Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në bisedimet e nesërme në Jeddah, qëllimi do të jetë të përcaktojë një kornizë për një marrëveshje paqeje dhe një armëpushim fillestar midis Rusisë dhe Ukrainës, tha i dërguari i SHBA për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, i cili do të jetë i pranishëm.
ARABI SAUDITE- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet sot në Arabinë Saudite ku do të takohet me princin e kurorës Mohammed bin Salman, një ditë para bisedimeve mes zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë për t'i dhënë fund luftës. Takimi i nesërm do të jetë i pari mes Kievit dhe Uashingtonit që nga vizita e bujshme e Zelensky në Shtëpinë e Bardhë në fund të shkurtit. SHBA, dikur aleati më i madh i Ukrainës, që atëherë ka pezulluar ndihmën ushtarake për Kievin.
Në bisedimet e nesërme në Jeddah, qëllimi do të jetë të përcaktojë një kornizë për një marrëveshje paqeje dhe një armëpushim fillestar midis Rusisë dhe Ukrainës, tha i dërguari i SHBA për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, i cili do të jetë i pranishëm.
"Nga ana jonë, ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv dhe shpresojmë të diskutojmë dhe të biem dakord për vendimet dhe fazat e nevojshme," komentoi Zelensky.
“Propozime realiste janë në tryezë”. "Çelësi është të lëvizësh shpejt dhe me efektivitet," theksoi ai.
Të dielën e kaluar mbrëma, presidenti ukrainas tha se shpresonte për "rezultate në mënyrë që, nga njëra anë, të mund t'i afrohemi paqes dhe të vazhdojmë mbështetjen", një referencë që ka të ngjarë të synonte SHBA-në. Zelensky ka bërë thirrje për një armëpushim në ajër dhe det, si dhe një shkëmbim të të burgosurve, për të testuar angazhimin e Rusisë për t'i dhënë fund luftës. Moska, megjithatë, kundërshton idenë e një armëpushimi të përkohshëm. Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Kievit kanë ndryshuar rrënjësisht brenda pak javësh, pas kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Ky ndryshim ndodhi në një kohë kur Ukraina është nën presion në front. Gjatë fundjavës, Rusia njoftoi përparime të rëndësishme në rajonin rus të Kurskut dhe në Sumy ukrainase, për herë të parë që nga viti 2022. Për më tepër, Trump ka shtuar sulmet e tij ndaj Zelenskit, duke e akuzuar atë si një "diktator", se nuk është mjaft mirënjohës ndaj SHBA-së dhe se nuk është gati për "paqe".
Tensioni arriti kulmin gjatë takimit mes dy burrave në Shtëpinë e Bardhë, ku Zelensky kishte shkuar për të nënshkruar një marrëveshje për shfrytëzimin amerikan të mineraleve të Ukrainës. Që atëherë, tensionet janë zbutur paksa, me presidentin ukrainas që e përshkroi incidentin si "për keqardhje" dhe Trump deklaroi se ai beson se homologu i tij është gati të negociojë dhe duke kërcënuar Moskën me sanksione të reja.
"Ne do të bëjmë përparim të madh, që në fillim të kësaj jave, besoj," u shpreh presidenti për gazetarët mbrëmjen e djeshme.
Megjithatë, mosmarrëveshjet mbeten. Marrëveshja e Ukrainës për mineralet, për të cilën Trump vlerëson se do të gjenerojë të ardhura për SHBA-në për të kompensuar ndihmën që i ka dhënë Ukrainës, nuk është nënshkruar ende.
I pyetur nëse kjo ka të ngjarë të ndodhë në Arabinë Saudite, Witkov u përgjigj se Zelensky "e sugjeroi dhe do të shohim nëse ai do ta bëjë atë".
Një tjetër pikë mosmarrëveshjeje është qasja Uashington-Moskë. Udhëtimi i Zelensky në Arabinë Saudite fillimisht ishte planifikuar për në shkurt, por u shty pas bisedimeve ruso-amerikane. Gjatë diskutimeve të nesërme, Ukraina pritet të përfaqësohet nga shefi i kabinetit të presidentit, Andriy Yermak, ministri i Jashtëm Andriy Sibikha dhe ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov.
Ekipi amerikan do të përbëhet nga zyrtarë të rangut të lartë që u takuan me përfaqësuesit rusë në shkurt: Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Witkoff dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike Walz. Vitkov udhëtoi për në Moskë në shkurt dhe më pas, siç tha ai, foli me presidentin rus Vladimir Putin, me të cilin ka filluar të krijojë një "miqësi". Rubio pritet në Jeddah sot ku do të takohet me Mohammed bin Salman, sipas Departamentit të Shtetit.
Mark Carney KANADA- Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit t&...
foto ilustruese GJERMANI- Pandemia e virusit korona, lufta në Ukrainë, trazirat gjeopolitike – sipas një studimi, kriza...
qendra e emigranteve GREQI- Një përplasje mes emigrantëve egjiptianë ka ndodhur mbëmjen e djeshme në Qendrën e Prit...
29-vjeçari ANGLI- Burri që u ngjit në kullën Big Ben në Londër është akuzuar për shkaktim t&e...
Musk SHBA- Multimiliarderi Elon Musk iu referua dje rëndësisë thelbësore të sistemit të komunikimit satelitor Starl...
foto ilustruese SHBA- Administrata Trump beson se udhëheqja e Ukrainës është gati të ecë përpara me kërkesën e...
Foto ilustruese UKRAINË- Ukraina ka marrë ndihma në vlerë prej 287 miliardë dollarësh që nga janari i vitit 2022, kur Sh...
Permbytjet ARGJENTINË- 16 persona kanë vdekur dhe më shumë se 1200 qytetarë janë detyruar të qëndrojnë larg sh...
JD Vance SHBA- Një video e regjistruar me celualar fiksoi të shtunën zv/presidentin e SHBA-së, JD Vance, duke iu afruar një grupi ...
Calin Georgescu RUMANI- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rumani ia ka ndaluar të dielën kandidatit prorus të ekstremit të djatht...