nuk përmendi emra apo raste konkrete para Kongresit amerikan kur foli për Serbinë. Por, duke folur më 28 prill për Fox News lidhur me ekstradimin e Xu Zeweit nga Italia, ai tha se kishte pasur një rast kur, në vitin 2025, një shtetas kinez ishte ndaluar në Serbi.

Ai shtoi se në fund ai “u kthye në Kinë, pavarësisht përpjekjeve të SHBA-së për të siguruar ekstradimin e tij”. Në shtator të vitit 2025 u bë e ditur se, pasi kishin hequr byzylykët elektronikë nga arresti shtëpiak në Beograd, kishin ikur shtetasi kinez Guanghai dhe britaniku John Miller.

Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, ata dyshohen se “kanë koordinuar dhe udhëhequr një komplot për të frikësuar dhe kërcënuar një qytetar të Los Anxhelosit, i cili kishte kritikuar publikisht presidentin kinez Xi Jinping”. Pas arratisjes së tyre, Gjykata e Lartë në Beograd urdhëroi shpalljen e tyre në kërkim.

Rasti i arratisjes mbetet ende i pazbardhur.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse të dy e kanë lëshuar territorin e Serbisë dhe si ka qenë e mundur të arratiseshin ndërsa ishin nën mbikëqyrje, përmes byzylykëve elektronikë. Po ashtu, autoritetet nuk janë përgjigjur nëse ata janë duke u kërkuar. Media hulumtuese BIRN raportoi në nëntor të vitit 2025 se vetëm një orë pasi Guanghai dhe Miller u zhdukën, nga aeroporti i Beogradit drejt Pekinit ishte nisur një avion privat i një kompanie kineze.

As Ambasada e Kinës në Beograd nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse kishte qenë në kontakt me Guanghai dhe Miller që nga momenti i arratisjes dhe nëse kishte marrë pjesë në çfarëdo mënyre në largimin e tyre nga Serbia. Sërxhan Cvijiq nga Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë, tha se përmendja e Serbisë në Kongres tregon se për SHBA-në ky rast po bëhet diçka “shumë më serioze sesa një keqkuptim diplomatik”.

“Për ta, kjo është pjesë e një çështjeje më të gjerë: nëse Serbia është një vend që bashkëpunon me SHBA-në në frenimin e ndikimit kinez, represionit transnacional dhe transferit të paligjshëm të teknologjisë, apo një vend që në momentet kyç u jep përparësi marrëdhënieve me Pekinin”, tha ai.

Autoritetet në Serbi, që nga ardhja në pushtet e Partisë Progresive Serbe (SNS) në vitin 2012, kanë zhvilluar intensivisht marrëdhëniet me Kinën dhe udhëheqësin kinez, Xi Jinping. Udhëheqësit e të dy vendeve i përshkruajnë marrëdhëniet mes shteteve si “miqësi prej çeliku”.

Nga ana tjetër, Kina për SHBA-në, siç tha Cvijiq, paraqet sfidën qendrore në aspektin e sigurisë, teknologjisë, ekonomisë, inteligjencës dhe gjeopolitikës. Për këtë arsye, shtoi ai, është veçanërisht e rrezikshme që Serbia në këtë kontekst të lidhet me Kinën në Kongresin amerikan.

“Nëse Serbia në Uashington fillon të shihet si një vend ku shtetasit kinezë, të kërkuar nga drejtësia amerikane, mund të shmangin ekstradimin në SHBA dhe të përfundojnë në Kinë ose të zhduken nga procesi juridik, atëherë kjo dëmton drejtpërdrejt besimin ndaj Beogradit”, shtoi ai.

Si u përgjigjet Serbia kërkesave për ekstradim?

Cvijiq vlerësoi se rasti i arratisjes së shtetasit kinez nuk flet vetëm për një dështim në sistemin e sigurisë, por për një model shumë më të thellë të sjelljes së shtetit të Serbisë. Kjo tregon, sipas tij, edhe selektivitet në sjelljen e autoriteteve serbe, kështu që kur SHBA-ja kërkon persona të lidhur me operacione kineze, ata arratisen nga arresti shtëpiak.

“Kur Rusia ose Bjellorusia ndjekin disidentët e tyre, institucionet serbe papritur dinë të jenë shumë bashkëpunuese, shumë të shpejta dhe shumë të ashpra”, tha ai.

Aktivisti dhe gazetari bjellorus Andrej Gnyot kaloi një vit në paraburgim në Serbi duke pritur vendimin për ekstradimin e tij në Minsk. Pas heqjes së masës së paraburgimit, ai u largua nga Serbia më 31 tetor 2024. Serbia po ashtu ka një histori problematike të ekstradimit të shtetasve turq drejt Turqisë, pavarësisht thirrjeve nga Kombet e Bashkuara që të përmbahet nga ekstradimet.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë vazhdimisht se për Serbinë, përveç Kinës dhe Rusisë, po aq të rëndësishme janë edhe marrëdhëniet e mira me SHBA-në dhe BE-në. Serbia është një nga vendet e Ballkanit Perëndimor që është kandidate për anëtarësim në BE, por vitet e fundit ka stagnuar dhe ka mbetur prapa në procesin integrues. Një nga arsyet për këtë është edhe mosharmonizimi me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së./DW

shtetet e bashkuara

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje