LIVE UPDATES
Bota

Hetimet ndaj ish-shefit të kabinetit të Presidentit, Andrij Jermak, a mund të bëhet kjo aferë e rrezikshme edhe për Zelenskyn?

Jermak akuzohet për pastrim parash në kuadër të një grupi kriminal të organizuar, një vepër për të cilën parashikohet dënim me burg nga 8 deri në 12 vjet. Sipas autoriteteve antikorrupsion, grupi ku dyshohet se bënte pjesë Jermak ka pastruar rreth 460 milionë hrivna (rreth 9 milionë euro) përmes një projekti luksoz banimi pranë Kievit. Më vonë, në këtë rast janë ngritur akuza edhe ndaj gjashtë personave të tjerë.

16 Maj 2026, 09:02 Nga E. D

Hetimet ndaj ish-shefit të kabinetit të Presidentit, Andrij Jermak, a

Byroja Kombëtare Antikorrupsion e Ukrainës (NABU) dhe Prokuroria e Specializuar Antikorrupsion (SAP) kanë ngritur aktakuzë kundër Andrij Jermak, ish‑shef i kabinetit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Në sistemin gjyqësor ukrainas, një hap i tillë nënkupton nisjen e një procesi gjyqësor.

Jermak akuzohet për pastrim parash në kuadër të një grupi kriminal të organizuar, një vepër për të cilën parashikohet dënim me burg nga 8 deri në 12 vjet. Sipas autoriteteve antikorrupsion, grupi ku dyshohet se bënte pjesë Jermak ka pastruar rreth 460 milionë hrivna (rreth 9 milionë euro) përmes një projekti luksoz banimi pranë Kievit. Më vonë, në këtë rast janë ngritur akuza edhe ndaj gjashtë personave të tjerë.

Vepra penale

"Bëhet fjalë për një vepër penale veçanërisht të rëndë. Aktualisht jemi në fazën e mbledhjes së provave”, deklaroi kreu i SAP-it, Oleksandr Klimenko, në një konferencë për shtyp në Kiev. Seancat dëgjimore kanë nisur më 12 maj.

Gjykata e Lartë Antikorrupsion e Ukrainës ka caktuar paraburgim hetimor fillestar prej 60 ditësh. Megjithatë, Andrij Jermak ka mundësinë të qëndrojë i lirë me kusht pagesën e një garancie prej 140 milionë hrivnash (rreth 2,7 milionë euro). "Nuk kam kaq para”, u shpreh Jermak para gazetarëve pas vendimit të gjykatës.

Për çfarë akuzohet Andrij Jermak?

Sipas hetimeve, gjithçka ka nisur në vitin 2018, kur një nga të akuzuarit – siç tregohet në një video të publikuar nga NABU – u bë bashkëthemelues i kompanisë BLOOM Development. Kjo kompani, në verën e vitit 2019, bleu mbi katër hektarë tokë pranë Kievit, ndërsa në vitin 2021 filloi ndërtimin e një kompleksi luksoz banimi të quajtur "Dinastia”.

Hetuesit dyshojnë se ky projekt ndërtimi është përdorur në shkallë të gjerë për legalizimin e parave të përfituara në mënyrë të paligjshme. Sipas tyre, grupi kriminal siguronte të ardhura nga burime të ndryshme, përfshirë skema korruptive në koncernin shtetëror "Energoatom”.

Grupi dyshohet se drejtohej nga një person me emrin kod "Karlson”. Sipas raportimeve, pas këtij pseudonimi fshihet biznesmeni Timur Mindiç, i njohur si bashkëpunëtor i afërt dhe mik i presidentit Zelensky. Mindiç është gjithashtu bashkëpronar i shtëpisë televizive "Kvartal-95”, ku ndër themeluesit është edhe vetë Zelensky.

Dyshimet përfshijnë edhe vetë Andrij Jermak. Në kuadër të këtij rasti, NABU kishte kontrolluar në nëntor 2025 zyrën dhe banesën e tij private. Edhe pse atëherë nuk kishte ende akuza penale ndaj tij, Jermak u tërhoq nga posti i shefit të administratës presidenciale, të cilin e mbante që nga viti 2020.

Jermak i mohon akuzat dhe pohon se nuk zotëron asnjë shtëpi në kompleksin "Dinastia”. Ai i cilëson akuzat si të pabaza: "Gjatë muajve të fundit është ushtruar presion publik mbi organet e ndjekjes penale për të nisur një hetim ndaj meje”, shkroi ai në Telegram më 12 maj në mbrëmje. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se do të qëndrojë në Ukrainë dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për hetimet.

A do të dëmtojë rasti Jermak imazhin e Zelenskyt?

Andrij Jermak ishte shumë i afërt me Presidentin ukrainas, ndërsa gazetarët kanë hedhur tashmë dyshime se një nga shtëpitë në kompleksin e përmendur mund t'i përkasë vetë Zelenskyt përmes ndërmjetësve. Megjithatë, NABU dhe SAP i kanë hedhur poshtë këto raportime.

"Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nuk është dhe nuk ka qenë objekt hetimi nga NABU dhe SAP”, deklaroi kreu i NABU, Semen Kryvonos, në një konferencë për shtyp më 12 maj.

Sipas vlerësimit të vëzhguesve, ky rast megjithatë mund të dëmtojë imazhin e Zelenskyt. Politologu ukrainas Petro Oleshçuk beson se procedura do të ketë më pak pasoja direkte, por në planin afatgjatë do të mbetet një barrë e vazhdueshme për udhëheqjen aktuale shtetërore.

"‘Mindiç-gate' do të rikthehet vazhdimisht në vëmendje dhe nuk do të zhduket lehtë. Ai do të mbetet një faktor i përhershëm në perceptimin e punës së presidentit”, tha ai për DW.

Sipas tij, si kundërshtarët e brendshëm politikë të Zelenskyt, ashtu edhe aktorë të jashtëm mund të jenë të interesuar ta mbajnë këtë aferë korrupsioni në fokusin e publikut.

Rreziku – kur të përfundojë lufta

Oleshçuk nuk e përjashton mundësinë që udhëheqja ukrainase të vihet nën presion përmes këtyre informacioneve, me qëllim imponimin e skenarëve për përfundimin e luftës që janë të pafavorshëm për Ukrainën. Edhe politikologu ukrainas Volodymyr Fesenko sheh rreziqe për imazhin e Zelenskyt, sidomos në të ardhmen, edhe pse nuk përjashton humbje të caktuara të mbështetjes që tani.

"Për aq kohë sa Zelensky është president i Ukrainës, ai gëzon imunitet. Prandaj, ndryshe nga Jermak, ndaj tij nuk mund të hapet hetim”, shpjegon Fesenko në një intervistë për DW.

Sipas tij, rreziku më i madh për Zelenskyn do të shfaqet pas përfundimit të luftës, kur të nisë fushata zgjedhore. "Atëherë, çdo material komprometues në lidhje me këtë rast – dhe në përgjithësi me ‘Mindiç-gate' – mund të përdoret kundër Zelenskyt”, thotë Fesenko.

Vetë Zelensky nuk është shprehur deri tani për këtë çështje. Këshilltari i tij për komunikim, Dmytro Lytvyn, u ka deklaruar gazetarëve se hetimet janë ende në zhvillim, ndaj është ende herët për çdo vlerësim./DW

zelensky

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë