Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjuajtja e këtyre raketave ndodhi në ditën e njëjtë kur Seuli dhe Uashingtoni nisën një ushtrim të madh vjetor ushtarak të njohur si “Mbrojtësja e Lirisë”.
KORE- Koreja e Veriut ka gjuajtur “disa raketa të paidentifikuara balistike” më 10 mars, tha ushtria e Koresë së Jugut. Gjuajtja e këtyre raketave ndodhi në ditën e njëjtë kur Seuli dhe Uashingtoni nisën një ushtrim të madh vjetor ushtarak të njohur si “Mbrojtësja e Lirisë”.
“Ushtria jonë ka detektuar rreth orës 13:50 [05:50 sipas kohës lokale në Kosovë] disa raketa të paidentifikuara balistike u gjuajtën nga provinca Hvangae në Detin e Perëndimit”, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Seulit duke iu referuar detit që njihet si Deti i Verdhë.
“Ushtria jonë do të rrisë vëzhgimin dhe do të jetë në gatishmëri të plotë në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara”, tha ushtria.
SHBA-ja ka stacionuar dhjetëra mijëra ushtarë në Korenë e Jugut dhe aleatët vazhdimisht mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake, që ata thonë se janë të natyrës mbrojtëse. Por, stërvitje të tilla e kanë zemëruar Phenianin që i cilëson si ushtrime për pushtim dhe rregullisht përgjigjet duke testuar armë.
Më herët gjatë së hënës, Koreja e Veriut i cilësoi stërvitjet si “akt provokues”, duke paralajmëruar për rrezikun e shpërthimit të një lufte “me një gjuajtje të vetme aksidentale”.
“Ky është një akt të rrezikshëm provokues që çon në një situatë akute në Gadishullin Korean, që mund të nxisë një konflikti fizik mes dy palëve përmes një shkrepjeje aksidentale”, tha Ministria e Jashtme e Phenianit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Korenë e Verut, KCNA.
Stërvitja e përbashkët ushtarake e SHBA-së dhe Koresë së Jugut “Mbrojtësja e Lirisë 2025” nisi të hënë dhe do të përfshirë trajnime të ndryshme, tha SHBA-ja.
Stërvitjet do të zgjasin deri më 20 mars. Këto stërvitje po mbahen pasi dy avionë luftarakë të ushtrisë së Seulit aksidentalisht gjuajtën tetë bomba në një fshat gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me forcat amerikane më 6 mars.
Afër 31 persona, përfshirë civilë dhe personel ushtarak, u plagosën në incident, tha ushtria e Koresë së Veriut. Raportet mes Phenianit dhe Seulit janë në pikën më të ulët në vitet e fundit, me Veriun që vitin e kaluar lëshoi një mori raketash balistike në kundërshtim me sanksionet e Kombeve të Bashkuara.
Dy Koretë teknikisht janë në luftë që kur konflikti i viteve 1950-1953 përfundoi me një armëpushim, por jo me një marrëveshjeje të paqes./REL
Rutte BOSNJE- Kreu i NATO-s, Mark Rutte fillon të hënën një vizitë në Ballkan. Stacioni i parë Bosnje-Hercegovinë, ...
Foto ilustruese GJERMANI- Më shumë se 510,000 pasagjerë janë prekur nga greva e sotme 24-orëshe në të pakt&eum...
foto ilustruese ARABI SAUDITE- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet sot në Arabinë Saudite ku do të takohet me princin e ...
Mark Carney KANADA- Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit t&...
foto ilustruese GJERMANI- Pandemia e virusit korona, lufta në Ukrainë, trazirat gjeopolitike – sipas një studimi, kriza...
qendra e emigranteve GREQI- Një përplasje mes emigrantëve egjiptianë ka ndodhur mbëmjen e djeshme në Qendrën e Prit...
29-vjeçari ANGLI- Burri që u ngjit në kullën Big Ben në Londër është akuzuar për shkaktim t&e...
Musk SHBA- Multimiliarderi Elon Musk iu referua dje rëndësisë thelbësore të sistemit të komunikimit satelitor Starl...
foto ilustruese SHBA- Administrata Trump beson se udhëheqja e Ukrainës është gati të ecë përpara me kërkesën e...
Foto ilustruese UKRAINË- Ukraina ka marrë ndihma në vlerë prej 287 miliardë dollarësh që nga janari i vitit 2022, kur Sh...