LIVE UPDATES
Bota

Serbja e kthyer në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon që asaj t’i lejohet shfrytëzimi dhe rinovimi i banesës

Ajo u kthye në vendlindjen e saj dy dekada pas zhvendosjes prej aty. Por, kthimi në një mjedis ku gjatë luftës së viteve 1998/99 u vranë më shumë se 1 mijë bashkëqytetarë të saj shqiptarë, u bë shkak për rezistencë dhe protesta, vitin e kaluar.

12 Shtator 2022, 20:26 Nga I.A
Serbja e kthyer në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon që
Dragica Gashiç

KOSOVË- “Kam një vit këtu, tani më është bërë njëjtë”, thotë Dragica Gashiç, pjesëtarja e parë nga komuniteti serb e kthyer në Gjakovë - qytet rreth 80 kilometra në perëndim të Prishtinës.

Ajo u kthye në vendlindjen e saj dy dekada pas zhvendosjes prej aty. Por, kthimi në një mjedis ku gjatë luftës së viteve 1998/99 u vranë më shumë se 1 mijë bashkëqytetarë të saj shqiptarë, u bë shkak për rezistencë dhe protesta, vitin e kaluar.

Sot, Gashiç thotë se beson se qytetarët e Gjakovës e kanë pranuar kthimin e saj dhe se nuk ka më probleme.

“Mbijetova në kohën më të keqe, kështu që do ta mbijetoj edhe këtë”, thotë ajo.

Radio Evropa e Lirë bisedoi me të pasi Avokati i Popullit i Kosovës kërkoi nga autoritetet lokale që të sqarojnë se çfarë kanë ndërmarrë lidhur me kërkesën e Gashiçit për t’i lejuar asaj të rinovojë banesën.

“Në banesë rrjedh shiu, çatia ka nevojë për riparim dhe më pas të lyhet dhe të gëlqeroset. E tërë banesa, në përgjithësi, duhet të rinovohet”, thotë Gashiç dhe shton se me durim është duke pritur lejen nga komuna.

Komuna e Gjakovës ka afat prej 30 ditësh për t’i kthyer përgjigje Zyrës së Avokatit të Popullit në pyetjen se çfarë hapash ka ndërmarrë për zbatimin e rekomandimit të saj, që të kthyerës Dragica Gashiç t’i lejohet “shfrytëzimi i lirë dhe i papenguar i banesës”, si dhe rinovimi i saj

Këtë e konfirmon për Radion Evropa e Lirë Marija Radulloviq, zëvendëse e Avokatit të Popullit në Kosovë.

Megjithatë, ajo thekson se rekomandimet e Avokatit të Popullit nuk janë obliguese, përkatësisht nuk kanë funksion ekzekutiv.

“Çdo institucion kombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në rastin konkret Avokati i Popullit, jep rekomandime. Por, kur lëshohet një raport, në të cilin konstatohet shkelja e të drejtave të njeriut, institucioni i caktuar është i detyruar të informojë brenda 30 ditësh për masat konkrete që ka ndërmarrë. Ky është hapi i radhës”, thotë Radulloviq.

Dragica Gashiç u kthye në banesën e saj në fillim të qershorit të vitit 2021, pasi ajo i ishte liruar nga Agjencia Kosovare për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronës. Që atëherë, Gashiç thotë se përpiqet të marrë leje për rinovim, por pa sukses.

Përkundër përpjekjeve, Radio Evropa e Lirë nuk arriti të marrë përgjigje nga autoritetet lokale në Gjakovë lidhur me atë se a do ta lejojnë Gashiçin që të rinovojë banesën e saj, ashtu siç kërkoi edhe Zyra e Avokatit të Popullit.

Vitin e kaluar, Komuna e Gjakovës kishte kërkuar nga Gjykata Themelore e këtij qyteti që Gashiçit "t’ia anulojë marrëveshjen për qira të banesës", e cila ishte bërë mes saj dhe Kuvendit komunal të Gjakovës, më 1997.

Komuna e Gjakovës e kërkoi anulimin e marrëveshjes si "masë të përkohshme", përkatësisht deri në vendimin përfundimtar të institucioneve gjyqësore.

Megjithatë, gjykata e refuzoi këtë kërkesë të autoriteteve lokale me arsyetimin se ishte “e pabazë dhe e panevojshme” dhe Dragica Gashiçit iu lejua të qëndrojë në banesën e saj.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Gjykatës Themelore në Gjakovë me pyetjen se deri ku ka arritur procedura në rastin e Dragica Gashiçit dhe të drejtave të saj pronësore, por, deri në publikimin e këtij teksti, nga ky institucion nuk kthyen përgjigje.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, në deklaratat e mëparshme për mediat lokale në Kosovë, ka thënë se Gashiç e kishte regjistruar banesën si pronë të saj në vitin 1997, gjatë regjimit serb të Sllobodan Milosheviqit, dhe se ato ishin “kohë të kontestueshme”.

Në fillim të qershorit të vitit të kaluar, 11 organizata joqeveritare nga territori i Komunës së Gjakovës shprehën pakënaqësinë e tyre për kthimin e Dragica Gashiçit - pjesëtare e komunitetit serb.

Gjatë luftës së viteve 1998 dhe 1999, në Gjakovë u vranë më shumë se një mijë civilë shqiptarë, kryesisht burra. Disa prej tyre, janë ende të zhdukur.

Megjithatë, Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut shprehën brengosjen e tyre lidhur me të drejtat për kthim të Dragica Gashiçit në Gjakovë. Sipas tyre, nuk u respektua fryma e Kushtetutës së Kosovës, konkretisht neni 156, i cili thotë se Kosova "do të promovojë dhe lehtësojë kthimin e sigurt dhe të dinjitetshëm të të zhvendosurve dhe personave të zhvendosur brenda vendit", dhe se "do t’i ndihmojë ata të rimarrin pronën dhe gjërat e tyre personale".

Gjithashtu, Zyra e Avokatit të Popullit, në raportin vjetor për vitin 2021, konstatoi se një numër i komuniteteve joshumicë nuk mund të disponojnë lirisht me pronën e tyre të paluajtshme.

“Është fakt se në vitet e fundit ka pasur përparim në zgjidhjen e çështjeve pronësore-juridike. Megjithatë, autoritetet duhet të sigurojnë që të gjithë personat të disponojnë pronën e tyre, në përputhje të plotë me ligjin, si dhe t'i gëzojnë të drejtat e tyre", thuhej në raport.

Procesi i kthimit të serbëve në Kosovë ka më shumë se 20 vjet që vazhdon, por më së shumti në zonat rurale dhe jo në qytete. Po ashtu, Kosova ende nuk ka arritur të zgjidhë çështjen e kthimit të plotë të shqiptarëve të zhvendosur nga veriu i vendit, ku jeton popullata shumicë serbe.

Sipas legjislacionit, të gjithë personat e zhvendosur kanë të drejtë të kthehen në Kosovë dhe për këtë u ndihmojnë institucionet kompetente: Ministria për Komunitete dhe Kthim, drejtoritë komunale për komunitete dhe kthim, si dhe organizata të ndryshme.

Në vitin 2018, derisa Ramush Haradinaj ishte kryeministër, Qeveria e Kosovës miratoi Dekretin për kthimin e personave të zhvendosur dhe zgjidhjet e përhershme, i cili i referohet krijimit të kushteve të nevojshme për kthimin e personave që u zhvendosën brenda Kosovës dhe në rajon, gjatë periudhës: 28 shkurti i vitit 1998 - 31 mars i vitit 2004.

Marrë nga REL

dragica gashiç

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet