LIVE UPDATES
Bota

Shamia e kokës pa emocione, Si e trajton Gjermania këtë çështje?

Mbajtja e shamisë së kokës në shkolla ndez debat, si së fundmi pas kërkesës së komunitetit mysliman për shfuqizimin e urdhrit administrativ për shaminë e kokës në shkolla në Kosovë. Si e rregullon Gjermania këtë çështje?

24 Gusht 2022, 08:34 Nga s.s
Shamia e kokës pa emocione, Si e trajton Gjermania këtë
Shamia e kokës

Shamia e kokës - Shamia e kokës e cila është një copë kaq e vogël e me potencial kaq të madh për t'i futur palët menjëherë në llogoret e një lufte verbale, me argumente pro apo kundër. Së fundmi debatet në mediat sociale degjeneruan në fyerje apo edhe shprehje urrejtjeje për palën tjetër, pas udhëzimit administrativ në Kosovë që u ndalon vajzave nën moshën 18 vjeç të mbajnë shami koke në shkolla. Me këtë urdhëresë nuk ishin dakord disa përfaqësi të komunitetit mysliman në Kosovë, që duan lejimin e shamisë edhe në shkollën fillore.

"Për kufizimin apo ndalimin e mbajtjes së veshjes fetare ka pengesa të larta ligjore".

Edhe në Gjermani shamia e kokës ndez debate. Nëse njëra palë e sheh atë si jetësim të lirisë fetare e vendim të vetë femrave që praktikojnë fenë myslimane, për palën tjetër mbajtja e shamisë bie hapur ndesh me vlerat liberale, emancipimin dhe lirinë e femrës. Shamia kthehet në simbol të shtypjes së femrës, dhe shamimbajtësja shihet si peng i zinxhirëve që e mbajnë lidhur. Ana pozitive e shoqërive me demokraci të zhvilluar e me besim të madh tek drejtësia është se kur flet ligji, heshtin palët kundërshtare që edhe kur dalin humbëse, e pranojnë atë megjithëse nuk janë dakord me vendimin. Për shkak se arsimi në Gjermani është kompetencë e landeve, shumë vendime për arsimin merren në nivel landi, ligji kushtetues jep orientimin referues. Deutsche Welle pyeti në Ministrinë e Arsimit të landit Renani-Veriore-Vestfal (Nordrhein-Westfalen, NRW) se si është zgjidhur në këtë land debati për shaminë e kokës.

Në njoftimin nga Ministria e Arsimit në Dyseldorf thuhet, se "mbajtja e veshjes fetare në shkolla, përfshirë edhe shaminë e kokës rregullohet nga mbrojtja e të drejtës bazë për lirinë e fesë (Neni 4, paragrafi 1 dhe 2 i ligjit kushtetues). "Në këtë kontekst për kufizimin apo ndalimin e mbajtjes së veshjes fetare ka pengesa të larta ligjore". Sipas Ministrisë së Arsimit të landit NRW, "një detyrë qendrore e shkollës në Renani Veriore-Vestfali është që të ruajë tolerancën dhe të qenurit e hapur kundrejt bindjeve e përfytyrimeve të ndryshme fetare, botëkuptimore dhe politike." "Për këtë arsye nxënëseve u lejohet mbajtja e shamisë së kokës, ashtu si edhe nxënëseve e nxënësve iu lejohet mbajtja e simboleve të tjera fetare, për sa kohë që nuk pengohet detyra e edukimit dhe arsimit në shkollë. Mbajtja e shamisë së kokës nuk bën pjesë tek kjo." Madje Ministria e Arsimit thekson se "vitet e fundit ministrisë nuk i janë bërë të ditura raste problematike në lidhje me mbajtjen e shamisë së kokës".

Shamia e kokës pa emocione, Si e trajton Gjermania këtë
Ministria e Arsimit, landi NRW

"A do të ishte e lejueshme nga ana ligjore ndalimi i shamisë së kokës për nxënëset?"

Me këtë pyetje janë marrë edhe Shërbimet Shkencore të Bundestagut, parlamentit gjerman, i cili ka verifikuar juridikisht dhe mbi bazën e kushtetutës lejueshmërinë e ndalimit të shamisë së kokës për nxënëset. Konkluzionet e Shërbimeve Shkencore të Bundestagut nuk bëjnë vlerësim, por pasqyrojnë gjendjen ligjore aktuale në lidhje me çështjen e shamisë së kokës. Ato prekin disa aspekte, si pajtueshmërinë ose jo me kushtetutën në lidhje me ndalimin e shamisë së kokës për nxënëset, të drejtën e prindërve për edukimin fetar të fëmijës, justifikimin ligjor të një ndërhyrjeje në këtë të drejtë e të tjera. Shërbimet Shkencore e shohin "si të diskutueshme që në përgjithësi t'iu ndalohet nxënëseve mbajtja e shamisë së kokës në shkolla, sepse një ndalim i tillë mund të cënojë veçanërisht të drejtën bazë të ushtrimit të lirisë fetare mbi bazën e nenit 4 të ligjit kushtetues si edhe të drejtën e edukimit fetar të prindërve".

Shamia e kokës pa emocione, Si e trajton Gjermania këtë
Gruaja me shami koke

Në lidhje me mbajtjen e shamisë së kokës në moshën para pubertetit, Shërbimet Shkencore shkruajnë: "e diskutueshme është, se prej cilës moshë e ka të justifikuar një nxënëse mbajtjen e shamisë së kokës mbi bazën e nenit 4 të ligjit kushtetues. Parimisht edhe fëmijët kanë të drejtën e ushtrimit të lirisë së fesë. Por ata janë të kufizuar në ushtrimin e lirisë fetare nga e drejta prindërore për edukimin fetar. Me moshën 14 vjeç fëmijët arrijnë në bazë paragrafit 5 të ligjit për edukimin fetar fëmijëror pjekurinë  fetare, aftësinë për të vendosur vetë për fenë e vet.[...] Duhet ndarë nga çështja e pjekurisë fetare, pyetja, nëse është nën mbrojtjen e nenit 4 të ligjit kushtetues mbajtja e shamisë së kokës tek nxënëset e shkollës fillore në moshën para pubertetit. Sipas qëndrimit kryesues të përgjithshëm të fesë islame një rregull për mbulimin para pubertetit nuk kërkohet nga ana fetare. Në përcaktimin e asaj, se çfarë duhet parë si ushtrim i fesë, duhet marrë në konsideratë edhe botëkuptimi i komunitetit të prekur fetar dhe të drejtës bazë të subjektit. Kjo nuk do të thotë, se çdo sjellje e një personi vetëm për shkak të vlerësimit personal duhet të shihet si shprehje e lirisë së fesë."

Në konkluzionet e Shërbimeve Shkencore të Bundestagut theksohet se mbi bazën kushtetuese nga liria e fesë rrjedh edhe parimi bazë i neutralitetit të shtetit kundrejt feve dhe besimeve të ndryshme. E si pasojë edhe ndalimi i diskriminimit, (neni 3 paragrafi 3 i ligjit kushtetues)e disavantazheve për shkak të besimit. "Një ligj që drejtohet ekskluzivisht kundër mbajtjes së veshjes fetare islame në shkollë për këto arsye është i palejueshëm. Një ndalim do të duhej të përfshinte të gjitha manifestimet fetare."

Autoriteti i shtetit në mësimdhënie

Shërbimet Shkencore të Bundestagut vërejnë, se formësimi didaktik-përmbajtësor i arsimit është kompetencë e autoritetit të shtetit. Kompetencat legjitimohen nga rëndësia që i jepet shkollës për shpalosjen e shanseve në jetë të brezit të ardhshëm dhe unitetin në shoqëri. "Prandaj shteti mund të ndjekë në shkollë parimisht e pavarësisht nga dëshirat e përfytyrimet e prindërve objektiva të tijat.", theksohet në vlerësimin e Shërbimeve Shkencore të Bundestagut.

"Në lidhje me çështjen, nëse mbajtja e shamisë së kokës në mësim përplaset me detyrën e shtetit për arsim dhe edukim duhet bërë dallimi mes shamisë së thjeshtë të kokës që e le fytyrën pambuluar dhe mbulimit të fytyrës, si me nikabin apo burkën. Parimisht lejimi i një shamie koke e le të pambuluar fytyrën dhe nuk e pengon të ndjekë mësimin në përgjithësi.[...]  Ndryshe paraqitet gjykimi në lidhje me pjesëmarrjen në mësimin e notit dhe sport, ku një shami koke mund të pengojë nxënësen në pjesëmarrjen e rregullt në mësim". Sipas Shërbimeve Shkencore, nëse se ka një konflikt konkret, duhen parë mundësitë e një çaktivizimi të konfliktit me kompromise të mundura, por nëse një pjesëmarrës refuzon këtë dhe propozimet e pranueshme, atëherë ai duhet të llogarisë me pasojën se nuk mund t'i referohet pozicionit të tij prioritar ligjor.

Po ashtu Shërbimet Shkencore të Bundestagut në bazë të kushtetutës i bëjnë një vlerësim ndryshe përplasjes që shkaktohet mes detyrës së shtetit për të siguruar arsim dhe mbulimit të plotë të fytyrës. "Në një vendim të Gjykatës Administrative të Bavarisë mbi një nxënëse me një mbulim të fytyrës shtjellohet se shtetit në kuadër të zbatimit të detyrës së tij për arsim dhe edukim lejohet të përcaktojë formën e komunikimit të hapur si metodë të tij të mësimdhënies.[... ]Komunikimi i hapur bazohet jo vetëm tek fjala e folur, por edhe elemente joverbale si mimika, gjestikulimi, apo gjuha e trupit”.

Paqja sociale në shkollë

Edhe këtë temë e trajtojnë Shërbimet Shkencore të Bundestagut, duke konkluduar se mbajtja e shamisë së kokës në shkolla mund të rrezikojë paqen sociale në shkolla. Nga ana tjetër përmbushja e detyrës së shtetit për arsim sipas kushtetutës ka si kusht paqen në hapësirën e shkollës, që nënkupton zgjidhjen e konflikteve të tilla në shkolla që të mundësohet mbarëvajtja e mësimit sipas rregulloreve, theksojnë Shërbimet Shkencore. Mënjanimi i konflikteve të tilla në shkolla shihet nga gjykata si një e mirë me rëndësi të madhe. Por theksohet edhe diçka tjetër: "Vetëm rrezikimi abstrakt i paqes së shkollës sipas Gjykatës Federale Administrative nuk mjafton për të ndaluar sjelljen e caktuar fetare të një nxënësi" 

Çdo rast shihet konkretisht. Më shumë incidente të tilla duhet të shërbjnë si shkas që në mësim të trajtohen si temë m qëllimin për të zgjuar mirëkuptim të dyanshëm, theksohet në vlerësimin e Shërbimeve Shkencore të Bundestagut, që si shembull vendimin e një gjykate pse u ndalua një nxënës mysliman që donte të praktikonte fenë në kohën e pushimit:

"Në një vendim të vitit 2011, Gjykata Federale Administrative e quajti të justifikuar nga ana kushtetuese ndalimin që iu bë një nxënësi mysliman që gjatë pushimit të madh e të vogël në shkollë të kryente ritualet fetare. Në rastin konkret Gjykata Administrative iu referuar në argumentim konflikteve pjesërisht shumë të forta brenda komunitetit të nxënësve në shkollën në fjalë, dhe vendosi se paqja në shkollë nuk mund të ruhej ndryshe, dhe se ndalimi në këtë situatë nuk është disproporcion me qëllimin e synuar"/ DW.com.

 

shamia e kokes


Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët