Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
HBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ajrore ndaj Iranit më 28 shkurt, por që nga 8 prilli është në fuqi një armëpushim, teksa palët ende nuk po arrijnë pajtim për një marrëveshje për përfundimin e luftës.
Presidenti amerikan, Donald Trump, sinjalizoi se ai do të pajtohej që Irani të pezullojë programin e tij bërthamor për 20 vjet. Duke folur për gazetarët nga aeroplani presidencial, pasi u largua nga Pekini, Trump tha se “20 vjet janë të mjaftueshme... por, duhet të jenë 20 vjet të vërtetë”.
Refuzimi i Teheranit për të pranuar një pezullim – ose ndalim të plotë – të programit të tij të pasurimit të uraniumit vazhdon të jetë pika kryesore e mosmarrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit. SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ajrore ndaj Iranit më 28 shkurt, por që nga 8 prilli është në fuqi një armëpushim, teksa palët ende nuk po arrijnë pajtim për një marrëveshje për përfundimin e luftës.
Gjatë pjesës më të madhe të vitit të kaluar, administrata e Trump kërkoi që Irani të heqë dorë përgjithmonë nga pasurimi i uraniumit në Iran. Irani, nga ana tjetër, propozoi një pezullim të përkohshëm, përfshirë një ngrirje pesëvjeçare gjatë bisedimeve të fundit.
Në prill, gjatë bisedimeve për paqe në Pakistan, SHBA-ja duket se e zbuti qëndrimin e saj, duke propozuar që Irani të pranojë ndalimin e pasurimit për 20 vjet. Sipas gazetës amerikane, The Wall Street Journal, deklaratat e Trump më 15 maj përbëjnë sinjalin e tij më të qartë deri tani se ai mund të pranojë një pezullim të kufizuar kohor të programit bërthamor të Iranit. Fuqitë botërore kishin arritur një marrëveshje bërthamore me Teheranin më 2015 për të parandaluar Teheranin që të krijonte një bombë bërthamore.
Atëbotë, sanksionet ekonomike të Perëndimit u lehtësuan, por Irani nisi të shkelë angazhimet pas tërheqjes së Trumpit nga marrëveshja në vitin 2018 gjatë mandatit të tij të parë si president dhe rivendosjes së sanksioneve. Që atëherë, SHBA-ja dhe shtetet e tjera perëndimore kanë shprehur shqetësime për nivelin e pasurimit të uraniumit, duke shprehur frikën se Irani mund të jetë afër nivelit të pasurimit për të krijuar armë bërthamore. Republika Islamike, në anën tjetër, vazhdimisht ka insistuar se programi i tij bërthamor ka qëllime civile./REL
Veselin Miliç SERBI- Një nga figurat më të larta në sistemin e sigurisë së Serbisë u arrestua në Beograd n&e...
Kier Starmer Mbretëria e Bashkuar- Thirrjet midis deputetëve të qeverisë britanike po shtohen për zëvendësimin e kryemin...
Ministrat e jashtëm dhe zyrtarët e lartë Pakistan - Një takim dyditor i ministrave të jashtëm të BRICS n&...
trump KINË- Samiti i profilit të lartë në Pekin midis Donald Trump dhe Xi Jinping përfundoi me...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar ditën e sotme se forcat izraelite kontrollojnë 60% të...
Foto ilustruse ARABIA SAUDITE- Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mohuar se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka kryer një vizit&...
Foto ilustruese Republika Demokratike e Kongos- Gati 2,300 njerëz vdiqën në shpërthimin më vdekjeprurës të Ebol&eum...
Xi Jinping dhe Donald Trump KINË- Presidenti amerikan Donald Trump u largua nga Pekini pas një samiti dy-ditor duke thënë se kishte arr...
ngushtica e hormuzit SHBA- Janë publikuar detaje rreth asaj që Presidenti Trump zbuloi saktësisht në bisedimet e tij...
Vladimir Putin EUROPA- Tridhjetë e katër shtete evropiane plus Australia, Kosta Rika dhe BE kanë deklaruar se do t'i bashkohen një gjyk...