LIVE UPDATES
Bota

Serbia vijon akuzat, thotë se “dronët nga Kosova” vëzhguan objektet ushtarake

Vuçeviç njoftoi të martën se ushtria serbe është vënë në gjendje gatishmërie, për shkak të, siç tha, situatës në Kosovë, por atë ditë nuk dha detaje se përse është marrë ky vendim dhe përse lidhej me Kosovën.

2 Nëntor 2022, 12:40 Nga d.a.
Serbia vijon akuzat, thotë se “dronët nga Kosova”
Targat

SERBI- Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, tha të mërkurën se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dhënë urdhrin për rritjen e gatishmërisë luftarake, pasi disa dronë “kanë hyrë nga Kosova në territorin e Serbisë qendrore”.

Vuçeviç njoftoi të martën se ushtria serbe është vënë në gjendje gatishmërie, për shkak të, siç tha, situatës në Kosovë, por atë ditë nuk dha detaje se përse është marrë ky vendim dhe përse lidhej me Kosovën.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, i mohoi raportet e disa mediave serbe, më 1 nëntor, se “dronët që janë vërejtur mbi Serbi”, kanë hyrë nga territori i Kosovës.

“Çfarëdo diskursi i tillë është vetëm pretekst për rritjen e numrit të trupave të ushtrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës, si mjet për përhapjen e një gjendjeje paniku mbi qytetarët e të dyja shteteve”, shkroi Mehaj në Facebook.

Vuçeviq tha për RTS-në se Vuçiq ka ngritur gatishmërinë luftarake të Forcave të Armatosura të Serbisë për shkak të dronëve dhe “duke marrë parasysh përvojën në frontin ukrainas”, në mënyrë që të mos kishte, pastaj, “vonesa administrative në zinxhirin komandues”.

Disa media në Serbi transmetuan informacione jozyrtare më 1 nëntor, se dronët pa pilotë “po filmonin aktivitete në zonën e sigurisë tokësore dhe në dy kazerma” - domethënë, sipas raportimeve, fluturuan mbi Merdare dhe rrethinat e Rashkës, në kufirin me Kosovën dhe në jug të Serbisë.

Vuçeviq tha për RTS-në se, pas shfaqjes së dronëve, Vuçiq ka dhënë urdhrin që “çdo objekt i tillë të eliminohej ose të vihej nën kontrollin tonë”.

Ai shtoi se avionët luftarakë, MIG 29, të cilët u aktivizuan nga Serbia, nuk u ngritën për shkak të dronëve, por se “ata patrullojnë në qiellin tonë”.

Vuçeviq, krahas pretendimeve se dronët kanë hyrë nga territori i Kosovës, nuk dha më shumë detaje as për ta, as për arsyet e ngritjes së avionëve luftarakë dhe as për lidhjet që mund t’i kenë ata me Kosovën, për sigurinë e së cilës kujdeset edhe misioni i NATO-s, KFOR. Ai tha se ushtria mund t’u përgjigjet “këtyre sfidave” edhe “me topa” dhe në mënyra të tjera.

Sipas tij, ushtria serbe “ka informacione” se dronët janë vërejtur jo vetëm në rrethin e Rashkës, por edhe në atë Toplicës dhe Nishavës. Megjithatë, ai nuk shpalosi më shumë detaje në lidhje me këto informacione të pretenduara.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua më 1 nëntor Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd për çështjen e gatishmërisë luftarake, por nuk mori përgjigje.

Këto zhvillime vijnë në kohën kur në Kosovë po zbatohet plani i Qeverisë së vendit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe në targa RKS, apo Republika e Kosovës.

Ky plan - në tre faza - filloi të zbatohet nga 1 nëntori dhe do të përfundojë deri më 21 prill, 2023. Shikojeni si shkoi dita e parë e riregjistrimit të makinave në RKS

Shumica e serbëve në veri të Kosovës, që kontrollohen në masë të madhe nga Beogradi zyrtar, i kundërshtojnë targat që i lëshon shteti i Kosovës. Serbët në pjesë të tjera të Kosovës ka kohë që i kanë regjistruar makinat e tyre me targa RKS.

Çështja e targave të paligjshme shkaktoi tensione në veri, verën e kaluar, kur disa serbë lokalë u rebeluan dhe ngritën barrikada. Për të qetësuar situatën, Kosova shtyu vendimin për riregjistrimin e makinave për disa kohë./REL/

millosh vuçeviç reciprociteti i targave kosove-serbi armend mehaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet