LIVE UPDATES
Bota

Raporti i BE-së paralajmëron për rritje të rrezikut terrorist nga Irani, Afganistani dhe veteranët rusë

Dokumenti prej 23-faqesh që është përgatitur nga Këshilli i BE-së, i cili përfaqëson qeveritë e 27 vendeve anëtare të bllokut kryesisht mbulon zhvillimet dhe trendët nga viti 2025, në vend se kërcënimet që janë të lidhura me luftën aktuale në Iran.

15 Maj 2026, 20:40 Nga E.d
Raporti i BE-së paralajmëron për rritje të rrezikut
Foto Ilistruse

Një vlerësim për kërcënim i Bashkimit Evropian, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, paralajmëron se terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm “paraqesin kërcënim të madh për BE-në”, duke përmendur rreziqet e rritura nga Afganistani dhe Irani, por edhe efektet negative që dalin nga lufta në Ukrainë.

Niveli i kërcënimit në BE, sipas vlerësimit, “mbetet i lartë”, me “terrorizmin islamist/xhihadist” që vazhdon të jetë shqetësimi më i madh. Ky vlerësim i bën jehonë një vlerësimi të EUROPOL-it agjencisë për zbatimin e ligjit të bllokut evropian – që në mars e përshkroi kërcënimin nga terrorizmi si “akut”.

Dokumenti prej 23-faqesh që është përgatitur nga Këshilli i BE-së, i cili përfaqëson qeveritë e 27 vendeve anëtare të bllokut kryesisht mbulon zhvillimet dhe trendët nga viti 2025, në vend se kërcënimet që janë të lidhura me luftën aktuale në Iran.

Pavarësisht kësaj, vlerësimi prapë se prapë paralajmëron se “përshkallëzimi” në Iran ka rritur “shqetësime shtesë, sikurse mundësia e aktivizimit të rrjetit të bashkëpunëtorëve apo celulave të fjetura për të kryer sulme hakmarrëse terroriste brenda Evropës”, veçmas në shtete “me popullsi të madhe apo të konsiderueshme hebraike dhe komunitete myslimane”.

Në Afganistan, ky vlerësim, që ka rrjedhur në media, paralajmëron se Shteti Islamik-Korasan, një degë rajonale e grupit ekstremist, është “një prej kërcënimeve kryesore të jashtme” ndaj kontinentit, duke shtuar se grupi “vazhdon të jetë aktiv, përfshirë përmes përhapjes së propagandës online, duke shënjestruar veçmas të rinjtë”. 

Në Evropë këtë vit ka pasur disa sulme të konfirmuara terroriste, por së voni dy burra hebrenj u therën me thikë në Londër, në atë që policia britanike e përshkroi si incident terrorist. Përgjegjësinë për atë sulm e mori Harakat Ashab Al-Yamin Al-Islamia, një grup islamist proiranian, që dyshohet se ka lidhje me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Dokumenti i BE-së përshkruan se si natyra e kërcënimeve ka evoluar: “rrjetet e organizuara terroriste kanë humbur pjesën më të madhe të kapacitetit të tyre të mëparshëm operacional, por potenciali që individë të veçantë të kryejnë dhunë të frymëzuar nga ekstremizmi vazhdon të ekzistojë”.

Ashtu si në sulmin e fundit në Londër, vlerësimi thekson se sulmet dhe komplotet e islamistëve “kryesisht përfshijnë mjete lehtësisht të qasshme dhe jo të sofistikuara, në veçanti armë me teh dhe mjete të forta goditëse, armë zjarri ose mjete të improvizuara shpërthyese dhe automjete, që kanë mënyra të thjeshta operimi”.

Një prirje e re alarmuese që theksohet është rekrutimi i të miturve – madje edhe të moshës 12-vjeçare –veçanërisht në platforma online si Telegram dhe TikTok. Si përgjigje, një nga rekomandimet politike është që BE-ja t’u kërkojë këtyre platformave të ngadalësojnë të ashtuquajturin “amplifikim algoritmik”, gjë që do ta bënte shumë më të vështirë për të miturit të zbulojnë dhe të përfshihen me përmbajtje ekstremiste në internet.

Në vlerësimin për kërcënimet theksohet se “ndikimi i luftës së agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës në kërcënimin terrorist si në Evropë ashtu edhe globalisht deri më tani ka qenë i kufizuar”. Megjithatë, dokumenti paralajmëron se rrjedha e armëve të vogla dhe eksplozivëve që vijnë nga zona e luftës “do të ketë pasoja në terma afatmesëm dhe afatgjatë”.

Brukseli po ashtu është i shqetësuar për mundësinë që ish-luftëtarë rusë të hyjnë në bllok dhe të përfshihen në aktivitete kriminale ose akte të tjera dhune. Rusia ka rekrutuar rreth 180.000 të burgosur për të luftuar në Ukrainë. Një propozim për vendosjen e një ndalimi hyrjeje në zonën Shengen për këta ish-ushtarë pritet të prezantohet në qershor./REL

afganistani irani be

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë