LIVE UPDATES
Bota

Sfidat për zgjedhjen e sekretarit të ri të NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, norvegjezi Jens Stoltenberg do të japë dorëheqjen në fund të shtatorit, pas nëntë vitesh në këtë post

26 Maj 2023, 22:04 Nga m.s
Sfidat për zgjedhjen e sekretarit të ri të NATO-s
foto ilustruese

BRUKSEL- Gara për udhëheqësin e ri të NATO-s po intensifikohet. Por, ajo po zhvillohet kryesisht në prapaskenë, pa asnjë shenjë të një fituesi të qartë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, norvegjezi Jens Stoltenberg do të japë dorëheqjen në fund të shtatorit, pas nëntë vjetësh në këtë post. Shumë anëtarë të aleancës do të dëshironin që për pasardhësin e tij të merrej një vendim gjatë, ose para takimit të NATO-s në Lituani, në mes të korrikut.

Kjo nuk u jep 31 vendeve të NATO-s shumë kohë për të krijuar konsensusin e nevojshëm për zgjedhjen e udhëheqësit të ri. Ata gjithashtu mund t'i kërkojnë zotit Stoltenberg që ta zgjasë mandatin e tij për herë të katërt. Udhëheqësi i ardhshëm do të marrë drejtimin e aleancës në një kohë kritike, duke u përballur me sfidat e ruajtjes së unitetit të aleatëve në mbështetjen për Ukrainën dhe shmangien e një përshkallëzimi të situatës, që do ta çonte NATO-n në një luftë direkte me Rusinë.

Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace deklaroi javën e kaluar, se do të dëshironte ta merrte këtë post. Por, duke marrë parasysh që disa qeveri kërkojnë të emërojnë gruan e parë në këtë post, kryeministrja daneze Mette Frederiksen është bërë një pretendente më e forte për postin. Ndonëse një rol shumë publik, gara është jashtëzakonisht e fshehtë dhe e bazuar kryesisht në konsultimet midis udhëheqësve të vendeve anëtare të NATO-s dhe diplomatëve. Konsultimet do të vazhdojnë derisa të gjithë anëtarët e NATO-s të bien dakord për një kandidat për postin. Jamie Shea, ish-zyrtar i lartë i NATO-s që shërbeu në Bruksel për 38 vjet, tha se udhëheqësit do të kërkojnë një politikan me aftësi të forta komunikuese dhe një diplomat shumë të aftë. "Ruajtja e unitetit dhe komunikimi me të gjithë aleatët janë shumë të rëndësishme për të kryer punët e nevojshme", thotë zoti Shea, i cili tani punon në organizatën Chatham House.

WALLACE DHE FREDERIKSEN

Shumë diplomatë e shohin britanikun Wallace si një mundësi të vështirë për këtë detyrë, megjithëse ai gëzon një respekt të gjerë në të gjithë aleancën. Dëshira nga disa vende anëtare për të zgjedhur një grua në këtë post i zvogëlon shanset e tij. Shumë anëtarë të NATO-s do të preferonin për këtë post një ish-kryeministër ose ish-president në mënyrë që shefi i NATO-s të ketë ndikim politik të nivelit të lartë. Stoltenberg, 64 vjeç, ka qenë kryeministër i Norvegjisë.

Disa vende të tjera, veçanërisht Franca, duan dikë nga një vend i Bashkimit Evropian, duke shpresuar për një bashkëpunim më të ngushtë midis NATO-s dhe BE-së. Kryeministrja daneze Frederiksen i plotëson të gjitha kriteret e mësipërme. Ndonëse thotë se nuk është kandidate, ajo nuk ka thënë se nuk është e interesuar për këtë post. Diplomatët e NATO-s thonë se ajo në prapaskenë po konsiderohet si një kandidate serioze.

Emri i zonjës Frederiksen u shfaq fillimisht në një raport të gazetës norvegjeze ‘VG’ muajin e kaluar dhe shkakoti një interesim të madh të mediave sërish këtë javë kur Shtëpia e Bardhë njoftoi se ajo do të takohej me Presidentin Joe Biden në fillim të qershorit. "Unë nuk po aplikoj për asnjë post", u tha ajo gazetarëve në Kopenhagë të mërkurën, duke minimizuar spekulimet se vizita mund të jetë një intervistë pune për postin drejtues të NATO-s.

Ndërsa në këtë post tradicionalisht zgjidhet një evropian, çdo kandidat serioz ka nevojë për mbështetjen e Uashingtonit, anëtarit më të fuqishëm të NATO-s.

Një burim që ka njohuri mbi diskutimet për këtë çështje në Uashington tha se administrata e Presidentit Biden nuk ka ende një kandidat të preferuar dhe se për këtë po zhvillohet një "debat i fortë" midis këshilltarëve të lartë të Shtëpisë së Bardhë. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se është "shumë herët të spekulohet se kë do të mbështesin Shtetet e Bashkuara". Socialdemokratja Frederiksen, 45 vjeçe, u bë kryeministrja më e re e Danimarkës në vitin 2019. Ajo u vlerësua për menaxhimin e krizës së pandemisë së COVID-19 dhe fitoi një mandat të dytë vitin e kaluar.

Ajo do të duhej të hiqte dorë nga posti i saj i kryeministres, nëse do të pranonte rolin e Sekretares së Përgjithshme të NATO-s, një veprim që analistët politikë thonë se do ta sillte qeverinë e saj të brishtë në prag të kolapsit.

Dhe fushata për postin e udhëheqëses së NATO-s nuk do të ishte e lehtë për kryeministren daneze. Vendi i saj është shumë larg objektivit të NATO-s për të shpenzuar 2 për qind të PBB-së për fushën e mbrojtjes. Danimarka tani është në nivelin 1.38 për qind, megjithëse Frederiksen është zotuar të intensifikojë përpjekjet për të arritur objektivin e NATO-s për shpenzimet vjetore në fushën e mbrojtjes.

Disa aleatë gjithashtu argumentojnë se në këtë post për herë të parë do të duhet të zgjidhej një kandidat nga vendet e Evropës Lindore, veçanërisht pasi lufta e Rusisë në Ukrainë e ka bërë atë rajon edhe më të rëndësishëm për NATO-n. Nëse zonja Frederiksen do ta merrte postin, ajo do të ishte udhëheqësja e tretë radhazi e NATO-s nga një vend nordik.

MUNDËSITË E TJERA

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, presidentja e Komisionit Evropian, gjermanja Ursula von der Leyen dhe zëvendëskryeministrja kanadeze Chrystia Freeland janë përmendur gjithashtu në diskutimet mes diplomatëve dhe në raportet e mediave si kandidate të mundshme për udhëheqëse të NATO-s.

Por diplomatët thonë se kryeministrja Kallas shihet nga disa anëtarë të NATO-s, si shumë e ashpër ndaj Rusisë dhe Berlini dëshiron që von der Leyen të qëndrojë në postin e tanishëm të Presidentes së Komisionit Evropian dhe kanadezja Freeland do të përballej me kundërshtime të mëdha, sepse ajo nuk është evropiane dhe vjen nga një vend që konsiderohet se ka ngecur në shpenzimet për fushën e mbrojtjes.

Emra të tjerë që përmenden shpesh janë kryeministri holandez Mark Rutte dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

Por zoti Rutte ka këmbëngulur se ai nuk e dëshiron këtë post, ndërsa zoti Sanchez më vonë këtë vit do të përballet me zgjedhjet e përgjithshme në vendin e tij.

Disa diplomatë janë të shqetësuar gjithashtu se shumë nga kandidatët e përmendur mund të jenë të papranueshëm për presidentin turk Tajip Erdogan, i cili pritet fitojë balotazhin e së dielës dhe nuk ka treguar asnjë shenjë se ai i firkësohet bllokimit të konsensusit brenda NATO-s.

Turqia, së bashku me Hungarinë, po pengojnë anëtarësimin e Suedisë në NATO. Mungesa e kandidatëve me mbështetje të gjerë ngre mundësinë që mandati i zotit Stoltenberg të zgjatet përsëri, ndoshta deri në një takim tjetër të NATO-s në vitin 2024. Zoti Stoltenberg ka thënë se nuk po kërkon të qëndrojë më gjatë në postin e shefit të NATO-s. Por ai nuk ka thënë se si do të përgjigjej nëse i kërkohet një gjë e tillë.

Marrë nga VOA

nato jens stoltenberg

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet