Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një javë pas rezultatit tejet të dobët në zgjedhjet lokale dhe rajonale, ministri i Shëndetësisë Wes Streeting dha dorëheqjen në shenjë proteste ndaj kryeministrit. Rreziku më i madh për Starmer mund të vijë nga rivali i tij brenda partisë, Andy Burnham, i cili po konsiderohet si sfidues i liderit të lëkundur. Po ashtu, kryebashkiaku i Mançesterit; Burnham ka paralajmëruar se do të tentojë të hyjë në parlament.
ANGLI- Për kryeministrin britanik Keir Starmer situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Prej muajsh presioni ndaj kreut të Partisë socialdemokrate Labour është në rritje, tani ai është më i madh se kurrë. Starmer deri më tani ka refuzuar me këmbëngulje të japë dorëheqjen. Nëse do të rrëzohet, mbetet e paqartë – por kriza po thellohet. Ndërkohë, tashmë po qarkullojnë edhe emra të mundshëm pasuesish.
Një javë pas rezultatit tejet të dobët në zgjedhjet lokale dhe rajonale, ministri i Shëndetësisë Wes Streeting dha dorëheqjen në shenjë proteste ndaj kryeministrit. Rreziku më i madh për Starmer mund të vijë nga rivali i tij brenda partisë, Andy Burnham, i cili po konsiderohet si sfidues i liderit të lëkundur. Po ashtu, kryebashkiaku i Mançesterit; Burnham ka paralajmëruar se do të tentojë të hyjë në parlament.
Çfarë kritikash ka ndaj Starmerit?
Kryeministri britanik kritikohet ndër të tjera për rezultatet e dobëta të partisë së tij në zgjedhjet lokale dhe rajonale javën e kaluar në Britaninë e Madhe. Megjithatë, kërkesa për dorëheqjen e tij kishte pasur edhe më herët – mes të tjerash për emërimin e vitin e kaluar të të afërmit të Epstein, Peter Mandelson, si ambasador në SHBA. Qeveria laburiste, e drejtuar nga Starmer, është në qendër të kritikave edhe për ekonominë e dobët, kostot e larta të jetesës dhe shërbimin publik të amortizuar. Votuesit e akuzojnë atë se nuk i ka përmbushur premtimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore.
Pritej që me dorëheqjen e ofruar, ministri i Shëndetësisë Streeting ta sfidonte drejtpërdrejt kryeministrin Starmer për drejtimin e partisë. Por kjo deri më tani nuk ka ndodhur. Starmer duket se ende po arrin të mbahet në postin e tij. Por nëse do të pasonin dorëheqje të tjera nga kabineti, situata për Starmer do të bëhej më e vështirë. "Problemi i madh i Starmerit”, sipas analizës së gazetarit të Sky News, Sam Coates, është mungesa e mbështetjes në grupin e tij parlamentar, e pa të ai nuk mund të qeverisë: "Kjo nuk mund të vazhdojë më gjatë kështu.”
Si rrezik i mundshëm për të konsiderohen ministrja e Brendshme Shabana Mahmood dhe ministri i Energjisë Ed Miliband, të cilët, sipas raportimeve mediatike, thuhet se janë shprehur për një largim të parakohshëm të kryeministrit. Nëse ministrja e Brendshme do të jepte dorëheqjen, kjo ka shumë gjasa të shënonte fundin e epokës së Starmerit.
Kush mund ta pasojë Starmerin?
Ish-ministri ambicioz i Shëndetësisë, Streeting, konsiderohet si kandidat i dytë i fortë për garën për drejtimin e partisë. Brenda Labour-it ai i përket krahut të djathtë, ndërsa në kampin e majtë të partisë shihet pothuajse me armiqësi.
Më shumë gjasa i atribuohen kryebashkiakut të Mançesterit, Andy Burnham. Ai konsiderohet aktualisht si politikani më i popullarizuar laburist në vend dhe kështu konkurruesi më i fortë i Starmerit. Burnham u largua nga parlamenti rreth dhjetë vjet më parë, pasi dështoi në përpjekjen për të marrë drejtimin e partisë. Deputeti laburist Josh Simons ndërkohë ka hequr dorë nga mandati i tij në favor të Burnhamit. Kjo i hap tani rrugën Burnhamit të kandidojë për një vend në parlament – një kusht i domosdoshëm për të kandiduar si kryeministër.
Së fundi, në skenë është futur edhe ish-zëvendëskryeministrja Angela Rayner. 46-vjeçarja nga krahu i majtë i partisë kishte dhënë dorëheqjen në shtator të vitit të kaluar për shkak të një afere tatimore. Më parë ajo konsiderohej si figura kryesore e krahut të majtë të Labour-it.
Pse Burnham mund të jetë kaq i rrezikshëm për Starmerin?
Prej muajsh, Burnham shihet si i preferuari i krahut moderat të majtë. Si kryebashkiak i Mançesterit, 56-vjeçari ka ndërtuar reputacionin e një politikani praktik dhe të afërt me qytetarët. Ndryshe nga Starmer, ai shihet si një vizionar i guximshëm./DW
Friedrich Merz GJERMANI- Pas konflikteve të tyre të fundit në publik Friedrich Merz dhe Donald Trump zhvillu...
GJERMANI- Një rrjedhje kimike në një objekt industrial në Nuremberg të Gjermanisë ka shkaktuar vdekjen e një punëtori ...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë lejuar kalimin e tre tankerëve kinezë që tra...
Zhou Qunfei KINË- Miliarderja Zhou Qunfei, e ulur midis Elon Musk dhe Tim Cook ka tërhequr vëmendjen në një dark&eu...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, sinjalizoi se ai do të pajtohej që Irani të pezullojë programin e tij bë...
SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit tha më 15 maj se Izraeli dhe Libani janë pajtuar të zgjasin armëpushimin për 45 ditë ...
SHBA- SHBA-të kanë njoftuar një zgjatje 45-ditore të armëpushimit tashmë të brishtë mid...
Foto Ilistruse Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë n...
Foto Ilistruse Një vlerësim për kërcënim i Bashkimit Evropian, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, paralajm&eum...
Donald Trump Presidenti amerikan, Donald Trump, sinjalizoi se ai do të pajtohej që Irani të pezullojë programin e tij bërthamor p&...